-
VIDEO
Aksident masiv në autostradën Tiranë -Durrës, një nga makinat del nga rruga, përfundon mbi trafik ndarësen
-
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Disa makina janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trafik ndarëse.
Si pasojë është krijuar trafik në dalje të Tiranës deri tek vendi i aksidentit pranë QTU dhe nga ana tjetër e autostradës në hyrje. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
-
-
VIDEO
Kontrolle me dron nga veriu ne jug, policia apel shofereve
Radarë, kamera, dronë, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Morina në Rrugën e Kombit dhe Lezhë. Nga Fieri në Vlorë e Sarandë, nga Elbasani në Korçë dhe nga Fieri në Durrës e Tiranë. Jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, jo statik, por me lëvizje.
-
VIDEO
Aksident në Berat, makina përfundon në kanal pasi u godit nga pas nga një Land Rover
Dy mjete janë përplasur njëri me tjetrin në aksin rrugor Berat-Dimal në fshatin Morave.
Të dy mjetet kanë qenë në të njëjtin sens drejtimi. Mjeti tip Benz me targa AA 688UJ ka dashur të kthehet për në banesë dhe mjeti tip Land Rover me targa AA 199 DC e ka goditur nga pas. Më pas makina tip Benz ka përfunduar në kanal afër derës së shtëpisë.
-
VIDEO
Kreu i shoqatës së bareve e restoranteve, Enri Jahaj: Të hiqet ora policore! Nëse nuk rishikohen masat do të ngrihemi në protestë masive
Ora policore dhe ndalimi i muzikës pas orës 22:00 në kuadër të masave anti-COVID, po shkakton shumë dëme ekonomike në aktivitetin e bareve dhe të restoranteve në vendin tonë.
Këshu thotë në një intervistë për Report Tv, Enri Jahaj, kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve i cili bëri thirrje që të lehtësohen masat kufizuese, në këtë sezon turistik, nisur edhe nga fakti shton ai se në sheshin ‘Skënderbej’ janë zhvilluar grumbullime masive. Jahaj thotë se nëse nuk hiqet masat kufizuese, ato do të mbyllin, aktivitetin e tyre të biznesit dhe më pas do të ngrihen për të zhvilluar protestë masive
-
VIDEO
Mjekësi/ Kërkohet rritja e rrogës deri në 1500 euro flet mjekja shqiptare Elona Haubrich
-
VIDEO
Lagja 'Kushtrim' në Vlorë shndërrohet në fushë mbetjesh! Banorët: Bashkia na ka harruar, fusha ku luajnë fëmijët e mbushur me plehra
VLORË-Jo më larg se 1 km nga qendra e qytetit të Vlorës, lagjja "Kushtrim" ose siç njihet ndryshe ish- Fusha e Aviacionit ka mbetur jashtë vëmendjes së pushtetit vendor.
Kanale te pa pastruara por edhe mbetje te shumta inerte e urbane e kane kthyer kete lagje në një fushë plehrash.
-
VIDEO
Jetesë si në mesjetë, braktiset fshati Berzanë në Lezhë! Dikur jetonin 800 familje, sot ka vetëm 50 shtëpi
Prej 30 vitesh fshati Berzanë në Lezhë nuk ka njohur asnjë investim. Shqetësimi më i madh për banorët është rruga e amortizuar por dhe rrjeti elektrik. Shumë prej tyre janë detyruar të braktisin fshatin dhe sot kanë vetëm 50 familje
-
VIDEO
Projektvendimi i KQZ/ 1 votë e shqiptarëve 'vlen' 85 lekë, 130 mln lekë për 4 parti që morën mbi 1% më 25 prill! Si ndahen për PS, PD, LSI dhe PSD
Për çdo votë të vlefshme të marrë nga shqiptarë partitë politike që kanë kaluar 'pragun' 1% do të marrin 85 lekë. Një vlerësim i tillë është bërë në një projektvendim të të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që ka publikuar relacionin për vlerën e votës, mbi bazën e së cilës do të shpërndahen edhe fondet për partitë në zgjedhjet e ardhshme.
-
VIDEO
Sot merr fund vuajtja e turistëve në jugun e Shqipërisë, Report Tv siguron pamjet pak para hapjes së By-Pass të Vlorës dhe inagurimit nga kryeministri Rama
Sot do të hapet By-Pass i Vlorës. Pritet që kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku të jenë të pranishëm në hapjen e këtij aksi rrugor rreth orës 19.00 të mbrëmjes së sotme, që synon të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të ulë trafikun përgjatë sezonit turistik
-
VIDEO
Varrezat në Përmet mesjetare, s'ka viktima të komunizmit, arkeologu Memisha: Janë zbuluar 10 varre, mes tyre ka dhe eshtra fëmijësh
Varreza e zbuluar në Përmet gjatë punimeve në rrugë mendohet se i përket periudhës Mesjetare. Duke mbështetur ministren Margariti, arkeologu Marenglen Memisha tha se kanë nisur gërmimet arkeologjike pasi varret janë më të hershme se sa periudha e komunizmit
-
VIDEO
Kosovë/ Mbi 1500 të helmuar në Deçan, autoritetet: Uji nuk është i pijshëm flet gazetarja Sahiti
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë në përfundimin se uji në Deçan është jo i pijshëm, çka e cilësoijnë si shkaktarin kryesor për mbi 1500 të helmuar në Deçan. Referuar analizave, në ujë janë gjetur bakteri disa bakterie jo patogjene, më konkretisht të bakterieve koliforme dhe E.coli.
-
VIDEO
Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, s'ka fund tragjedia për familjen Gjoka! Ndërron jetë edhe 15-vjeçarja e plagosur, sot iu dha lamtumira e fundit vajzës së madhe
Shpërthimi i bombolës së gazit me 4 korrik në Velipojë, ndërron jetë në Itali dhe vajza e dytë e familjes Gjoka nga Gajushi i Lezhes. Pavaresisht trajtimit mjekesor Klarisa Gjoka 15 vjece nuk mundi tju mbijetoje plageve te marra. Disa ditë me parë gjeti vdekjen dhe motra e saj Daniela Gjoka 19-vjeçe, e cila përcoll sot për në banesën e fundit