-
VIDEO
Situata me zjarret në Kukës, ministri i Brendshëm i Kosovës për Report Tv: Situata është e rëndë, jemi në gatishmëri në krah të Shqipërisë
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, në një lidhje telefonike për Report Tv mbi situatën në Kukës tha se zjarrfikës dhe forca të sigurisë së Kosovë kanë mbërritur dhe janë në gatishmëri të Shqipërisë për të ndihmuar.
"Ka një angazhim të madh të të gjithë njerëzve. Situata është e rëndë aktualisht në Kukës pasi janë disa vatra aktive. Për fat të mirë situatën në Kosovë e kemi më të mirë dhe mund të ndihmë vëllezër tanë nga Kosovë. Ne kemi mobilizuar 34 zjarrëfikës, po presim që të na bashkëngjiten dhe trupa të FSK-së së Kosovës. Nesër presim që të na bashkohen dhe forca të tjera. Do të pritet që të zbardhë dita për të bërë të mundur dhe neutralizimin e flakëve. Trupa tonë do të rrinë sa të jetë e nevojshme dhe ne të kemi kapacitet dhe të ndihmojmë", tha ndër të tjera ai.
-
VIDEO
Flakët 'mbërthejnë' tunelin e Kalimashit, vihet në kontroll situata gjatë natës! Vjen ndihma nga Kosova, 34 zjarrfikës dhe 9 automjete! Gjici për Report Tv: Ndërhyn në mëngjes helikopteri! Meta në Kukës
Është përhapur me përmasa të frikshme zjarri mbi tunelin e Kalimashit në Kukës. Flakët të ndihmuar edhe nga era po përhapen duke krijuar pamje apokaliptike. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga situata është kritike pasi tymi ka "pushtuar" zonën ndërsa zjarri është afruar pranë Rrugës së Kombit. Sipas informacioneve të fundit mësohet se situata është vënë në kontroll dhe nuk rrezikon bllokimi i Rrugës së Kombit. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, tha se tashmë pritet nesër ndërhyrja nga ajri.
-
VIDEO
Radhë të gjata automjetesh në rrugën e Kombit deri në doganën e Morinës, zona në dy anët e tunelit të Kalimashit mbulohet nga tymi
Fluks automjetesh është krijuar në rrugën e Kombit deri në doganën e Morinës. Kthimi i qytetarëve nga Kosova pas pushimit në bregdetin shqiptar dhe i emigrantëve nga Kosova që kthehen nga vendet e BE-së e vijnë për pushime në vendlindje ka krijuar radhë të gjata mjetesh.
-
VIDEO
Flakët 'mbërthejnë' tunelin e Kalimashit, në rrezik fshati Shëmri
Kjo pamje vjen mbi tunelin e Kalimashit. Flakët kanë mbërthyer zonën. Si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri.
-
VIDEO
I zënë pritë në rrugë dhe e qëllojnë me armë zjarri, plagoset 23-vjeçari në Theth
Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Theth. Policia njofton se në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Paulin Harusha
-
VIDEO
Vlorë/ Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me murin, nxirret nga mjeti pas 20 minutash dhe dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë. Shoferi i një makine ka humbur drejtimin e saj dhe është përplasur me murin e një lokali.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplaset me murin, shoferi bllokohet brenda
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një makinë është përplasur me murin ndërsa drejtuesi i saj ka mbetur i bllokuar brenda.
-
VIDEO
Digjet një shtëpi në Vlorë
Digjet një shtëpi në Bishtin e Kalldrëmit në Vlorë.
Dëmet materiale janë të shumta ndërsa nuk bëhet me dije për të lënduar.
-
VIDEO
Zjarrfikësit të buzëqeshur në majën e Dukatit, nuk konstatojnë asnjë vatër zjarri!
Zjarrfikësit e Vlorës, të pozicionuar në majën më të lartë të malit të Dukatit, më në fund pas shumë ditësh nuk kanë arritur të konstatojnë asnjë vatër zjarri.
-
VIDEO
Rrëfimi i studiueses së artit Suzana Kuka për jetën dhe veprën! Për herë të parë del në dritën e botimit, monografia e plotë e artistit Jakup Keraj
Jakup Keraj, piktor i shquar, mjeshtër i trajtimit të figurave dhe portretit prej vitesh ka mbetur jashtë vëmendjes.
Skulptorja dhe studiuesja e artit Suzana Varvarica Kuka, ashtu siç ka vepruar përgjatë viteve me përgatitjen dhe botimin e monografive të plejadës së ndritur të artit shqiptar, nuk mund të linte jashtë panteonit Jakup Keraj.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët makina në ecje në bypass-in e Fierit, nuk ka të lënduar
Një automjet tip ‘Ford’, është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypass-in e Fierin. Automjeti është përfshirë nga flakët në segmentin rrugor pranë Spitalit Memorial në Fier.
-
VIDEO
Problematike situata nga zjarret në Mirditë, flakët i afrohen tunelit të Kalimashit
Që prej ditës së premte zjarri vijon të jetë aktiv në malin e Munelles, por me problematik mbetën vatrat e zjarrit pranë rrugës së Kombit në Thirre ku duken qartazi që flakët po afrohen drejt tunelit të Kalimashit.