• VIDEO

    Situatë katastrofale nga përmbytjet në Europën Perëndimore

    Vijon të përkeqësohet situata nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku 120 persona kanë humbur jetën në Gjermani dhe mbi 1300 të tjerë janë raportuar të zhdukur. Pasoja katastrofale nga përmbytjet ka patur edhe në vendet e Beneluksit, ku 11 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg dhe Holandë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

  • VIDEO

    Balla takon Abazoviç: Në fund të muajit do të kemi një pikë tjetër kufitare me Malin e Zi

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ndodhet në Tiranë.

    Pas takimit, Balla dha detaje nga biseda që u zhvillua mes tyre, ndërsa tha mes të tjerash se në fund të muajit do të kemi një pikë tjetër kufitare me Malin e Zi.

     “Të rrisim dhe forcojmë bashkëpunimin e eksperiencave sepse kemi shumë çështje që ngjajnë. Në Shqipëri kemi probleme me reformën zgjedhore dhe kështu ndodh edhe në Malin e Zi. E rëndësishme është që qoftë Shqipëria, qoftë Mali i Zi kanë një kontribut cilësor dhe të ketë bashkëpunim mes vendeve tona. Deri në fund të këtij muaji do të kemi një pikë tjetër kufitare me Malin e Zi. Kjo tregon rritjen e intensitetit mes dy vendeve tona dhe kjo tregon një proces integrimi në marrëdhënien në Ballkanin Perëndimor”, tha Balla.

  • VIDEO

    Përfundon takimi i Bashës me Abazoviç: Diskutuam për zhvillimin e popujve tanë dhe integrimin në BE! Zv.kryeministri: Është koha për një frymë të re evropiane për të gjitha trevat tona

    Zv.kryeministri i me origjinë shqiptare në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka përfunduar takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Në fund të takimit kreu i Partisë Demokratike theksoi se ishte kënaqësi takimi me Abazaviç dhe shtoi se diskutuan mbi zhvillimin e popujve tanë dhe integrimin në BE.

    ‘Kam një kënaqësi unike, kënaqësinë e mikpritjes së zv.kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Karriera politike e tij është ndërtuar mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, të një studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për Ballkanin, Evropën dhe globalizmin dhe është faktuar në luftën e pabarabartë midis forcave për liri dhe rrezikut të autokracisë.

    Është një kënaqësi e veçantë, sepse interesi i PD dhe i imi personal për fqinjin tonë verior e në veçanti për bashkëkombasit tonë në Malin e Zi ka qenë dhe mbetet permanent, dhe gjatë bisedës së sotme konstatova se përkushtimi i Abazoviç bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët aty, por edhe nga PD qoftë në qeverisje apo në opozitë. Temat tona të diskutimit kanë variuar nga demokracia te politikat reale, zhvillimi i popujve tanë dhe integrimi në BE i dy vendeve tona. Abazoviç është një etalon i guximit’- tha Basha.

    Ndërkohë nga ana tjetër, Abazoviç tha se është koha për një frymë të re evropiane për të gjitha trevat tona.

    ‘Të gjithë së bashku duhet të merremi me politikë dhe të bëjmë një impakt në shoqëritë tona Besoj se koha është një frymë të re evropiane në të gjithë trevat tona. Detyra jonë është se si politikanë, si njerëz që e shohim është të bëjmë maksimumin që të fusim më shumë etikë në jetën politike, të bëjmë gjëra konkrete. Të gjithë bashkë që t’i përshtatemi vlerave evropiane.’- tha Abazoviç.

  • VIDEO

    Vullnet Alushaj çel ekspozite me piktura në Roskovec

    Mbi 30 piktura të përmbledhura në një ekspozitë të piktorit Vullnet Alushaj ku dominojnë ngjyrat dhe peisazhet e ndryshme të natyrës janë sjellë këtë herë në hollin e Bashkisë së Roskovecit duke bërë bashkë në një event të veçantë artistët dhe artdashësit fierak

  • VIDEO

    Koncerti “Nata Shkodrane” do të sjellë në skenën e amfiteatrit veror të Tiranës rreth 20 këngë, që do të interpretohen nga zërat më të njohur të muzikës së qytetit verior ndër vite.

    Perlat e këngës qytetare shkodrane që kanë lënë gjumë në dekada do të zbresin  më datë 21 korrik kryeqytet, ku zërat më të njohur të qytetit të Shkodrës do të interpretojnë me repertorin e tyre në amfiteatrin e Tiranës.

    Këngët më të bukura të repertorit të muzikës qytetare shkodrane do të zbresin më 21 korrik në një natë gala koncerti me tinguj të muzikës tradiconale në kryeqytet.Artistët shkodranë janë në prova e fundit ndërsa udhëheqi artistik Andi Unaza premton se nata e kulturës shkodrane do të jetë plot surpriza.

  • VIDEO

    Arrestohen 11 shoferë, policia gjobit 1911 prej tyre për shkelje të Kodit Rrugor

    11 drejtues mjetesh janë vënë në pranga të policisë, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë që janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga këto 32 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 11 për drejtimi mjeti në gjendje të dehur. Sakaq janë marrë 1911 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore

  • VIDEO

    Dhuna ndaj gjyqtarit të Vlorës, Gjykata e Apelit: Akt i rëndë kriminal

    Gjykata e Vlorës dënon aktin e dhunës ndaj gjyqtarit Arqile basho. Në një deklaratë për mediat, gjyqtarja Iliba Bezati e ka cilësuar si një akt të rëndë kriminale që cenon punën e gjyqtarëve.

    “Është një akt shumë i rëndë kriminal kjo që ka ndodhur me gjyqtarin Argjile Bashon dhe sigurisht që magjistratët e Apelit të Vlorës e mbështesin maksimalisht gjyqtarin dhe dënojnë duke shfaqur një dënim pasi është rast i përsëritur. Sigurisht që njëra palë do humbasë, por qytetarët duhet të kuptojnë se ka një shtet të së drejtës , por duhet që të ankimojnë vendimin në një shkallë më të lartë dhe të presin deri në rezultate. Në këto kushte situata të tilla i vënë gjyqtarët para trysninë për të dhënë një vendimmarrje të gabuar, kërcënimi është evident, kur ka përsëritje të dhunës ndaj gjyqtarët, qytetarët janë bërë ndoshta të padurueshëm për shkak të zgjatjes së proceseve gjyqësore, por edhe për faktin se ka një opinion për gjyqtarët dhe shteti duhet të punojë këtë se magjistratët po punojnë në një presion të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Bezati.

  • VIDEO

    Analiza e PD, miratohen ndryshimet në statut e ftuar gazetarja Daniela Maloku

  • VIDEO

    Zyla: Operacionet e Spak , rezultat e një pune të nisur më herët

  • VIDEO

    Rrezik shembjeje, çelet fondi 64 milionë lekë për pallatin në Gjirokastër

    Pas tre vitesh, më të fund do të realizohet ndërhyrja në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër, aty ku banorët jetojnë me frikën e shembjes së pallatit për shkak të erozionit të tokës. Projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe i mbikëqyrur nga Bashkia Gjirokastër parashikon ndërtimin e mureve mbajtëse dhe ngritjen e dy rreshtave me pilota për stabilizimin e kodrës ku ndodhet objekti. Shtatori pritet të jetë fillimi i punimeve që parashikohen të zgjasin 4 muaj dhe përfitues janë 16 familje.

  • VIDEO

    Qytetari bën analizë mbi analizën: ’Sa ka patur debat në Partinë e Punës aq ka në PD’

    Një qytetar bën një analizë mbi atë së cfarë prodhoi mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD këtë të enjte. Ai bën një krahasim me kaluarën politike dhe është i mendimit se partia është vetëm në duart e një personi, ndërsa e konsideron Bashën më diktator se Enver Hoxha.

  • VIDEO

    'Shtypi i ditës dhe ju' me Elda Lamja

    'Shtypi i ditës dhe ju' me Elda Lamja

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv