-
VIDEO
Kultivuan kanabis në pyll, arrestohen 6 persona në Shkodër, shpallen në kërkim 2 të tjerë! Momenti kur efektivët 'mësyjnë' me vrap nëpër parcelë dhe i kapin trafikanët në gjumë
6 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Shkodër, pasi u kapën duke kultivuar kanabis. Në pranga kanë rënë Gjokë Foleta, Pal Alia, Besnik Rripa, D. Q. Manjola Kroni dhe Eugena Gjelaj, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr.
-
VIDEO
VIDEO/ Rama publikon pamjet: Investimi në rezervuarin e Arapaj, në ndihmë të fermerëve
Përmes një videoje të postuar në Facebook, Kryeministri Rama ka bërë me dije se në fshatin Arapaj të Durrësit po vijon puna intensivisht për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin që do t'i vijë në ndihmë të gjithë fermerëve.
-
VIDEO
'Ikni, ikni se ju erdhi në kokë', me mjete rrethanore duke shuar zjarrin, momenti kur zjarrfikësit paralajmërojnë njëri-tjetrin për afrimin e flakëve
Duke tentuar të shuajnë flakët me degë peme, këta zjarrfikës në Tragjas të Vlorës rrezikojnë të dëmtohen edhe vetë. Sikurse mund të shihet edhe në video, flakët e favorizuara nga era shkojnë në drejtim të zjarrfikësve, ndërsa njëri prej tyre paralajmëron kolegët të largohen duke i thënë 'ikni, ikni se ju erdhi në kokë'. Zjarre të shumtë kanë përfshirë me hektarë të tërë pyje e kullot anë vend, por problem mbetet mungesa e pajisjeve të specializuara për zjarrfikësit. Për pasojë ato përpiqen të shuajnë flakët me mjete rrethanore, si degë pemësh, dukë vënë në rrezik edhe jetën e tyre.
-
VIDEO
Zjarr në pyllin e fshatit Tragjas të Vlorës, era favorizon flakët, zjarrfikësit tentojnë t'i shuajnë me mjete rrethanore
Zjarret vijojnë të marrin përpara kullota e pyje në vend, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa një tjetër vatër është aktivizuar sot në fshatin Tragjas të Vlorës.
-
VIDEO
"Gerdeci" afatet shpëtojnë Fatmir Mediun
"Gerdeci" afatet shpëtojnë Fatmir Mediun
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Fier, 'Benz'-i del nga rruga, humb jetën shoferja 19 vjeç, plagoset pasagjeri
Një 19 -vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme Fier dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti.
Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 22:35, në bypass-in e Fierit, në fshatin Pojan, ku automjeti tip "Benz" me drejtuese 19 -vjeçaren me iniciale Xh. M., banuese në Tiranë, ka dalë nga rruga.
-
VIDEO
Gazetari zbulon gafën e gjyqtarit për vendimin mbi Fatmir Mediun: Nuk i është referuar Kodit të ri Penal që është ndryshuar në 2017
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për për rihapje të hetimeve për çështjen e shpërthimit të Gërdecit dhe ish-ministri Fatmir Mediu nuk do rihetohet.
Ishte gjyqtari Erjon Çela, i cili mori vendimin pa praninë e palëve, ndërkohë që gazetari i Report Tv Arsen Rusta, në emisionin Repolitix ka zbuluar edhe një gabim material, megjithëse gjyqtari ka pasur kohën e nevojshme që të jetë korrekt në një vendim kaq të ndjeshëm.
-
VIDEO
Lëkundet toka, tërmet me magnitudë 3,6 ballë me epiqendër në Lezhë
Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ujit dhe Mjedisit, lëkundjet kanë pasur magnitudë 3,6 ballë të shkallës Rihter.
-
VIDEO
Zjarret dëme kolosale në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin, zjarrfikëset s'kanë mjete! Fermerët kërkojnë dëmshpërblim për ullinjtë e djegur
Me qindra sipërfaqe me ullishte, vreshta por dhe pyjet me pisha janë djegur gjatë muajit korrik, për shkak të zjarreve që shpeshherë janë të qëllimshme. Zjarrfikësit janë duke hasur në vështirësi të mëdha për shkak se mungojnë mjetet logjistike, e nga ana tjetër janë fermerët ata që kërkojnë dëmshpërblim për dëmet.
-
VIDEO
Aksident në Lungomare të Vlorës, ka të lënduar, shoqërohet shoferi i makinës
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës.
Një makinë është përplasur me një motor, ndërsa raportohet për të lënduar.
-
VIDEO
Celibashi në Report Tv: Zgjedhjet e 25 prillit ishin në një standard gati perëndimor, KQZ dëshmoi paanësi spartane
Raporti final i OSBE/ODIHR vlerësoi institucionin e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve si një nga institucionet i cili ka mbikqyrur shumë mirë procesin e zgjedhjeve dhe në mënyrë transparente. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin 'Repolitix', në Report Tv tha se KQZ ka dëshmuar një paanësi spartanë në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor.
'Mund ta themi me siguri që për sa i ka takuar KQZ në raport me këto zgjedhje mendoj se kemi bërë një punë shumtë mirë e përkthyer në një qasje të barabartë kundrejt të gjitha palëve në gare. Kemi dëshmuar një paanësi spartane në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor. Jemi aty do jemi aty si administrator të procesit zgjedhor dhe si arbitër të paanshëm. Ka disa avantazhe mënyra e re e organizmit të KQZ-së. Ka një ndarje të veprimeve është më pak i poIitizuar si institucion.'- tha Celibashi.
-
VIDEO
Operacioni antidrogë në Tiranë, zbardhen emrat e të shoqëruarve! 4 janë kapur, njëri u arratis nëpër rrugica me kuti picash në duar, brenda kishin kokainë
Erjon Prengaj, Gentjan Kore dhe Taulant Çoku janë 3 personat e tjerë që janë shoqëruar nga policia gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Në total janë shoqëruar 4 persona dhe një i pestë ka mundur të shpëtojë, duke u larguar mes rrugicave në zonën e "Varrit të Bamit", gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar nga policia në Tiranë. Erjon Prengaj dhe Altin Gega kanë qenë në makinë dhe janë neutralizuar pas tentativës për t'u arratisur me makinë. Gentjan Kore dhe Taulant Çoku janë kapur nga policia rreth e përqark vendin ku ndodhi përleshja, kryqëzimi i rrugës "Kujtim Laro" dhe "Xhanfize Keko". Personi i pestë që ka mundur të arratiset nuk është arritur të identifikohet nga blutë. Gjatë vrapit në rrugica kishte me vete dy kuti picash, të cilat i la poshtë një automjeti dhe u zhduk. Në njërën prej tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sasinë e lëndës narkotike të llojit kokainë. Aktualisht, të gjithë të ndaluarit akoma janë të shoqëruar, ndërsa në vazhdim pritet t'u pritet fletë-arresti. Policia po punon për identifikimin e personit të pestë. Policia dyshonte se ky grup transportonte lëndë narkotike të llojit kokainë të maskuar si transportues picash, dhe për këtë arsye prej disa kohësh i ka mbajtur në vëzhgim.