• VIDEO

    Pushuesit drejt bregdetit të jugut, trafik i rënduar në aksin Vlorë-Orikum

    Dynja e pushuesve drejt bregdetit të jugut ka sjell një situatë të rënduar në qarkullimin rrugor. Ndërsa jemi në muajin e fundit të verës turistët që zgjedhin për të vizatuar perlat e Shqipërisë janë të shumtë. Por shpeshherë zonat turistike përballen edhe me trafik të rënduar rrugor. E tillë është situata edhe në aksin Vlorë-Orikum. Siç shihet edhe nga video që Report Tv sjell rruga është e tejmbushur me makina nga të dyja kahet e ndërsa janë krijuar radhë të gjata me kilometrike. 

  • VIDEO

    Situata e zjarreve në vend/ Problematike vatrat në Dukat pranë parkut të Llogarasë dhe në Majën e Rrunës në Kukës! Vatrat e tjera në vend nën kontroll

    Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave të shtuara operacionale, disa vatra zjarri mbeten ende problematike në territorin e vendit. Aktualisht është aktive vatra e zjarrit në Dukat të Ri. Pika kritike u izolua gjatë natës nga forcat operacionale, duke eliminuar rrezikun e kalimit të zjarrit në fshat, por përpjekjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë nga toka dhe nga ajri. Serioze është situata pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, ku janë përqendruar të gjitha forcat, për të bërë të mundur normalizimin dhe izolimin e flakëve. Strukturat janë në ndjekje të dinamikës, e cila ndryshon për shkak të kushteve atmosferike.

  • VIDEO

    30 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Meta: Të punojmë për një të ardhme më të mirë! Veliaj: Ilustrimi unik i aspiratës për liri

    Tridhjetë vjet më parë, anija ‘Vlora’ mbërriti në brigjet e Barit me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut. 8 gushti i 1991 njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët ‘të ngarkuar’ mbi një anije mallrash lundruan drejt Italisë. Në lidhje me eksodin ka reaguar presidenti Ilir Meta i cili shprehet se duhet të punojmë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ndërsa për kryebashkikaun Erion Veliaj pamjet e eksodit simbolizojnë aspiratat e shqiptarëve për liri pas komunizmit.

  • VIDEO

    Lezhë, zjarr në pyjet e fshatit Lalm, terreni thepisur vështirëson punën e zjarrfikësve

    Disa vatra zjarri janë regjistrua në Lezhë, konkretisht në komunën Kolsh fshati Lalm. Zjarrfikëset ndodhet pranë vatrës që në orët e para të mëngjesit dhe po mundohen që të shuajnë zjarri, por terreni malor dhe era e vështirëson punën.

  • VIDEO

    Zjarri në Majin e Rrunës, tymi drejt tunelit të Kalimashit shqetësim për shoferët

    Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Kukësit. Njëra është në Majën e Rrunës dhe tjetra në Valbonë të Tropojës, ndërkohë që filluar prej disa orësh ndërhyrja nga toka e efektivëve zjarrfikës në qafën e Kumbullës në zonën e Kalimashit, flakë që depërtuan nga zjarri i rënë në Fan të  Mirditës. 

    Janë mbi 80 forca të emergjencave civile, të ushtrisë, detashmentit rajonal të mbrojtjes, të shërbimit pyjor, ka efektivë po ashtu nga Mirdita dhe Shkodra por edhe banorë të zonës të cilët janë angazhuar të shuajnë flakët e mëdha të zjarrit e ndërsa ende nuk ka një ndërhyrje nga ajri edhe pse pritet mbërritja e një helikopteri. Terreni malor është tejet i vështirë për t’u përshkuar si në këmbë ashtu edhe nga mjetet zjarrfikëse ndaj mbetet domosdoshmëri ndërhyrja nga ajri.

    20 vatra zjarri janë regjistruar gjatë këtyre ditëve në Kukës, nga të cilat 18 janë shuar duke vënë situatën nën kontroll, por aktive vijojnë të jenë këto dy shpërthime zjarri. Vetëm në majën e Rrunës janë djegur 1500 hektarë pyje, kullota dhe bimësi sipërfaqe të tëra toke, ndërkohë që është arritur të neutralizohet vetëm një anë e malit e përfshirë nga flakët, por një pjesë e madhe vijon të jetë nën pushtetin e zjarrit.

    Gjatë natës ka patur përhapje të zjarrit duke qenë se është regjistruar erë e fortë, megjithatë ka qenë nën kontroll nga ana e rojeve të angazhuara në këtë operacion. Dyshohet se flakët e zjarrit janë shkaktuar nga disa persona që nga pakujdesia për të hapur kullota iu ka dalë situata jashtë kontrollit, por janë ndihmuar edhe nga temperaturat e larta. Vështirësia qëndron në në depërtimin e terrenit malor, ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente nga ajri.

    Shqetësim mbetet përhapja e madhe e tymit që vjen nga djegia e bimësisë për shkak se dalja e reve të tymit në rrugën kryesore afër Kalimashit aty ku ndodhet edhe tuneli, tanimë që është rritur edhe fluksi i makinave në hyrje të kufirit me Shqipërinë çka e vështirëson së tepërmi lëvizjen e drejtuesve të automjeteve që lëvizin në rrugën e Kombit.

  • VIDEO

    Dyshohet se u qëlluan për hakmarrje, kush është çifti që u plagos me armë zjarri mbrëmë në Kamëz

    Plagosja me armë zjarri e çiftit Paluca regjistruar mbrëmë në Tiranë, dyshohet se ka ndodhur për arsye hakmarrje. Report Tv ka siguruar foton e çiftit, të cilët ndodhen aktualisht në spitalin e Tiranës.

    Burrë e grua Preng Paluca dhe bashkëshortja e tij  Antoneta Paluca janë qëlluar me armë zjarri mbrëmë në Kamez të Tiranës. Policia nuk ka identifikuar akoma autorin e ngjarjes.

  • VIDEO

    Qarkullonin me kallashnikov dhe pushkë në makinë, arrestohen 3 të rinj në Durrës

    DURRËS- Tre të rinj janë arrestuar në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi janë konstatuar duke lëvizur me mjetin tip ‘Benz’ me një pushkë, një kallashnikov dhe municion luftarak.

    Burime Zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se tre të rinjtë janë identifikuar si Edmond Xhafa, 32 vjeç, Erjon Dosku, 26 vjeç dhe Ilir Disha, 48 vjeç.

  • VIDEO

    Pëson defekt, merr flakë në mes të detit gomonia në Vlorë, shërbente për të transportuar turistë! Nuk ka të lënduar

    Një gomone ka marrë flakë në Vlorë. Gomonia e cila shërbente për turizëm ka pësuar një defekt nga shkëndija elektrike dhe është djegur. Ngjarja ka ndodh në afërsi te plazhit te vjetër dhe mbi mjetin ishte vetëm pronari i saj dhe nuk kishte turistë.  

  • VIDEO

    Përkeqësohet situata në Dukat, flakët përhapen gjatë natës duke rrezikuar banesat! Helikopteri holandez ndërhyn që në mëngjes herët! Flakët vijon të djegin edhe Majën e Rrunës në Kukës

    Zjarri në Dukat të Vlorës dhe ajo në Majën e Rrunës në Kukës janë dy vatrat problematike ne vend nga zjarret. Pas mesnatës në fshatin Dukat janë aktivizuar disa vatra zjarri për shkak të erës duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtë dhe të rrezikonin banesat. Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë natës në mënyrë që të mos lejonin që flakët t'i afroheshin banesave, ndërsa sot që në orën 06:00 të mëngjesit ka ndërhyrë për vënin nën kontroll të flakëve edhe helikopter holandez 'Chinook' me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra.

  • VIDEO

    Zjarri në Majën e Rrunës, Gjici: Janë të qëllimshme, bashkia ka vetëm 2 zjarrfikëse, nuk e mbulon dot sipërfaqen e madhe të pyjeve që ka

    Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici ka folur për situatën e zjarreve në zonë, ku shkruan se prej 3-4 ditësh janë aktivizuar 20 vatra, por që 18 prej tyre janë shuar ose janë nën kontroll. Gjici shprehet se problematike mbeten vetëm zjarret në Majën e Rrunës, ku po digjet sipërfaqe me pyje, ndërsa po punohet nga forcat zjarrfikëse që të mos lejohet që flakët të rrezikojnë Tunelin e Kalimashit.

    "Kanë qenë 20 vatra zjarri, ku 18 prej tyre janë shuar ose janë nën kontroll pa rrezik. Disa prej zjarreve janë të qëllimshme dhe nga pakujdesia e banoreve. Forcat zjarrfikëse kanë punuar pa u ndalur për vënin në kontroll të zjarreve por edhe vetë banorët kanë ndihmuar", tha Gjici.

  • VIDEO

    Pamje live nga Dukati, vendi i mbuluar me re tymi

    Këto janë pamjet live që na vijnë nga mali i Dukatit. Prej më shumë se dy javësh në Dukat vijon zjarri duke shkatërruar kështu bimësinë e zonës. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, vendi është mbuluar nga një re e madhe tymi, ndërsa forcat e zjarrfikëses vijojnë të jenë në terren për të shuar flakët.

  • VIDEO

    Zjarr në Cakran të Fierit, 150 metra larg tij ndodhen 2 banesa

    Një vatër zjarri është aktivizuar në Cakran të Fierit. Për shuarjen e flakëve janë duke punuar zjarrfikësja e Fierit dhe ajo e Patosit. Ata po punojnë në kushte të vështira, ndërsa zjarri përparon drejt Zharrit.

    Rreth 150 metra larg flakëve ndodhen edhe 2 banesa, ndërsa forcat zjarrfikësit po mundohen t'i mbajnë flakët nën kontroll që të mos u afrohen.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv