-
VIDEO
Rama mbërrin në Shkup, i shoqëruar nga Vuçiç dhe Zaev! Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, në kuadër të 'Forumit Ekonomik' që do të mbahet nesër. Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në video shihet edhe një qytetare e cila përshëndet shqip, kryeministrin Rama si dhe në gjuhën sllave liderët e tjerë dhe u kërkon që të bëjnë një foto së bashku. Kryeministri sakaq thirret edhe nga një qytetar nga ana e rrugës i cili është ulur në lokal 'O Edo' dhe përshëndetet nga kreu i qeverisë.
“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët.
Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook bën me dije se në qendër të diskutimit në këtë takim ka qenë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit shtëpisë së përbashkët.
“Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët në kuay-in e ri të Shkupit, ku u takuam në takim kryebashkiaku Shilegov.
Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë.
Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Pamja jonë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”,- shkruan Zaev.
-
VIDEO
Calja në vendin e katërt në botë në peshëngritje, flet trajneri për Report Tv: Historike për sportin shqiptar! Na penalizoi dështimi i provës së parë
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja arriti një sukses historik ditën e sotme duke u renditur në vendin e katërt teksa ishte vetëm 1kg larg podiumit për medalje. Në një lidhje për Report Tv, Gerald Toska, trajneri i sportistit u shpreh se Calja ishte në formë fizike shumë të mirë, por u penalizua nga dështimi i provës së parë me 151 kg që nuk e ngriti dot.
-
VIDEO
Vijojnë të digjen mbeturinat në Fier, në fushën e mbetjeve çohen mjete të tonazhit të rëndë për mbulimin e zjarrit me dhé
Vijon ende zjarri i djegies së mbeturinave në fushën e mbetjeve në Fier. Në fushën e mbetjeve janë çuar mjete të tonazhit të rëndë, si eskavatorë, për mbulimin e zjarrit dhé si dhe me mjete të tjera që sjellin lëndë inerte. Lënda inerte dhé, po hidhet në vatrat e ndezura nga zjarri dhe tymi. Kryetari i bashkisë prej disa orësh është në krye të operacionit të rëndësishëm për fikjen e zjarrit.
-
VIDEO
Ismail Kadiu i ‘uniformave të policisë’ fitoi me pa të drejtë edhe tenderin 900 mijë USD për burgjet
Një nga operatorët që fitoi tenderin me vlerë 27 milionë USD për uniformat e policisë për të cilin SPAK arrestoi 9 zyrtarë, ka fituar sipas KLSH në mënyrë abuzive edhe tenderin për uniformat për drejtorinë e burgjeve, komisioni i vlerësimit të ofertave në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara duhet të shpallte fituese kompaninë me ofertë 170 mijë USD më të ulët
-
VIDEO
Punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës drejt përfundimit, Balluku: Do furnizohen 13 mijë banorë, pushteti lokal të mbledhë pagesat për ujin
Punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës, janë drejt përfundimit dhe do të garantojnë furnizmin me ujë të pijshëm për 13 mijë banorë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku inspektoi punimet dhe tha se po investohet në rrjetin e shpërndarjes, ndërkohë që kërkoi nga pushteti lokal që të mblidhen të ardhurat nga banorë. Balluku tha se investohet në sektorin e ujit, por nuk kemi mirëkuptim nga qytetarët për të paguar ujin.
-
VIDEO
Rindërtimi, në qershor 2022 nis strehimi në lagjen '5 Maji'! Ahmetaj: Prioritet, familjet në nevojë
Ka përfunduar 70% e punimeve në kuadër të procesit të rindërtimit në lagjen e re ‘5 Maji’.
“Kemi përfunduar proceset e brendshme, ka mbaruar muratura e jashtme, jemi gati tek 70% i punimeve dhe po ecim me ritmet e duhura”, thotë inxhinieri.
-
VIDEO
Tymi i djegies së mbeturinave 'pushton' Fierin, ambientalisti Ferruni: Rrezik ekstrem, qytetarët të largohen nga vendbanimet, dy helme kancerogjene po përhapen në ajër
Ambientalisti Lavdosh Ferruni tha në Report Tv se rasti është një rrezik ekstrem dhe se me djegien e plastikës prodhohen disa nga helmet më të rrezikshme në planet siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene. Ferruni tha se banorët duhet të largohen nga vendbanimet, dhe të mbyllen dyert dhe dritaret. Ferruni tha se duhet të bëhet mbulimi me dhe, dhe kjo është masa më e mirë
-
VIDEO
I jepet lamtumira e fundit e viktimave të aksidentit tragjik të Kroacisë flet kreu i komunës Rahovecit Smajl Latifi
I jepet lamtumira e fundit e viktimabve të aksidentit tragjik të Kroacisë flet kreu i komunës Rahovecit Smajl Latifi
-
VIDEO
Deri në 195 km/h, policia pezullohen 39 patenta, gjobë 2150 shoferëve, 8 prej tyre në pranga
Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini të sigurt në destinacion.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët pylli i Kreshpanit në Fier, zjarri përpin pyjet! Forcat zjarrfikëse me mjete rrethanore punojnë për shuarjen flakëve
Një zjarr masiv ka rënë në pyllin e Kreshpanit, në Cakran të Fierit. Forcat nga repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk bëhet e ditur se pse është shkaktuar zjarrit
-
VIDEO
Lot dhe dhimbje në kufi, 10 viktimat e aksidentit tragjik përfundojnë udhëtimin e fundit drejt të dashurve në Kosovë! 10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura
Trupat e 10 viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin e së dielës në Kroaci, janë kthyer ditën e sotme në Kosovë, aktualisht ato janë vendosur në Morgun e Qytetit të Prizrenit, nga ku do të merren nga familjarët për të zhvilluar ceremonitë mortore pasditen e sotme.
Transporti i viktimave të aksidentit është realizuar përmes Malit të Zi dhe jo Serbisë, pasi kjo e fundit nuk e njeh dokumentacionin për këtë rast.
-
VIDEO
Kultivuan lëndë narkotike në një pronë publike, arrestohen babë e bir në Krujë
DURRËS- Babë e bir janë arrestuar në Krujë për kultivim të lëndëve narkotike.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasit Luan Loci, 46 vjeç dhe K. Loci, 17 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanët e dyshuar cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një pronë publike.