-
VIDEO
Qytetarët denoncojnë në Polici shoferët e papërgjegjshëm: 5 makine luksoze kanë bllokuar rrugën për të bërë videoklip! Drejtuesi i një makine po bën manovra të çuditshme
Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me radarë dhe drone në rrugë për të parandaluar aksident, por shoferët e papërgjegjshëm janë edhe vetë qytetarët që i shpëtojnë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë regjistruar një sërë denoncimesh, duke bërë të mundur që personat që shkelin rregullat e qarkullimit, të ndëshkohen.
-
VIDEO
Me platformën 'Gati për Shqipërinë', Rama fton të rinjtë t’i bashkohen sfidës së mandatit të tretë dhe na uron një ditë të mbarë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një ftesë për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen sfidës së Mandatit të Tretë, përmes nismës “Gati për Shqipërinë”.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Skandal në drejtësi, lirohet nga qelia 'koka' e grupit të Avdylajve dhe 3 të hetuar në dosjen 339, shkak kalimi i afateve të paraburgimit
Report Tv mëson ekskluzivisht se është liruar nga qelia Astrit Avdylaj së bashku me 3 anëtarë të tjerë të grupit. Shkak është bërë kalimi i afateve të paraburgimit. Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit. Deri sot kanë kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhene vendimi i shkallës së parë për Astrit Avdylajn e 3 te tjerë të hetuar si pjesë e grupit Volvo 4 të dosjes 339.
Gjykata ka caktuar masen e sigurisë arrest shtëpie për ata me mbikëqyrje policore 24 ore tek dera. Kryesuese e trupës është Iirjana Olldashi ndërsa relatorë Sokol Pine dhe Erion Bani. Te pandehurit janë Astrit Avdyli, Jasin Kala, Fatos Llavdiu të tre të poceduar në kuadër të dosjes 339.
-
VIDEO
Publikohet raporti final, OSBE 'certifikon' 25 prillin në Shqipëri: Proces i qetë dhe transparent, u respektuan parimet themelore! Akuzat për blerje vote u hetuan
OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit, ku thotë se procesi zgjedhor ishte transparent dhe i qetë. Në raportin e final të publikuar nga OSBE nënvizohet se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatët e preferuar, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore.
Në raportin e OSBE-së thuhet se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore. OSBE nënvizon se pavarësisht vonesave në edukimin e votuesve dhe trajnimin e stafit, KQZ arriti të përmbushë në mënyrë adekuate pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, duke përfshirë edhe ato të që lidhen me identifikimin elektronik të votuesve.
-
VIDEO
Dhjetëra pasagjerë mbesin në pritje në Itali, vonohet linja 'Air Albania', denoncimi në Report Tv: Kemi që në mëngjes që presim, s'kemi asnjë përgjigje
Një situatë kaotike është regjistruar pasditen e sotme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në Itali, për shkak të vonesës së avionit të linjës 'Air Albania'.
Denoncimin në Report Tv e ka bërë një qytetarë e cila thotë se ka që prej mëngjesit, nga ku ka mbërritur tranzit nga Londra në Itali, që presin në aeroport, ndërkohë që nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me arsyet e kësaj vonesë. Ajo thotë se aty ka edhe qytetarë të sëmurë, ndërkohë që presin të vijnë në Shqipëri, por nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare nga kompania e fluturimit.
-
VIDEO
Vëllezërit Nikolli, një jetë me babanë në burg
Tonini ishte 7 vjeç ku ia arrestuan babanë Ndue Zef Ndrecën. Do e njihte fare pak, ato vite të fëmijërisë, dhe do të përjetonte për 7 vite me rradhë mallin e përhershëm për të dhe privimet e një fëmije me të atin në burg. Por ai dhe vëllezërit e tij e dinin se rruga e vetme për të mbijetuar ishte durimi dhe forca e brendshme e seicilit. Vite të vështira i prisnin dhe ndihmë do te kishin vetëm nënën, Dalinën, e cila duhej të punonte më shumë se një burrë për të mbajtur shtëpinë.
-
VIDEO
Operacioni për pronat në Kadastër, pamje gjatë shoqërimit të të arrestuarve në polici
Këto janë pamjet e shoqërimit të zyrtarëve dhe personave të tjerë të arrestuar në kuandër të operacionit “Ndërmjetësi” të ndërmarrë në Kadastrën rajonale Tiranë.
-
VIDEO
Masat kufizuese jepen me telefon nga Rama? Koraqi në Report Tv: Kemi muaj pa folur me kryeministrin! Në shtator rritje të rasteve me COVID, por s’do ketë mbyllje totale
TIRANË- Shefi i shërbimit të Mikrobilogjisë, Andi Koraqi ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë një mbyllje totale të vendit, si në vjeshtë e kaluar për shkak të variantit të ri Delta, edhe pse shprehet i bindur se në shtator do të ketë një rritje drastike. Megjithatë, në studion e Report Tv në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ai tha se rritja e rasteve nuk do të jetë në përmasa drastike. Kjo për shkak edhe të procesit të vaksinimit, që sipas Koraqit në vendin tonë ka ecur me ritme të mira.
“Është shumë i rëndësishëm niveli i vaksinimit dhe ne kemi ecur mirë dhe rritja nuk do jetë drastike që të kërkojë mbyllje totale të vendit. Dalja e varianteve të reja nuk e respekton më termin e imunitetit të tufës. Vaksinimi maviv na bën që të mos kemi raste të rënda dhe vdekje”, tha Koraqi.
-
VIDEO
Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës, zbardhen emrat e të arrestuarve,1 i pezulluar nga detyra për korrupsion
Gazetari i Report TV Sokol Demaj ka zardhur emrat e të arrestuarve në Kadastrën rajonale Tiranë gjatë operacionit të SPAK. Zyrtarët Neritan Balbusha, Admir Buri dhe Gazmend Dija janë lënë në arrest në burg lidhur me akuzën e korrupsionit. Ndërsa Panol Nikolla i cili është shoqëruar është pezulluar nga detyra. Për këtë të fundit nuk është prerë fletë arresti.
-
VIDEO
9 ujësjellës në Tepelenë e Memaliaj, pjesë e projektit për efiçencën e energjisë, Balluku: Rritet cilësia e furnizimit, ulen kostot e shërbimit
Rritja e cilësisë së furnizimit me uji të pijshëm si dhe ulja e konsumit të energjisë elektrike me 50% do të jenë në fokus të projektit për efiçencën e energjisë në 9 ujësjellës në Tepelenë e Memaliaj.
-
VIDEO
Alarm për shpërthim tritoli në Tiranë, një valixhe me eksploziv alarmon RENEA-n dhe policinë
Një valixhe e cila dyshohet se është me eksploziv ka alarmuar forcat RENEA dhe policinë e Tiranës, dhe pritet shpërthimi i komanduar i saj nga forcat 'Genio'. Valixhja është lënë tek shkallët e një dyqani në afërsi të stadiumit 'Dinamo'
-
VIDEO
Falsifikim dokumentesh për përfitim pronash, SPAK bastis zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë, të ndaluar 1 zyrtar dhe 2 sekretare
SPAK vijon të godasë me dorë të hekurt korrupsionin në nivele të zyrtarëve të lartë. Sot SPAK dhe drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit kanë zhvilluar një aksion në zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë duke shoqëruar 3 persona.
Të ndaluar janë një zyrtar i Kadastrës dhe 2 sekretare. Një tjetër është shoqëruar, por pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se janë dhënë disa urdhëra ndalimi dhe pritet që të ekzekutohen në vijim.