-
VIDEO
Digjen 100 hektarë pisha dhe pyje të Voskopojës, izolohen vatrat e zjarrit
Situata në Voskopojë është drejt normalizimit, ku 100 trupa në terren prej orës 5 të mëngjesit kanë bërë të mundur që të izolojnë vatrat e zjarrit, që janë drejt shuarjes në pyjet e Krushovës.
Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës Koço Cicko dhe Deputetit Ardit Konomi është bërë një punë shumë e madhe referuar terrenit mjaft të vështirë në zonë për shkak të bimësisë së lartë që e bënte të vështirë ndërhyrjen.
Pyjet e djegura i përkasin llojit pishë dhe dëmi i shkaktuar është i madh, çka nënkupton se do të duhen vite e dekada për t’u ripërtërirë. Ndërkohë e gjithë dinamika i çon autoritetet në zjarrvënie të qëllimshme ndaj edhe policia është në terren për të gjetur autorët e zjarrit.
-
VIDEO
Flakët në Kukës, rrezikohen banesa në fshatin Shemri, merren masa për evakuim! Pritet ndihma nga Kosova
Në Kukës vijojnë flakët në vatrën e zjarrit, e cila e ndihmuar edhe nga era rrezikon lagjen Leproj në fshatin Shemri.
Janë marr masat e evakuimit të banorëve bashkë me bagëtitë në raste se arrin zjarri në lagje.
Kukës vijon operacioni për shuarjen e zjarreve nga toka dhe ajri, ndihmë edhe nga Kosova, me kërkesë të kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici pritet ardhja e forcave ndihmëse të ushtrisë dhe zjarrfikës nga Kosova.
-
VIDEO
Fushë Krujë/ Dogjën me benzinë gjatë natës makinën e 28-vjeçarit, vëllai i tij: S’kemi konflikte me asnjë! Para dy muaj ia dogjën mjetin dhe dajës, autorët s’u kapën
Një makinë është djegur qëllimisht me benzinë nga persona ende të paidentifikuar në zonën e Fushë Krujës. Një makinë tip “Reno” në pronësi të Besmir Buçit, 28 vjeç, është lyer me benzinë pas orës 22:00 dhe më pas i është vënë flaka.
-
VIDEO
Kultivuan 18 mijë rrënjë kanabis në pyjet e Spanjës, Policia godet grupin e shqiptarëve! 7 të arrestuar mes tyre edhe drejtuesi
Një grup shqiptar që kishte kultivuar rreth 18 mijë rrënjë kanabisi ëshët goditur nga policia e Spanjës dhe si rezultat i operacionit janë arrestuar 7 persona mes tyre edhe drejtuesi. Lajmi është bërë me dije nga mediat spalloje të cilat shkruajnë se grupi drejtohej nga një shqiptar 50-vjeçar, bashkëshortja e tij 47 vjeçe dhe vëllai i tij 37-vjeçar.
-
VIDEO
Zjarri në Surroj të Kukësit, tymi mbulon zonën! Nis ndërhyrja e helikopterit
Zjarri vijon të jetë aktiv në Qaf Kumbull afër staneve te fshatit të Surrojit në Kukës. Tymi i vatrës së zjarrit në fshatin Trull ka mbuluar malin e Gjallicës, ndërsa situata është e rrezikshme pasi flakët janë të mëdha dhe favorizohen nga era. Në këtë vatër ka nisur edhe ndërhyrja e helikopterit.
-
VIDEO
Tentuan arratisjen nga '313'-a, izolohen për 90 ditë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe i paraburgosuri që do ndihmonte planin duke prerë damarët! SHKB nis hetimet
Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe 1 i paraburgosur në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen janë vendosur për 90 ditë në izolim. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se vijojnë hetimet e Shërbimeve të Kontrollit të Burgjeve ndërkohë që mësohet se arratisja ka qenë e planifikuar prej disa javësh.
-
VIDEO
Gruaja kalon me vrap rrugën pa e parë, momenti kur makina e përplas
Report Tv ka siguruan videon e aksidentit të ndodhur në Elbasan, ku një grua është përplasur nga një makinë, gjatë kohës që ka tentuar të kalojë rrugën. 47-vjeçarja F.Xh nuk ka parë nga ana që vinin makinat dhe ka tentuar ta kalojë me vrap, por është përplasur nga mjeti tip ‘benz’.
-
VIDEO
Rama poston projektin 3D të Automotoparkut të Elbasanit: Një tjetër ëndërr drejt realizmit
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar me pamjet 3D të Autoparkut ultromdern të Elbasanit. Ky park do të realizohet për herë të parë në vendin tonë e përmes një postimi në 'Facebook', Rama shkruan se kjo është një tjetër ëndërr që po bëhet realitet.
-
VIDEO
“Jam fatlum, shpëtova gjallë nga zjarri” gjirokastriti rrëfen betejën me flakët: Ushtarët e zjarrëfikësit heronj
Një zotëri nga Gjirokastra telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe rrëfeu betejen e tij me flakët që përfshinë disa fshatra pak ditë më parë. Ai zbuloi se është gjallë falë punës së ushtarëve, policisë dhe forcave zjarrëfikëse për të cilët tha se janë heronj.
-
VIDEO
Makina përplaset me shtyllën elektrike në Shijak, ndahet në dysh! Shpëton mrekullisht shoferi
Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Shijak, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Një makinë që ecte me një shpejtësi skëterre ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur më shtyllën elektrike të betonit duke e thyer atë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 9 gusht 2021,Çmimet e “kripura” të zonave turistike.
Telefonuesit thonë se çmimet në zonat turistike këtë sezon veror janë të “kripura”. Ata sqarojnë se pensionistët nuk e shohin dot detin me sy.
-
VIDEO
Zjarri në Karaburun rrezikon Llogaranë, po ndërhyhet me helikopter! Nën kontroll vatra në Dukat
Për të 15 ditë me radhë në Karaburun vijojnë të digjen pyjet dhe pemët shekullore, ku situata paraqitet me rrezikshmëri të lartë në zonën e quajtur Gropat e Pirit. Zjarri në këtë zonë paraqet një rrezikshmëri të lartë pasi rrezikon edhe parkun kombëtar të Llogarasë. Janë 300 forca që janë ngjitur ne orët e para të mëngjesit në malin e Karaburunit dhe pikërisht tek vendi i quajtur Gropat e Pirit, ku është një masiv pyjor me pemë shekullore i cili lidhet me Llogaranë.