-
VIDEO
Paditi Veliajn për shpifje, Lulzim Basha paraqitet në GJKKO! Dështon seanca e parë pasi palët refuzuan pajtimin, përballja e radhës më 24 shtator
Lulzim Basha është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është thirrur për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me padinë që i ka bërë për shpifje kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit pati deklaruar se kryedemokrati u bë me 4 vila pas tërmetit.
-
VIDEO
Mungoi Llalla dhe avokati, GJKKO shtyn për në 9 shtator vendimin! Në seancën e radhës, ish Kryeprokurori me avokat nga shteti
Sot, teksa pritej që të jepej vendimi nëse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të shpallej i pafajshëm apo do të shkonte në burg, seanca në GJKKO është shtyrë sërish. Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator, ndërsa shkak për shtyrjen u bë mungesa e vetë Llallës dhe avokatit të tij, ky i fundit me arsyetimin se ishte i sëmurë, ndërsa vetë ish-Kryeprokurori nuk ka dhënë asnjë arsye. Për të mos patur më zvarritje të seancës, GJKKO caktoi mbrojtës kryesisht dhe në seancën e 9 shtatorit, Llalla do të mbrohet nga Gentiana Qendro.
-
VIDEO
Shuhet zjarri në landfillin e Fierit, situata ende problematike, qyteti vijon të jetë i mbuluar nga tymi
Është shuar zjarri që përfshiu dy ditë më parë landifillin e Fierit, duke krijuar në qytet një emergjencë mjedisore, për shkak të gazrave të rrezikshëm që u çliruan nga djegia e mbetjeve. Zjarri u fik pas punës me mjete të tonazhit të rëndë, që bënë të mundur mbulimin e mbetjeve me dhé. Megjithatë tymi vijojnë të mbulojë qytetin, ndërsa vijon ende puna për të bërë të mundur mbulimin me dhé të vatrave që çlirojnë ende tym.
-
VIDEO
E rëndë në Gjirokastër, 72-vjeçari lyen me benzinë bashkëshorten dhe i vë flakën, ulërimat e së moshuarës i dëgjojnë edhe fqinjët
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Këllëz Gjirokastër, pasi 72-vjeçari Panajot Janaqi ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën bashkëshortes së tij, Dashurie Janaqi me benzinë.
-
VIDEO
Po transportonte 12 sirianë me premtimin për t’i çuar drejt vendeve të BE kundrejt shpërblimit monetar, në pranga 42-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës në zbatim të planit për të “goditur” rastet e transportimit të paligjshme të emigrantëve për kalimin e kufirit, ka vënë në pranga një 42-vjeçar.
Ervin Qemali, po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” në të cilin kishte fshehur 12 sirianë, të cilëve u kishte premtuar se do t’i çonte fillimisht në Kosovë, më pas drejt vendeve që BE, kundrejt shpërblimit monetar.
-
VIDEO
Rama: Përse të presim BE-në kur liritë mund t'i realizojmë së bashku, nuk duhet të jetojmë në të shkuarën
Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e nismës rajonale, si një parapërgatitje për anëtarësimin në BE.
“Kjo nismë është gjëja e duhur, jo vetëm gjëja e duhur por ndryshe nga çfarë predikojnë disa është e vonuar. Ky rajon nuk mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton se jemi të vegjël për të qëndruar të vetëm, për të krijuar ekonomi të fuqishme është i dënuar të jetojë në të kaluarën. Kjo nismë sjell një rajon një shembull kuptimplotë të BE-së duke jetësuar katër liritë themelore të BE” tha Rama.
-
VIDEO
Rama e nis me batutë fjalën e tij në forumin e Shkupit: Do flas shqip, shpresoj që përkthyesi mos ma shkatërrojë mesazhin si herën tjetër
Me një batutë e ka nisur fjalën e tij kryeministri Edi Rama në forumin e Shkupit. Ndërsa theksoi se do të flasë shqip, Rama iu drejtua kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke i thënë se uron që përkthyesi mos t'i shkatërrojë mesazhin që ai kërkon të përcjellë.
-
VIDEO
Presidenti serb: Besimi të njëri-tjetri është thelbësor, më 15 tetor takohemi në Beograd pastaj në Shqipëri
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur në fjalën e tij në forumin e Shkupit se besimi është shumë i rëndësishëm pasi sipas tij vetëm kështu nuk ka paragjykime.
Vuçiç tha se më 1 janar 2023 nuk do të kemi më kufij në vendet tona dhe nuk do të ndalohet më askush në kufij.
"Mendoj se Zoran i përfshiu të gjitha, ndaj vlerësoj nuk ka diçka të veçantë që mund të shtoj por megjithatë do të përpiqem të them disa gjëra të reja. Kur e nisëm këtë nismë, të gjithëve neve na u duk diçka me e mirë për të ardhmen që do t'i ndryshojë gjërat në Ballkan. Ne jemi të aftë të vendosim për veten dhe të përmirësojmë jetën e bashkatdhetarëve tanë. Ne duhet të kemi besim të plotë te njëri-tjetri. Vetëm kështu nuk do të shikojmë të keqe apo qëllim të fshehtë në propozimet tona. Më 15 tetor do të takohemi në Beograd dhe pastaj do të kemi një tjetër takim në Shqipëri", ka thënë Vuçiç.
-
VIDEO
Zaev: Synojmë të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë! Më pak histori dhe më shumë ekonomi
Ka filluar “ Forumi Ekonomik në Shkup” me fjalën fillimisht të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili ka theksuar rëndësinë e nismës së MiniShengenit, e cila do të marrë një emër të ri ditën e sotme.
”Kjo nismë ka lindur nga vlerat evropiane. Sepse ajo përfshin katër liritë themelore mbi të cilat funksionon BE-ja. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, tha mes tjerash Zaev.
-
VIDEO
'Ballkani i Lidhur'/ Nis në Shkup Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal! Rama, Zaev, dhe Vuçiç pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje
“Ballkani i Lidhur” është titulli kryesor i panelit në Forumin Ekonomik Rajonal që po mbahet sot në Shkup. Pjesë e këtij paneli janë kryeministri Edi Rama, kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçiç së bashku me 250 kompani nga rajoni.
-
VIDEO
“Çunat e mamave gara me makina,zhurma si avion” shqetësimi i zotërisë: Djali u zgjua natën
Një shqetësim ka pasur një zotëri nga Tirana që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se të rinjtë bëjnë gara me makina edhe në dy të natës dhe krijojnë zhurma të mëdha duke zgjuar edhe fëmijët nga gjumi. Ai ka bërë thirrje që policët të veprojnë.
-
VIDEO
Të qeshura në studio, telefonuesi i drejtohet moderatorit: Mendova mos të kishte kapur policia
Batuta dhe të qeshura ka pasur në studio mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Duke u diskutuar për policinë e shtetit dhe mungesën e moderatorit Andi Kapxhiu për disa ditë për shkak të pushimeve verore një telefonues i është drejtuar duke i thënë: Mendova mos të kishte kapur policia. Kjo shkaktoi të qeshura ndërsa zotëria tha se respekt meriton vetëm polici i thjeshtë.