-
VIDEO
Shoqata e Biznesit tjetër kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të shtyhet ora policore, merreni parasysh ose do reagojmë
Shoqata e Biznesit këmbëngul që të hiqet ora policore, pasi shprehen se kjo po ndikonin shumë në të ardhurat e tyre, aq më tepër pasi një viti pandemik. Në letrën e dërguar drejtuar ministrisë së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe duke vënë në dije zv. ministren Mira Rakacolli, thuhet se është e nevojshme që të merren masa lehtësuese, duke paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim, lënë mundësinë e hapur për përshkallëzim të bizneseve.
-
VIDEO
Plagosi 45-vjeçarin 1 vit më parë, arrestohet në Durrës i riu, lëvizte i armatosur! I shpallur në kërkim edhe për një plagosje tjetër 3 vite më parë
Në pranga ka rënë Aleksandër Mehmetaj, i cili plagosi me armë zjarri Spartak Beraqajn 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më 20 shtator të 2021 në Astir, Tiranë, pas një sherri ku u përfshinë të dy personat.
-
VIDEO
Restaurimi i godinës së maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë', Rama poston videon: Do zgjerohen kapacitet për nënat e fëmijët
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga punimet në godinën e maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë', ndërsa thotë se do të ruhet godina historike. Po ashtu Rama thekson se do të zgjerohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët dhe një hapësirë të re, arkitektonikisht në harmoni me godinën e origjinës.
-
VIDEO
Emrat e anëtarëve për Këshillin Kombëtar të PD, Çupi: Një pjesë e tyre janë për SPAK, kanë kryer krime të rënda! PD po vepron kundër interesave të SHBA sepse strehon kriminelë
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka emra që duhet të përballen me për SPAK për krime shumë të rënda. Çupi tha se PD po kthehet në një strehë e kriminelëve shumë të rrezikshëm që janë bashkëpunëtror të Sali Berishës. Madje Çupi shton më tej se PD po vepron kundër thirrjes së SHBA dhe se një ditë do të konsiderohet një parti që veproi kundër interesave të SHBA dhe u cilësua si një parti anti amerikanë
-
VIDEO
Analiza e zgjedhjeve, Elezi: Nuk është reale dhe e mbështetur në standarde
Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, thotë se nuk është një analizë reale e mbështetur në standarde dhe se është një budallallik. ‘Janë objektiva të shpallura dhe të bëra publikë. Nuk është një analizë reale dhe e mbështetur në standarde. Pika 9 e krahason mandatet e 2017 me 2021. Është një rezultat gropë në 2017, nuk mund të krahasohesh. E ka bërë për të treguar se ne nuk jemi aq keq. Nuk është reale ajo. Ky është budallalik nuk është sfidë gabon në arsyetim. Fakti i kartelws së drogës duhet të ishte përball me emra konkret. Këta janë budallenj ajo marrëveshja e 5 qershorit ka qenë turp.'- tha Elezi.
-
VIDEO
Analiza e zgjedhjeve, Çupi: Pse i kërkojmë PD-së që të fitojë? Nuk ka fituar kurrë dhe s'ka dalë forcë e parë!
Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale.
Në lidhje me analizën e zgjedhjeve, i ftuar në Report Tv, Frrok Çupi ka ironizuar Partinë Demokratike, si dhe kryetarin Lulzim Basha, ku thotë se nuk kemi se çfarë fitoreje që t’i kërkojmë PD-së, pasi nuk ka fituar asnjë kurrë. Çupi u shpreh se analiza e zgjedhjeve ka qenë një tallje me PD, duke u thënë se kemi fituar.
-
VIDEO
Kryesia 2 orë mbledhje! Drejtuesit politikë kundër Bardhit për hartimin e analizës së humbjeve në zgjedhje: S'është objektive! Miratohen 4 pikat që do i dërgohen Kuvendit të PD për miratim
Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku pavarësisht pakënaqësive ka miratuar 4 pikat e rendit të ditës që do i dërgohen Kuvendit Kombëtar të PD-së për miratim këtë të shtunë. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Danjela Maloku, se mbledhja nisi me debate mes drejtuesve politik dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Nga sa mësohet ato nuk kanë qenë dakord për mënyrën se si është hartuar analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.
-
VIDEO
Mbledhja e Kryesisë/ Kadilli: U diskutuan dhe propozimet e mia për ndyshimet në statut, Basha s'ishte dakord me mua për rolin e kryetarit
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, një nga ish- kandidatët për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli tha se u diskutuan edhe propozimet e tij për ndryshimet në statut, por ka pasur mendime të kundërta me Bashën, sa i përket rolit të kryetarit të partisë.
'Jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin Kombëtar për të denoncuar të keqe, por edhe për të parë me përgjegjshmëri, për ta bërë këtë parti të pasur, të hapur dhe konkurruese, ndryshimet e propozuara nga unë, u diskutuan, u gjykuan të parakohshme opinioni më dashamirë, por me kryetarin Basha ndajmë koncepte të ndryshme për rolin e kryetarit të partisë. Uroj që Kuvendi Kombëtar të kuvendojë që të ndryshojmë veten tonë, të jemi më të hapur", tha Kadilli.
-
VIDEO
Berat/ Shkoi me shoqërinë për t’u larë, adoleshentja mbytet në lumin Devoll
Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht në Berat. Pasditen e sotme, për shkak edhe të temperaturave shumë të larta, ajo kishte shkuar së bashku me shoqërinë për t'u larë në Devoll, por fatkeqësisht ka humbur jetën.
-
VIDEO
Analiza e PD me 13 pika, Spaho e Paloka debate me Bardhin: S'është objektive, të ndryshohet!
Drejtuesit Politik në Korçë e Durrës, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, dy qarqet që në analizën e PD janë cilësuar sikur kanë arritur rezultat jo të mirë, kanë debatuar në mbledhjen e Kryesisë.
"Përfundimet e nxjerra nga analiza e Korçës nuk është objektive sepse unë kam marr 5 mandate, pse thoni nuk është arritur maksimumi", ka thënë Spaho.
"Duhet ta ndryshojmë, nuk mund te jetë ky dokumenti i analizës, nuk ka reflektuar atë që kemi shkruar në raporte. A duhet matur me vota rezultati apo me mandate te arritura? A quhet objektiv minimal apo maksimal, se për 3900 vota nuk u mor mandati i 7-të?", thotë Paloka.
-
VIDEO
‘Berati nën yjë’ sjell për personat e ndryshme muzikë baroke
“Berati nën yje”, ka sjellë për personat me aftësi ndryshe dhe të moshuarit e Beratit, tingujt e muzikës baroke. Ky koncert i Vox Boutiqe, ka për qëllim ofrimin e mundësive të barabarta, por edhe promovimin e trashëgimisë kulturore
-
VIDEO
Mblidhet kryesia e PD! Drejtuesit politikë kundër Bardhit për hartimin e analizës së humbjeve në zgjedhje: S'është objektive, s'janë reflektuar raportet tona
TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku pritet të marrë disa vendime të rëndësishme. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Danjela Maloku, se mbledhja ka nisur me debate mes drejtuesve politik dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Nga sa mësohet ato nuk janë dakord për mënyrën se si është hartuar analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.
Korça është listuar në qarqet ku është arritur projeksioni minimal në mandate, brenda pritshmërisë, dhe për drejtuesin Politik Edmond Spaho, ky vlerësim nuk është aspak objektiv. Njëjtë si Spaho, është i mendimit edhe drejtuesi politik i Durrësit, Edi Paloka. Sipas këtij të fundit, nuk janë reflektuar ato që kanë bërë drejtuesit politik në raporte dhe analiza duhet të ndryshohet.