-
VIDEO
Korçë/ Zjarri vë para pyjet me pisha në Voskopojë, niset helikopteri për shuarjen e flakëve
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me pisha në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës. Zjarri është aktiv prej disa orësh dhe ka përhapje të madhe. Ende nuk dihet sipërfaqja që është duke u djegur, ndërsa në zonë kanë shkuar zjarrfikëse dhe punonjës shërbimi. Ndërkohë mësohet se drejt vendit është nisur edhe një helikopter për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Fushë Krujë/ Zjarr i madh në afërsi të fshatit Borizanë! Era favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohen rreth 20 banesa! Digjen kabujt e linjës elektrike
Nuk kanë të ndalur vatrat e zjarrit në vendin tonë në këto ditë të nxehta gushti. Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në zonën e quajtur Gizë në afërsi të fshatit Borizanë të Fushë Krujës, duke rrezikuar rreth 20 banesa.
-
VIDEO
Fushë Krujë/ Zjarr i madh në afërsi të fshatit Borizanë! Era favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohen rreth 20 banesa
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në zonen e quajtur Gizë nëafërsi teë fshatit borizanë te Fushë Krujes.
Zjarri po perhapet me shpejtesi duke djegur shkurre e ferra dhe peme frutore.
-
VIDEO
Vatër zjarri në një tjetër fshat në Fier, shmanget nga banesat, vë përpara pyllin
Një tjetër zjarr ka rënë në fshatin Vadhizë, Fier. Ndërhyrja e forcave të policisë dhe të zjarrfikëses duke përdorur edhe mjete rrethanore kanë bërë të mundur eleminimin e zjarrit nga banesat. Zjarri po vijon në drejtim të pyllit dhe forcat e Policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për vënien në kontroll dhe shuarjen e zjarrit.
-
VIDEO
Eksodi/ Gerd Kaceli rrëfen si u arratis para 30 vitesh drejt Italisë: Eksperiencë e dhimbshme dhe unike! Momenti i zbritjes nga anija emocional, prekëm ëndrrën për europën
30 vjet pasi së bashku me 20 mijë shqiptarë rrëmbyeu anijet e ankoruara në portin e Durrësit për të ndërmarrë një udhëtim të panjohur drejt lirisë, Gerd Kaceli rrëfen në Report TV eksperiencën e tij drejt asaj që ai e quan "prekje të ëndrrës europiane".
Tridhjetë vjet më vonë kur shumëkush thjesht ka lexuar dhe dëgjuar për këtë ngjarje historike, e cila shënoi jo pak fundin e diktaturës dhe fillimin e periudhës së tranzicionit, Kaceli e rrëfen me të njëjtin emocion që përjetoi atë ditë kur vendosi që së bashku me 3 shokë të linte kryeqytetin. Për të është një eksperiencë e dhimbshme por dhe shumë e veçantë. Ndonëse ai thotë se jetonte në kushte të mira, vendosi të largohej pasi Shqipëria në atë kohë ishte bërë e pajetueshme.
-
VIDEO
Fluks drejt bregdetit shqiptar, policia arreston 12 shoferë
Fluksi i lartë i automjeteve që i drejtohen bregdetit ka bërë që shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë mbi normën e lejuar apo të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.
Policia ka arrestuar 12 drejtues mjetesh, ka pezulluar 58 leje drejtimi dhe gjobitur 1679 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit.
-
VIDEO
Eksodi/ Gert Kaceli rrëfen si u arratis para 30 vitesh drejt Italisë: Eksperiencë e dhimbshme dhe unike! Momenti i zbritjes nga anija emocional, prekëm ëndrrën për europën! S'iu largova kurrë pasionit
30 vjet pasi së bashku me 20 mijë shqiptarë rrëmbyen anijet e ankoruara në portin e Durrësit për të ndërmarrë një udhëtim të panjohur drejt lirisë, Gert Kaceli rrëfen në Report TV eksperiencën e tij drejt asaj që ai e quan "prekje të ëndrrës europiane".
Tridhjetë vjet më vonë kur shumëkush thjesht ka lexuar dhe dëgjuar për këtë ngjarje historike, e cila shënoi jo pak fundin e diktaturës dhe fillimin e periudhës së tranzicionit, Kaceli e rrëfen me të njëjtin emocion, që përjetoi atë ditë kur vendosi që së bashku me 3 shokë të linte kryeqytetin. Për të është një eksperiencë e dhimbshme por dhe shumë e veçantë. Ndonëse ai thotë se jetonte në kushte të mira, vendosi të largohen pasi Shqipëria në atë kohë ishte bërë e pajetueshme.
-
VIDEO
Zjarret në vend/ Ndërhyrje nga ajri në Dukat e Karaburun dhe në Majën e Rrunës në Kukës, rrezikohet Llogaraja! Në Radostinë të Fierit, flakët pranë banesave
Zjarri në Dukat të Vlorës dhe ajo në Majën e Rrunës në Kukës janë dy vatrat problematike ne vend nga zjarret ku po punohet në të dy zonat edhe nga ajri me heklikopterë. Dy vatra zjarri janë aktivizuar në Cakran të Fierit, ku flakët janë të shumta duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme bimësie. Një tjetër vatër është aktivizuar në Fier pranë fshatit Zhupan dhe Radostinë. Zjarri po djeg ullishte dhe shkurre në një zonë kodrinore të zonës, ndërsa flakët janë pranë banesave të Radostinës.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Të pushon nën mbulesën e tymit të zi nga zjarret! Pushuesit në Orikum, mes deti të pastër dhe flakëve të Karaburunit
Prej më shumë se dy javësh vatrat e zjarrit në Karaburun kanë pushtuar thuajse të gjithë pjesën e gadishullit duke djegur bimësinë dhe gjallesat në zonë. Përtej dëmit të madh që ka shkaktuar në mjedis, në ajrin përreth zonës së Orikumit vendi dhe pazhi është mbuluar nga një shtresë tymi.
-
VIDEO
Nga ‘Lambourghini’ te ‘Ferrari’, policia gjobit 123 makina luksi! Sekuestrohet një makinë e blinduar, shoferi s'kishte lejen përkatëse
Policia e Shtetit ka qenë në 'gjueti' të makinave të luksit, në lidhje me respektimin e rregullave të qarkullimit nga ana e tyre. Gjatë monitorimit janë gjobitur 123 drejtues të makinave luksoze në Tiranë për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse.
Gjithashtu nga Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja është ndaluar mjeti tip "Benz" i blinduar në pronësi të shtetasit F. A., me drejtues shtetasin L. S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente. Atij i është vendosur gjobë 12.000 lekë të reja si dhe sekuestrimi i automjetit.
-
VIDEO
Mbetën ne mes të rrugës se iu prish makina, policia i vjen në ndihmë familjes nga Holanda
FIER- Një familje nga Holanda kishte mbetur në mes të rrugës pasi makina iu kishte dhënë një defekt. Kjo situatë raportohet se ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë.
Familja holandeze ka kontaktuar forcat e policisë, të cilët i kanë dhënë ndihmën. Policia ka dërguar një meknaik për t’iu rregulluar defektin e ndërsa familja ka vazhduar udhëtimin pas ndërhyrjes
-
VIDEO
Tjetër vatër zjarri në Fier, digjen ullishtet dhe shkurret e Zhupanit dhe Radostinës! Rrezikohen banesat
Pas dy vatrave në Cakran dhe një në Gjorgos, një tjetër vatër është aktivizuar në Fier pranë fshatit Zhupan. Zjarri po djeg ullishte dhe shkurre në një zonë kodrinore të zonës, ndërsa flakët nuk janë vënë ende në kontroll.