• VIDEO

    Mungesa e mbikalimeve "bllokon" rrugët e Lezhës, shefi i Qarkullimit Rrugor: Rrugët pa standarde shkak i trafikut të rënduar

     

    Sezoni turistik ka sjellë trafik të rënduar në rrugët e qarkut të Lezhës. Për shkak të mungesës së standardeve, edhe këtë verë drejtuesve të mjeteve u duhet të presin me orë të tëra në radhë. Shefi i Qarkullimit Rrugor, Altin Mena u bën thirrje të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore

  • VIDEO

    Me shpejtësi deri në 177 km/h, policia arreston 7 shoferë! Gjobit 2051 drejtues mjetesh për shkelje të qarkullimit rrugor

    TIRANË- Policia rrugore thotë se 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, janë arrestuar nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

    Po ashtu policia njofton se janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 177 km/h në aksin Tiranë-Durrës) dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.02 mg/l).           

  • VIDEO

    Operacioni antidrogë në Tiranë, policia jep detaje: Sekuestruam 1 kg kokainë, disa të shoqëruar! Arrestohet shoferi i pabindur, po verifikohet incidenti me gazetarin

    Policia ka dhënë detaje lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.

    Njoftim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

    Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mesditën e sotme zhvilloi një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi  i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë.

    Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona.

    Operacioni është në vijim dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore do ketë një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun.

    Ndërkohë, nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV Neës 24, z.Ergys Gjençaj.

    Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të goditur çdo paligjshmëri, për të garantuar transparencë dhe siguruar mediat të kryejnë rolin e tyre. Asnjë incident i izoluar nuk do të ndikojë në këtë angazhim, për më shumë siguri për qytetarët.

  • VIDEO

    Kreu i Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej: Barinjtë po na vënë zjarrin! Vështirësia për fikjen në zonat malore

    Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej në një intervistë për Report Tv tregon se një pjesë e mirë e zjarreve në vend janë të qëllimshme, nga barinj, ose individë që kanë konflikte pronësie. Dedej thotë se në terrenet malore shuarja e zjarreve është e vështirë, ndërsa problem mbetet riaktivizimi i tyre

  • VIDEO

    Rama publikon video nga Kanionet e lumit Erzen: Natyrë spektaklolare

    Natyra shqiptare çdo vit e më shumë tërheq turistë të huaj dhe vendas sidomos gjatë sezonit të verës.

  • VIDEO

    Penguan zgjedhjet lokale të 2019, Gjykata dënon 14 anëtarët e PD dhe LSI, kreu i demokratëve në Mat: Vendim i padrejtë

    Pengimi i zgjedhjeve lokale në 2019 ku mori pjesë vetëm Partia Socialiste u ka kushtuar shtrenjtë 14 anëtarëve të PD-së e LSI-së. Sot Gjykata e Rethit të Parë Gjyqësor Mat, u ka dhënë atyre dënimin  pasi janë akuzuar për djegien e materialit zgjedhor në KZAZ-të 16 dhe 17 në Mat e Klos dhe dëmtim të kompjuterëve dhe ekraneve të numërimit.

  • VIDEO

    Dëshmia ekskluzive në Pa Gjurme/‘Burri i panjohu me mustaqe rrëmbeu Arturin,e pashë më sytë e mi’

    Dëshmitari: A do vish me xhaxhin i tha, t’i çojmë deri tek shtëpia dhe të sjell xhaxhi prapë ? Ishte një person me uniformë policie me makinë tip ’Fuoristradë’, një përson me mustaqe. Ne të dy ishim bashkë dhe nuk ndaheshim nga njëri-tjetri. Na tha të dyve a do vini me xhaxhin t’ju jap nga 10.000 mijë lëkë dhe ju sjell prapë tek markata ? Arturi ngaqë ishte i vogël u gënjye me lekët. Në darkë mora vesh se djali nuk ishte rikthyer më, kur e pashë nëpër lajme që kishte humbur. Odeta Dume: Dhe ku e kishte banesën ai person ? Dëshmitari: Nuk e mbaj mend me thënë të drejtën. Arturi në fillim refuzoi të shkonte, por kur pa 10.000 lekëshin aty u gënjye Odeta Dume: Ju kujtohet çfarë ngjyre ka patur ’Fuoristrada’ ? Dëshmitari: ’Fuoristrada’ ka patur ngjyrë të bardhë, si në ngjyrë qumështi pak a shumë Odeta Dume: Në atë kohë, ju keni qenë i vogël, por mundët ta identifikonit atë person ? Dëshmitari: Atëherë kam qenë i vogël, vetëm kaq mbaj mend, makinën ’Fuoristradë’, uniformën e policisë dhe ishte me mustaqe Odeta Dume: E kishit parë këtë person ditë tjetër tek markata, apo ishte hera e parë që e shihnit ? Dëshmitari: Këtë person ishte hera e parë që e shihja. Se në atë kohë vinin shumë policë që merrnin ushqime dhe ne u shërbenim, ndaj nuk i kushtonim shumë rëndësi. Ai person ka qenë pak i shëndoshë me pak bark, rreth moshës 45-50 vjeç, më shumë jo.

  • VIDEO

    Sokol Ngresi përballet 'dy herë' në Vetting! Komisioneri Publik: Të shkarkohet! Debate për kallëzimin se fshehu një apartament në Vlorë, gjyqtari: I sajuar, në kontratë s'është firma ime

    Nuk pati asnjë pretendim për fshehjen e një apartamenti 7 muaj më parë kur u konfirmua në Vetting. Sot gjyqtari Sokol Ngresi në apelin e Vlorës përballet në kolegj më një kallëzim të cilin ai e cilëson sulm ndërsa për herë të parë KPA ka vendosur të thërrasë si dëshmitar denoncuesin shtetasin F.K

  • VIDEO

    Po lahej me familjarët, mbytet një vajzë 13-vjeçe në lumin Buna

    Mbytet një vajzë 13 vjeçe me inicialet Z.L në ujërat e lumit Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit. 7 vjeçarja po lahej me familjarët dhe pa pritur ka humbur jetën në lumin Buna

  • VIDEO

    DASH raporton për klimën e biznesit për 2021-n: Shqipëria, 95% të shërbimeve për biznesin online në e-Albania! Korrupsioni problematik, projektet PPP cenojnë garën

    Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar së fundmi raportin për për klimën e biznesit të vitin 2020! DASH e vë theksin te zhvillimet e fundit në fushën e shërbimeve ndaj bizneseve dhe ekonomisë, dhe në disa aspekte edhe me kritika të forta.

  • VIDEO

    Vrau shokun e ngushtë me armë tek ‘5 Maji’, lihet i lirë Marjus Dema

    Marjus Dema, 28-vjeçari i cili vrau shokun e ngushtë Mehmet Qema, me armë zjarri, tek rruga ‘5 Maji’ në Tiranë, është lënë i lirë. Pas ankimit të Marjus Demës, të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e cila e dënoi me burg, Gjykata e Apelit ka zëvendësuar masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për të riun.

    Në dëshminë e parë pasi u vetëdorëzua në polici, Marjus Dema mes lotëve tha se i vinte shumë keq për shokun e tij pasi nuk donte ta vriste, por ngjarja ishte aksidentale pasi nuk e dinte që ishte e mbushur.

  • VIDEO

    I vihet flaka mbeturinave në Fier, banesat dhe bizneset përreth përfshihen nën ‘pushtetin’ e tymit

    FIER- Fusha e mbetjeve urbane në Fier, në vendin e quajtur Mbrostar, është për përfshirë nga flakët.

    Si pasojë e flakëve dhe tymit të ngritur në ajër, shtëpi e biznese të shumta në afërsi të kësaj zone, por jo vetëm, janë mbuluar nga tymi, gjë që ka shkaktuar jo pak shqetësim tek banorët.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv