-
VIDEO
Zjarret në Voskopojë drejt fikjes, një vatër aktive në Gjonomadh! Përmirësohet situata edhe në Fier
Dita e sotme ka sjellë një përmirësim të situatës së zjarreve në disa pjesë të vendit. Zjarri i rënë mbrëmë në pyjet e Voskopojës janë drejt shuarjes. Vatra e zjarrit e rënë dje në pyjet me pisha të Krushovës është pothuajse drejt fikjes. Rënia e intensitetit të flakëve ka ardhur edhe si pasojë e temperaturave të ulura gjatë natës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 9 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga plani sekret për arratisjen nga 313-ta te pse jemi të fundit e deri tek Messi largohet me lot dhe mllef.
-
VIDEO
Shuhet zjarri në Corrush të Mallakastrës, flakët 'përpinë' gjithçka
Shuhet zjarri edhe në Corrush të Mallakastrës. Pas disa orësh zjarrfikësit e Mallakastrës të ndihmuar nga kolegët e bashkisë kufitare Memaliaj mundën të neutralizojne flakët. Por ajo që ka mbetur pas është frikshme, pasi kjo zonë është "dërrmuar" nga flakët.
-
VIDEO
Zjarret/ Situata ende kritike në Voskopojë, nesër 100 forca në 'luftë' me flakët
Voskopoja ende është në situatë kritike si pasojë e zjarrit. Mbrëmjen e sotme nuk është bërë e mundur vënia e flakëve nën kontroll. Idriz Kuca, komandant i batalionit shprehet se pasi ka vrojtuar nga afër gjendjen e zonës së përfshirë nga zjarri, është marrë vendimi që nesër në orët e para të mëngjesit në zbardhje të ditës, do të operojnë rreth 100 forca nga strukturat e qarkut të Korçës, të ndarë në drejtime ku zjarri do ketë prioritete në avancim dhe rrezik. Kryesisht do të jenë forcat njerëzore, pasi me mjete është e pamundur për shkak të terrenit të pakalueshëm.
-
VIDEO
Vlorë/ Flakë të frikshme në Gorrisht, situata ende kritike
Këto pamje të frikshme vijnë nga fshati Gorrisht në Selenicë të Vlorë. Situata mbetet ende problematike, ndërsa për të ndihmuar zjarrfikësit e Selenicën kanë shkuar dhe ata të Vlorës
-
VIDEO
Kukës/ Përfundon operacioni për fikjen e zjarreve në Qafën e Kumbullës, situata ende kritike
Ka përfundur për të filluar nesër operacioni i fikjes së vatrave të zjarrit në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës në Njēsinë Administrative Surroj të Bashkisë Kukës. Gjatë ditës u angazhuan me shumë se 80 forca. Edhe pse pati rreth 5 operacione të hedhjes së ujit me helikopter, era e fortë e pasdites bëri që vatra të riaktivizohej dhe të mos mbahej nën kontroll duke e bërë edhe më kritike situatën çka ka sjellur edhe vatrat që u neutralizuan të riaktivizohen. Zjarri sipas komisionit të mbrojtjes cilive është i importuar nga Mirdita. Nesër pritet të fillojë përsëri edhe me helikopter. Autoritet vendore bëjnë thirrje që banorët dhe barinjtë të tregohen të kujdesshëm, si dhe organet kompetente të mundësojnë vënien para përgjegjësisë penale zjarrvënësit pasi dyshohet se zjarri i importuar nga Mirdita ka rënë nga pakujdesia e banoreve që kanë stanet në zonën e Thirres.
-
VIDEO
Makina merr flakë në ecje dhe del nga rruga në Fier, 6 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë
Një makinë ka marrë flakë në ecje dhe ka dalë nga rruga në fier.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar 6 persona, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe njëri është nisur drejt Traumës.
-
VIDEO
Burgu 313/ Arbër Çekaj dhe një 'babagjysh' tentojnë të arratisen nga zyrat e administratës, zbërthehet skema: I paraburgosuri 'hutoi' gardianët, tentoi të presë damarët! Goditet polici
Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar është tentuar të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” në kryeqytet. Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së babagjyshëve dhe një i parburgosur tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishin planifikuar arratisjen nga qelitë këtë të diel, por pa mundur ta realizojnë
-
VIDEO
Rëndohet gjendja shëndetësore e njërit prej grevistëve të Lumasit, dërgohet në spital
Është përkeqësuar gjendja e njërit prej grevistëve të Lumasit. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se Ylmi Shuaipi ka shfaqur shqetësime dhe është dërguar drejt spitalit rajonal Berat. Ai ka shfaqur probleme me tensionin, ndërsa mjekët ia kanë ndaluar që të qëndrojë në grevë.
-
VIDEO
Zjarr në kodrat e Kodhelit në Zadrimë të Lezhës
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Lezhë. Bëhet fjalë për një zjarr në kodrat e Kodhelit në Zadrimë të Lezhës. Forcat zjarrfikëse ndodhen aty dhe po mundohem te bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Deri tani flakët nuk përbejne rrezik për zonën e banuar.
-
VIDEO
Korçë/ Zjarri vë para pyjet me pisha në Voskopojë, niset helikopteri për shuarjen e flakëve
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me pisha në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës. Zjarri është aktiv prej disa orësh dhe ka përhapje të madhe. Ende nuk dihet sipërfaqja që është duke u djegur, ndërsa në zonë kanë shkuar zjarrfikëse dhe punonjës shërbimi. Ndërkohë mësohet se drejt vendit është nisur edhe një helikopter për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Vatër e re zjarri në Gorrisht të Vlorës, pranë ndodhen puset e naftës
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Gorrisht të Vlorës. Situata paraqitet e rrezikshme pasi aty ndodhen edhe puset e naftës.