-
VIDEO
GJKKO lë në burg Selim Çekaj, avokati Haxhia: Seanca e turpshme, prokurori thotë s'ka prova, ata lënë në qeli 72-vjeçarin e sëmurë
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) vendosi të lë në burg Selim Çekaj, të cilit iu gjetën 49 kg kokainë në kontejnerin që kishte porositur me banane. Për këtë vendim ka reaguar mjaft i revoltuar avokati i Çekajt, Maks Haxhia, i cili e konsideroi këtë një seancë të turpshme dhe në shkelje të plotë me ligjin. Ai shprehet se Selim Çekaj vuan nga 5 sëmundje dhe prej një muaji ndodhet i shtruara në spital, ai nuk përbën rrezik eh ka moshë të thyer 72-vjeç. Për këtë thotë avokati janë arsye të mjaftueshme që gjykata të ndryshojë masën "arrest me burg".
-
VIDEO
Ankesa për Theo Jacobs e 3 gjyqtarëve që gjykuan Imerajn, KPK: ONM rol të rëndësishëm në vetting, çmojmë çdo rekomandim të saj
Vettingu i prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj shkaktoi debate e përplasje të forta mes saj dhe vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs, i cili kërkon shkarkimin e prokurores. Pas këtyre situatave është detyruar të reagojë vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ku shpreh se mes këtij institucioni dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ka pasur dhe vijon të ketë një bashkëpunim të frytshme në lidhje me procesin e vettingut.
-
VIDEO
Zjarret, Veliaj: Raste të izoluara edhe në rrethinat e Tiranës! Tentativa për zjarrvënie te 'Parku i Liqenit', në Pezë dhe në Vrap
Nga veriu në jug, vendi është përfshirë nga zjarre, ndërsa situata në Tiranë, këtë sezon, paraqitet më e qetë. Megjithatë, kreu i Bashkisë së Tirans, Erion Veliaj, bën me dije se ka patur raste të izoluara në rrethinat e Tiranës. Sipas tij, tentativa për zjarrvënie janë regjistruar edhe te Parku i Liqenit, Pezë dhe në Vrap, por fatmirësisht situata është vënë nën kontroll shpejt.
-
VIDEO
Zjarret në vend, 60 minuta takim mes Veliut, Vocaj dhe Çuçit për kapjen e piromanëve
Situata nga zjarret në të gjithë vendin ka detyruar sot Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi të mbledh krerët më të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe sekretari i Përgjithshme i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi për 60 minuta zhvilluan një takim në Ministrinë e Brendshme me Çuçin.
-
VIDEO
'Droga s'është e imja, nuk përbëj rrezik' Selim Çekaj kërkoi ndryshim të masës, GJKKO e lë në qeli! Avokati Haxhia: Seancë e turpshme, gjyqtarët shkelën ligjin
Gjykata e Posaçme kundër korrupsionin ka vendosur sot që Selim Çekaj, të vijojë të qëndrojë në qeli duke mos ndryshuar masën e sigurisë së tij "arrest me burg". Selim Çekaj është arrestuar pas gjetjes së 49 kg kokainë në kontejnerin me banane që ai kishte porositur.
-
VIDEO
Zjarret në vend dhe kontrollet e territorit, Veliu, Vocaj dhe Agaçi takim me ministrin Çuçi
Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe Engjëll Agaçi po zhvillojnë një takim në Ministrinë e Brendshme me ministrin Bledi Çuçin. Takimi mendohet se ka në fokus kontrollin e territorit dhe për hetimin e zjarrvënësve.
-
VIDEO
Fluks i lartë lëvizjesh në fundjavë, radhë e gjatë në Kakavijë! Pala greke punon me personel të reduktuar
Në kohë të sezonit turistik por edhe fundjavës ku fluksi i kalimit të njerëzve në kufi është i madh, pala greke punon me staf të reduktuar. Kjo ka shaktuar një radhë të gjatë mjetesh në pikën kufitare të Kakavijës.
Prej më se dy orësh me dhjetëra automjete janë bllokuar në doganën e Kakavijës, për shkak të fluksit të lartë të udhëtareve dhe mungesës së kapaciteteve në doganën greke. Pala shqiptare po punon aktualisht me 3 sportele ndërsa pala greke 2.
-
VIDEO
Denoncimi i Report Tv për pagat e zjarrfikësve në Vlorë, dje e mohoi, Leli e pranon sot: Nuk i kanë marrë për arsye të kufizimeve ligjore, do paguhen për të gjitha
Një ditë më parë e mohoi, ndërsa sot, kreu i Bahskisë së Vlorës, Dritan Leli ka pranuar se zjarrfikësit në Vlorë, prej dy muajsh nuk kanë marrë paratë që i takojnë për orët shtesë të punës.
"Zjarrfikësit janë paguar të gjithë për orët e punës së zakonshme, për orët shtesë dhe do paguhen për të gjitha orët shtesë që kanë ngelur pa paguar për arsye të kufizimeve ligjore që ka për pagesën e tyre. Punonjësit e zjarrfikëses do paguhen për çdo orë punë", tha Leli.
-
VIDEO
Prej më shumë se dy javë zjarret bëjnë kërdinë në Dukat dhe Karaburun, riaktivizohen sërish disa vatra! Nis ndërhyrja nga ajri e helikopterit të ardhur nga Holanda
Gadishulli i Karaburunit dhe Dukati vijojnë të digjet nga zjarret prej më shumë se dy javësh. Ditën e sotme ka nisur punën edhe një nga helikopterët e ardhur nga Holanda për shuarjen e flakëve. Helikopteri 'Chinook' nga Holanda ka kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra ose me kapacitet sa 5-fishi i helikopterit tonë.
-
VIDEO
Manastirliu nga qendra shëndetësore verore në Ksamil: Mbi 20 mijë shërbime për pushuesit, fokusi ynë tek vaksinimi masiv +18 vjeç gjatë gjithë muajit
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot qendrën verore në Ksamil, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike.
"Janë më shumë se 20.000 vizita të kryera në qendrat shëndetësore verore dhe rreth 25% e këtyre vizitave janë shërbime të cilat i janë ofruar turistëve të huaj. Këto struktura jo vetëm kanë një rëndësi parësore në ofrimin e shërbimit, por gjithashtu shmangin fluksin në spitale", tha Manastirliu.
-
VIDEO
Zjarri në Majën e Rrunës i afrohet Tunelit të Kalimashit, pritet të nis ndërhyrja nga ajri! Dy vatra aktive edhe në Mirditë
Vijojnë të jenë aktive dy vatra e zjarrit në Majën e Rrunës dhe dy vatra aktive në Mirditë. Zjarri në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi gjatë mesnatës të cilat janë përhapur deri pranë Rrugës së Kombit.Dy vatra zjarri janë aktivizuar në fshatrat e Mirditës. Zjarri ka rënë në fshatin Thirre dhe Domgjon, ndërsa në terren kanë shkuara forca zjarrfikëse dhe efektivë për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarr në dy fshatrat të Mirditës, ndërhyhet nga toka për shuarjen e tyre
Dy vatra zjarri janë aktivizuar në fshatra të Mirditës gjatë mëngjesin të sotëm. Zjarri ka rënë në fshatin Thirre dhe Domgjon, ndërsa në terren kanë shkuara forca zjarrfikëse dhe efektivë për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Në terren janë 10 efektiv zjarrfikës, 15 punonjës të bashkisë, 6 efektivë të komisariatit Mirditë dhe 3 specialist të shërbimit pyjor.