-
VIDEO
Zjarret në Kukës, operacionet kundër flakëve rinisin nesër! Sipër tunelit të Kalimashit ka një vatër që rrezikon të përhapet
Një nga dy vatrat e zjarrit të aktivizuar tre ditët e fundit në Majën e Rrunës, vijojnë të jete aktive. Sipas Komisionit te Mbrojtjes Civile te Prefekturës dhe Bashkisë Kukës vatra ne zonën e Rrunës është shuar dhe janë tre roje për të monitoruar situatën gjate natës. Ndërsa vatra sipër tunelit te Kalimashit në Thirrë, zona Leku i Thive është aktive dhe rrezikon të përhapet më gjerë.
-
VIDEO
Pamje live nga Dukati, flakët riaktivizohen fuqishëm, zjarrfikësit në terren
Këto janë pamjet që vijnë live nga mali i Dukatit. Siç shihet edhe nga video e siguruar nga Report Tv vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish dhe flakët kanë filluar të përhapen me shpejtësi. Ndërsa në terren kanë zbritur zjarrfikësit dhe ushtarët për të mbajtur nënkontroll vatrat.
-
VIDEO
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Dukat, 4 zjarrfikëse dhe 60 ushtarë në drejtim të vatrës së zjarrit
Në malin e Dukatit janë aktivizuar sërish vatrat e zjarrit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejt Dukatit janë nisur 4 zjarrfikëse dhe 60 ushtarë për të punuar për shuarjen e flakëve.
Sipas zjarrfikësve behët me dije se vatra është aktive edhe përse rreth 5 orë më parë u raportua se të gjitha vatrat u shuan.
-
VIDEO
Zjarret, Rama bën bilancin: E vështirë situata në Mirditë, mund të mendohet për ndërhyrje nga ajri! Në Dukat ka përmirësim, flakët po mbahen nën kontroll
Kryeministri Rama ka bërë me dije situatën në vend, në të gjitha vatrat e zjarrit.
Situata e zjarrit në Dukat është përmirësuar, por puna e forcave operacionale po vijon për mbajtjen nën kontroll të flakëve nga toka.
E vështirë paraqitet situata në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, ku zjarri ka përparuar duke u futur në zonë me dendësi pyjore. Aty forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugës së fshatit. Në varësi të situatës mund të parashikohet edhe ndërhyrje nga ajri.
Vatra e zjarrit në fshatin Munellë-Domgjon, në Fan të Mirditës është izoluar në njërën anë, por ka përhapje në pjesën e sipërme, ku ndërhyrja bëhet e vështirë.
Edhe në Kukës në Majën e Rrunës, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit, por situata po mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos ketë përhapje.
Vatra të tjera, të cilat janë nën kontroll janë në luginën e Valbonës, në fshatin Klysyrë, në fshatin Gjorgos të Fierit, ku situata është përmirësuar.
Nuk ka rrezik për banesa dhe po mbahen nën monitorim vatrat; afër Kepit të Rodonit në Durrës, një vatër në fshatin Deshiran në bashkinë e Belshit, ku era po ndërlikon punën e forcave operacionale.
Zjarri në fshatin Treblovë, në bashkinë Selenicë është shuar
Një vatër në terren të vështirë është paraqitur në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit në Bejkollarë, por nuk rrezikon përhapjen e flakëve. Po punohet për izolimin e saj.
Punonjësit e zjarrfikëses dhe emergjencave civile po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në një vatër zjarri në zonat e mbrojtura Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, në fshatin Bejkollarë, në Gjirokastër.
-
VIDEO
Shoferët nuk iu binden rregullave, për 1 javë policia ndëshkon 432 drejtues në Tiranë! Në të gjithë vendin gjobit 1994 shoferë
Përgjatë një jave vetëm në kryeqytet janë gjobitur përkatësisht 432 shoferë. Drejtuesit e mjeteve vijojnë të thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor masivisht duke mos iu bindur edhe kontrollove të bëra nga policia.
-
VIDEO
Sigurimi i pronës nga zjarri, rritet ndjeshëm numri i kontratave! Në muajt janar-qershor u lidhën mbi 25 mijë kontrata sigurim
Qytetarët shqiptar kanë nisur të ndërgjegjësohen dhe të sigurojnë pronat nga fatkeqësitë natyrore. Në 6 muajit e parë të këtij viti janë lidhur mbi 25 mijë kontrata për mbrojtjen e pronës nga zjarri dhe forca të tjera të natyrës, me një rritje prej 11.5% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë sipas të dhënave të AMF-së këtë vit është ulur vlera e dëmit që iu është paguar qytetarëve.
-
VIDEO
Iku i nxehti afrikan, 40 gradë vetëm në ditë të veçanta! Meteorologu: Nuk ka shi
Gjatë javës do të kemi mot me temperaturave të larta, por jo më ato të të nxehtit afrikan. Temperaturat mbi 40 gardë do të jenë vetëm në ditë të veçanta. Meteorologu Hakil Osmani tha për Report Tv se temperaturat e larta të ditëve që kaluam, do të kthehen vetëm në ditë të veçanta, por pavarësisht vlerave termike normale, reshjet e shiut nuk do të duken në horizont. Në parametra normale do të jetë dhe shpejtësia e erës, gjë e cila nuk do të favorizojë flakët e zjarrit që kanë përfshirë vendin këto kohë.
-
VIDEO
Me 192 km/h dhe të dehur në timon, 'fluturojnë' 39 patenta, arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24 në aksin Levan-Vlorë
Vetëm në 24 orët e fundit gjatë monitorimit me radarë e patrulla policie në aksin Levan-Vlorë janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë hequr 39 patenta për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Shpejtësia e tyre marramendëse varionte nga 130-192 km/h ndërkohë që në aksin Levan-Vlorë nuk lejohet më shumë se 110 km/h. Shumica e tyre drejtuesve përveçse shpejtësisë kanë qenë edhe të dehur në timon nga 0.35 mg/l deri në 1.12 mg/l.
-
VIDEO
Fluks pasagjerësh në Portin e Durrësit, nga 3 tragete zbarkojnë 3446 ushtarë dhe 1360 automjete
Sezoni turistik kanë rritur fluksin e udhëtimeve dhe pasagjerëve edhe në portin e Durrësit. Deri në mesditën e sotme kanë mbërritur 3 tragete, konkretisht 2 të linjës Bari-Durrës dhe një i linjës Ankona-Durrës.
Nga dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë zbritur 1646 udhëtarë dhe 940 automjete, ndërsa nga trageti i linjës Ankona-Durrës kanë zbritur 1800 udhëtarë dhe 420 makina.
-
VIDEO
Zjarri në Majën e Runës, situata vijon kritike! Terreni malor vështirëson punën e zjarrfikësve
Vijon të mbete kritike situata me zjarret në Majën e Rrunës, ku pavarësisht ndërhyrjes nga toka, sërish flakët nuk janë vënë nën kontroll dhe vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra.
Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, Pyjeve dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës, janë duke luftuar me flakët, për të bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve, por për shkak të terrenit të vështirë forcat nuk mundur të ndërhyhet dot në të gjithë zonën.
-
VIDEO
'Heroi' i tërmetit, zjarrfikësi Luan Kapaj për Report Tv: Na kanë lënë në mëshirë të fatit, s'kemi veshje mbrojtëse! Na premtuan që pagat për orët shtesë do i marrim në muajt në vijim
Zjarrfikësi hero, Luan Kapaj, i cili rrezikoi jetën teksa po shpëtonte nga rrënojat e tërmetit të 26-nëntorit disa qytetarë dhe u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij, prej javësh po 'lufton' me flakët në zonë e Dukatit dhe Karaburunit në Vlorë në kushte të vështira. Në një intervistë për Report Tv, zjarrfikësi Kapaj shprehet se atij dhe kolegëve të tij nuk u mungon as guximi dhe as përvoja për të luftuar me flakët, por mjetet mbrojtëse duke vijuar që nga veshja, kokorja, maska që të mund të sigurojnë jetën e tyre fillimisht dhe më pas të ndërhyjnë sa më shumë në zonën e rrezikut.
-
VIDEO
Video/ Zjarri në Karaburun, ndërhynë për të shuar flakët helikopteri holandez, 5-fishi i kapacitetit të helikopterit tonë
Ndërkohë që në Dukat dhe Gjirin e Gramës janë riaktivizuar dy vatra zjarri, mëngjesin e sotëm ka ndërhyrë edhe helikopteri 'Chinook' nga Holanda me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra ose me kapacitet sa 5-fishi i helikopterit tonë.
Helikopteri holandez ka nisur punën prej 2 orësh nga Pashalimani për fikjen e zjarreve në Karaburun. Ndërkohë që zjarret e riaktivizuar janë të ndezura nga njeriut dhe jo nga natyra.