-
VIDEO
Berisha i shpallur ‘non grata’: Zgjedhje nën regjim mafioz, por edhe kryetari i PD ka përgjegjësi për humbjen! Fotoja tregon hapur qëndrimin e Bashës për 'mentorin' e tij
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë pasur një takim shumë miqësor me njëri-tjetrin, në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar që po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Siç shihet edhe nga fotot Berisha dhe Basha, i kanë shtrënguar dorën njëri tjetrit, dhe madje janë ulur edhe pranë e pranë në Pallatin e Kongreseve. Më këto foto Basha ka treguar qartë edhe qëndrimin e afërt, me ish-liderin e PD-së, pavarësisht se Berisha është shpallur ‘non grata’ dhe person i padëshirueshëm nga SHBA, për korrupsion dhe minim të demokracisë.
-
VIDEO
Si u vra ish bankieri në Itali nga vëllezërit shqiptarë të maskuar me maskë COVID! Ishte duke tërhequr para në bankë me gruan, autori hodhi rrobat në pus
Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Lecces. Një ish-bankier 69-vjeçar është ekzekutuar pikërisht duke nxjerrë para në një bankomat. Giovanni Caramuscio, u vra mbrëmë në sy të gruas së tij Për vrasjen e tij akuzohen dy vëllezër shqiptarë, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen. Vëllezërit kanë qenë të maskuar me maskë antiCovid.
-
VIDEO
Rehabilitohet kanali vaditës në Kozan të Elbasanit, Balla: Mos të lëmë asnjë familje që jeton në fshat pa i garantuar ujin vaditës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja pa nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e kanalit vaditës në fshatin Kozan në Elbasan.
-
VIDEO
Bujar Kapexhiu dhe 'Rudina' kapen 'mat' në Sarandë! Rikthehet pas 35 vitesh 'sheshxhirimi' i filmit të dashur për të gjithë, pedonalja e qytetit si simultane shahu
35 vite pas xhirimit të filmit “Dy herë mat”, aktorët Bujar Kapexhiu, Manjola Begolli, Alfred Bualoti e Karafil Shena u kapën “mat” në Sarandë. Kasti i aktorëve të famshëm, disa edhe të veshur me personazhet që kanë luajtur, është rikthyer në vendin ku xhiruan duke kthyer kujtimet më të bukura të një prej filmave komikë më të dashur për të gjithë shqiptarët.
-
VIDEO
'Liqeni i ftohtë' boshatis plazhin e Velipojë, nuk ka pushues, pronarët e hoteleve mbyllin shezlongët
VELIPOJË- Fundjava në vendin tonë ka sjellë luhatje të temperaturave edhe reshje shiu në disa zona. Fenomenti i ashtuqujatur 'Liqeni i ftohtë' ka boshatisur plazhin e Velipojës nga pushuesit. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, pronarët e hoteleve për pasojë kanë mbyllur edhe shezlongët.
Edhe përse jemi në kulmin e sezonit turistik kjo e dielë është kthyer në një ditë jo të zakonshme korriku pasi janë të paktë pushuesit që mund të shihen në bregdet e ndërsa shumica e tyre kanë vendosur të largohen.
-
VIDEO
Një ditë pas Kuvendit të PD, priten sot 300 emrat e Këshillit Kombëtar! Cili do të jetë ekipi i Bashës për 4 vitet në vijim, ç'do ndodhë me kritikët
Sot, një ditë pasi Partia Demokratike zhvilloi në Pallatin e Kongreseve Kuvendin Kombëtar pritet të bëhen publike emrat e 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, institucionit më të rëndësishëm drejtues të Partisë Demokratike, i cili më pas do të zgjedhë ekipin e ngushtë të Bashës për 4 vitet në vijim.
-
VIDEO
Krujë, shkrumbohet nga flakët mjeti tip 'Golf' në pronësi të 24-vjeçarit, përfshihet nga zjarri kioska
KRUJË- Një mjet tip 'Golf' është përfshirë nga flaktët orët e para pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20. Mjeti tip 'Golf' është në pronësi të një 24-vjeçarit i identifikuar si Donald Shullazi. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se për shkak të flakëve të makinës, është përfshirë nga zjarri edhe një kioskë që ndodhej aty pranë.
Fatmirësisht janë shënuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.
-
VIDEO
Kështjella e Mamicës në fshatin Petrelë
Kështjella e Petrelës, si kështjellë e Mamica Kastriotit, nën impresionet e mësuesit të vjetër Hasan Shehu, banor I fshatit piktoresk Petrelë në jug të Tiranës, do të jetë destinacioni I së djelës së kameras së emisioneve Veri Jug. Kështjella e mbështjellë me tisin e heroizmit të familjes së Kastriotëve, si pasardhëse e qytezës së lashtë ilire të Përsqopit. Luftimet nën bedenat e saj dhe thyerja e ushtrive osmane nën komandën e Mamica Kastriotit. Përse duhet ta vizitojnë sot turistët kështjellën e Petrelës. Ndiqni reportazhin “Kështjella e Mamicës në fshatin Petrelë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Luftimet në kështjellën e Petrelës
Rrëfimtari Hasan Shehu sjell në vëmendje rrethimet e kështjellës së Petrelës nga ushtritë osmane dhe triumfin e fitoreve të Mamica Kastriotit ndaj gjeneralëve turq, varret e të cilëve gjenden ndën muret e kështjellës.
-
VIDEO
Kështjella e Petrelës si pikë turistike
Pas pandemisë coronavirus covid 19, në sezonin e ri turistik pritet që kështjellën e Petrelës ta vizitojnë qindramijë turtistë vendas dhe të huaj. Vecoritë e saj si pasardhëse e qytezëes së lashtë ilire të Përsqopit.
-
VIDEO
Sheshi Mamica në fshatin Petrelë
Mësuesi i vjetër Hasan Shehu, banor I fshatit Petrelë, tregon historinë e princeshës së familjes Kastrioti, Mamicës, si zotëruese e kështjellës së Petrelës, pas kthimit të Gjergj Kastriotit në atdhe.
-
VIDEO
Gjanica në Fier u shndërrua në hapësirë 'paqeje' për qytetarët, por sot uji ka rrjedhur i zi! Derdhja e hidrokarbureve 'bombë' mjedisore, shkojnë të gjitha në bregdet
FIER-Lumi Gjanica, i cili përshkon qytetin e Fierit nga një investim i qeverise shqiptare ka ndryshuar rrënjësisht në një nga hapësirat rekreative me shëtitore, ambiente pushimi, parqe, sheshe dhe kënde argëtimi për te gjithë qytetarët.
Por sot ka ndodhur një fenomen që dikur ishte i shpeshtë, uji në lumë ka rrjedhur i zi. Derdhja e e hidrokarbureve në këtë lumë herë pas herë i bëjnë ujërat e këtij lumi të zeza.