-
VIDEO
Pa patenta dhe të dehur, arrestohen 42 drejtues mjetesh, pezullohen 219 leje drejtimi! Shoferi i ‘Porche’ i ofron para policisë që të shmangë testin alkoolit, prangoset nga efektivët
42 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, nga të cilët 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Po ashtu policia ka pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 123 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në dyfishin e normës së lejuar), 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 31 për qarkullim në sens të kundërt. Sakaq janë goditur edhe 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
-
VIDEO
Zjarret/ Flakët 'vënë para' masivin pyjor në Mokër të Pogradecit! Rrezikohen banesa në Shëmri në Kukës, merren masa për evakuim, pritet ndihmë nga Kosova
Zjarri në Majën e Rrunës në Kukës vijon të jetë ende jashtë kontrollit, sidomos në pjesë sipër tunelit të Kalimashit ku ndërhyrja është e vështirë. Edhe në Karaburun situata paraqitet me rrezikshmëri të lartë në zonën e quajtur Gropat e Pirit. Një vatër e re zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Ahishteve në zonën e Mokrës në Pogradec e njohur si Guri i Nikës.
-
VIDEO
Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Milot, plagoset një pasagjer, niset me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gajushit"
-
VIDEO
Dita e shtatë e grevës së banorëve të Lumasit! Pas mjekimit në spital rikthehet edhe Grevisti Ylmi Shuaipi, asnjë 'dorëzohet': Të na plotësohen kushtet
Banorët e Lumasit janë sot në ditën e tyre të shtatë të grevës së urisë. 5 grevistët që janë ngujuar që prej ditës së martë në një godinë përballë zyrave të ish/komunës Lumas janë përkeqësuar nga ana shëndetësore. Njëri prej grevistëve, Ylmi Shuaipi, mbrëmjen e djeshme u dërgua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi mori mjekim, serum dhe kreu ekzaminimin e zemrës u rikthye sërish në grevë. Megjithatë gjendja e tij shëndetësore vijon të mos jetë e mirë. Në gjendje të rënduar shëndetësore janë edhe të gjithë grevistët e tjerë të cilët shfaqin probleme me tensionin, këputjen trupore dhe probleme me frymëmarrjen.
-
VIDEO
Fotoreporteri italian që përjetësoi pamjet e anijes Vlora që shokuan botën! Luca Turi për Report Tv: Ai lum njerëzish ndryshoi botën, sot jam shqiptar
Për herë të parë për Report Tv,flet fotoreporteri Luca Turi që dokumentoi zbarkimin e anijes Vlora me 20 mijë shqiptarë në Portin e Barit. Ai rrëfen të panjohurat e asaj dite si dhe refuzimin që anija pati për tu ankoruar në Brindizi. Sipas Luca Turi ishte vendimi i kryebashkiakut Erico Dalfino që refuzoi urdhërat e Romës për ti kthyer pas shqiptarët, momenti që ndërtoi një urë miqësie mes dy popujve.
-
VIDEO
Fotoreporteri italian që përjetësoi pamjet e anijes Vlora që shokuan botën! Luca Turi për Report Tv: Ai lum njerëzish ndryshoi botën, sot jam shqiptar
Për herë të parë për Report Tv,flet fotoreporteri Luca Turi që dokumentoi zbarkimin e anijes Vlora me 20 mijë shqiptarë në Portin e Barit. Ai rrëfen të panjohurat e asaj dite si dhe refuzimin që anija pati për tu ankoruar në Brindizi. Sipas Luca Turi ishte vendimi i kryebashkiakut Erico Dalfino që refuzoi urdhërat e Romës për ti kthyer pas shqiptarët, momenti që ndërtoi një urë miqësie mes dy popujve.
-
VIDEO
Maqedonia e Veriut, certifikatë vaksinimi për bare e restorante, mjeku për Report Tv: Në fuqi nga 16 gushti! Qytetarët e cilësojnë vendim diskriminues
Nga data 16 gusht qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të lejohen të futen pa certifikatë vaksinimi në bare, restorante, hotele e në të tjera ambiente të mbyllura. Mjeku Egzon Ademi nga Maqedonia e Veriut ka folur për Report Tv dhe tha se certifikata e vaksinimit do të aplikohet edhe për personat që kanë marrë vetëm një dozë vaksine kundër virusit. Ndërsa theksoi se ky vendim është cilësuar nga qytetarët si diskriminues.
-
VIDEO
Delta më pak i rrezikshëm?! Mjeku Pipero: Shkakton prekje të gjerë në mushkëri, avancon shpejt në organizëm! Vaksina, e vetmja mbrojtje
Dy vdekjet e fundit nga COVID në spital, sipas mjekut Pëllumb Pipero mund të kenë qenë të infektuar me Delta, pavarësisht se nuk disponohet analiza e saktë laboratorike. Sipas Piperos, varianti Delta ka klinikë të fshehtë, por ngarkesë virale më të lartë dhe avancon shumë shpejt në trupin e njeriut.
-
VIDEO
Mbushën Skraparin dhe stallat e lopëve me hashash, SPAK dërgon për gjykim 23 persona, mes tyre edhe 4 policët që dekonspiruan operacionin
SPAK ka dërguar për gjykim 23 persona mes tyre efektivë policie dhe zyrtarë të cilët akuzohen se kanë mbjellë 28 parcela kanabis në zonën e Skraparit. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë ato të kultivimit të kanabisit dhe shpërdorimit të detyrës.
-
VIDEO
Drejt përfundimit godina e re e DRSHTRR Berat, Balluku: Përmirëson shërbimin ndaj qytetarëve
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat do të ketë shumë shpejt një ambient të ri për punonjësit e kësaj drejtorie, por edhe qytetarët të cilët paraqiten pranë saj për të marrë shërbimet. Punimet për ndërtimin e godinës së re janë në fazën finale dhe këto ambiente të reja do të vihen në funksion brenda një kohe të shkurtër.
-
VIDEO
Publikohen prapaskenat e festës së ditëlindjes, ja si e festoi Barack Obama 60-vjetorin
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka festuar 60-vjetorin e ditëlindjes me datë 4 gusht. Prapaskenat e festës së 'çmendur' janë bërë virale në rrjet.
-
VIDEO
Përurohet sheshi ‘Sono persone 8.8.91’ në Bari, në përkujtim të 30-vjetorit të eksodit, Veliaj: Dy popuj me fatet e lidhura bashkë
Mikpritja dhe solidariteti i popullit të Barit, me rastin e zbarkimit të anijes “Vlora” më 8 gusht 1991, me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, u përkujtua me aktivitete të shumta në vendin fqinj.