-
VIDEO
32-vjeçari i humbur prej 7 vitesh në Indonezi, ekstradohet drejt Tiranës Luan Bundo që i mori 13 mijë € dhe i premtoi se do ta çonte në Australi! U arrestua në Spanjë pas denoncimit në 'Pa Gjurmë'
Ka mbërritur në Shqipëri, Luan Bundo i arrestuar pas denoncimit në emisionin ‘Pa gjurmë’, për trafik klandestinësh kundrejt 13 mijë euro. Publikimi i rrjetit të tij të trafikut u bë në emisioni ‘Pa gjurmë’ nga familjarët e 32 vjecarit, Mensur Prençi i cili rezulton i humbur prej 7 vitesh.
-
VIDEO
Do shiteshin për 6000 euro, sekuestrohen 2 mina me telekomandë! Në pranga 30-vjeçari në Durrës
Sekuestrohen 2 mina me telekomandë të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro. Policia e Durrësit në kuadër të operacionit ‘Parandalimi’, në vendin e quajtur "Muzeu", në lagjen nr.9, ka arrestuar në flagrancë Eluar Thaçin, 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës. Gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj 30-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt shumës 6000 euro.
-
VIDEO
Akuzohen se dhunuan gjyqtarin, familjarët e vëllezërve Myslymi në Vlorë i kthehen policisë: O plehra lërini, merrni gjyqtarin o ndyrësira
Familjarët e 3 vëllezërve Myslymi që kanë dalë sot para gjykatës kanë shpërthuar me akuza dhe ofendime ndaj forcave të policisë pas vendimit të gjykatës.
'O plehra lërini. Çfarë kanë bërë ore?! Merrni gjyqtarin o ndërësira, e ka gjyqtari vendin aty", dëgjohet të thonë familjarët.
-
VIDEO
Dhunuan gjyqëtarin, gjykata lë në burg Fatos Mylsymin dhe të lirë dy vëllezërit! Familjarja: Kanë ngatërruar me qëllim
Gjykata e Vlorës ka caktuar arrest me burg Fatos Myslymin dhe arrest në shtëpi për Elmaz e Myslim Myslymin, të cilët dhunuarn gjyqtarin Arqile Basho. ‘Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore pasi u është rrëmbyer prona nga na e gjyqtarit Arqile Basho. Gjatë gjykimit ka pasur shtrembërim të fakteve. Është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg. Elmaz Myslimi është personi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur gabimisht Fatos Mylsimin që nuk e ka prekur fare me dore. Elmaz Myslimi ka pasur rasport mjekësor.’- u shpreh një nga familjaret.'- tha e afërmja.
-
VIDEO
3 në pranga dhe 2 në kërkim në Vlorë, akuzohen për kultivim droge! Sekuestrohet lëndë narkotike dhe municion luftarak.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar 'Dukati'. Policia e Vlorës ka njoftuar se ka goditur 3 raste të kultivimit të narkotikëve, në zonat e Selenicës dhe Dukatit. Janë vënë në pranga Tonin Azizaj, Simon Imamaj, Jurgen Kapaj, ndërkohë që janë shpallur në kërkim shtetasit Shkëlqim Zykaj dhe Shkëlzen Zykaj.
-
VIDEO
Rama publikon pamjet panoramike nga Bypass-i i Vlorës: Një destinacion ri për t’u zbuluar
Pamje panoramike janë ato që shfaqen në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama nga Bypass-in e Vlorës
Kreu i qeverisë shkruan se tashmë ky është një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit, dhe gjithashtu është një destiancon i ri për t’u zbuluar.
-
VIDEO
'Shtypi i ditës dhe ju' me Elda Lamja
'Shtypi i ditës dhe ju' me Elda Lamja
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 17 Korrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar zgjedh 300 anëtarët e Këshillit, e deri tek Dinamo prezanton Ibraimin, një italian merr Kukësin.
-
VIDEO
Dyndje e madhe pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë, më shumë se 10 mijë qytetarë kanë hyrë që në orët e para të mëngjesit
Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar është këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar që sipas pushuesve kosovar çdo vit ka përmirësime. Por kërkesa mbetet e njëjtë, heqja e kufiri edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata. Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe këtë fluks të lartë.
-
VIDEO
Nga sot merr fund vuajtja e udhëtarëve në jugun e Shqipërisë, hapet Bypass-i i Vlorës! Rama: Përfundon brenda vitit! Balluku: Monitorim me radarë, përshkohet për 20 minuta
Sot është hapur Bypass-i i Vlorës. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku ishin të të pranishëm në hapjen e këtij aksi rrugor rreth orës 19.00 të mbrëmjes së sotme, që synon të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të ulë trafikun përgjatë sezonit turistik
-
VIDEO
Raporti i PD për 25 prillin/ Analistët: Alibi e humbjes! Në raport u zhdukën ‘provat’ e humbjes së zgjedhjeve
Demokratët nuk gjetën mëkatet e vetvetes për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit gjatë analizës përmbledhëse dje në Kryesi.
Ndryshe nga analiza në bazë ku thuhej se rezultati maksimal u pengua edhe nga mungesa e bashkëpunimit me aleatët, pra se kontributi i tyre ishte i ulët, veçanërisht në zonat ku nuk kishin kandidatë dhe se PD doli vonë në fushatë, dje në 13 përfundimet që u miratuan si raporti analitik i humbjes, nuk u reflektuan shkaqet e brendshme që ndikuan në rezultatin zgjedhor të 25 prillit.
-
VIDEO
Hapet bypass-i i Vlorës, Balluku: Do të monitorohet me radarë, përshkohet për 20 minuta! Rama: Lajm i shumë pritur, fut në klimën e pushimit çdo vizitor
Ministrja e Transportit dhe Insfrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aks rrugor do të monitorohet me radarë dhe se do të ketë shumë forca policia që do të kryejnë kontrolle përgjatë rrugës. Ministrja tha se e gjithë rruga e cila është 30 km, përshkohet për jo më shumë se 20 minuta dhe se ka një pamjemjaft panoramik.
‘Janë vendosur të gjitha tabelat që tregojën limitet e shpejtësisë. Kemi kërkuar forca të shtuara nga policia rrugore për të pasur nën kontroll pikat ku ka rrezik aksidentesh. Bypassi do të monitorohet i gjithi me radar. Pikat e kantirëve ku punohet nuk do të ketë asnjë ndalesë puna do të vazhdojë. Gjithçka shkon sipas skedulës. Nga hyrja e Vlorës në këtë segment, nuk do jetë e nevojshme të kalojmë më në Radhimë apo në Vlorë, por do të hymë në rreth rrotullimin e Orikumit. Brenda këtij viti e kemi të mbaruar komplet. Kemi rreth 30 km dhe i kemi përshkruar sipas tabelave nuk shkon më shumë se 20 minuta. Ka një pamje panoramike.’- tha Balluku.
Kryeministri Edi Rama tha se hapja e bypass-it është një lajm i shumë pritur dhe se krijon një mundësi komplet ndryshe që të kalohet me lehtshmëri. Rama tha se ky udhëtim panoramik fut në klimën e pushimit çdo vizitor.
‘Lajmi i shumë pritur prej vitesh. Ka një mundësi komplet ndryshe nga çka qenë pasi kalohet me një lehtshmëri të madhe. Ky udhëtim panoramik që fut në klimën e pushimit çdo vizitor. Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore.’- tha Rama.