• VIDEO

    'Shtypi i ditës dhe ju' me Elda Lamja, kuvendi i PD

  • VIDEO

    Alizoti s'kursen kritikat: Fjalimet e gjata, tipike te partisë së punës! PD s'duhet të luaj me kohën sepse njerëzit janë mërzitur, momenti për të parë ideologjinë tonë

    Deputeti i zgjedhur i PD, Tomor Alizoti nuk i ka kursyer kritikat gjatë fjalë së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, ndërsa tha se ka ardhur momenti që kjo parti të shohë ideologjinë e saj. Sipas Alizotit, PD duhet të jetë e vërtetë dhe të bëjë atë që thotë, ndërsa kritika pati dhe për kolegët që folën para tij, ku i th ase 'fjalimet e gjata janë tipike të partisë së punës'.

    "Se ça do bëjmë ne, do bëjmë atë e këtë, ishalla dashtë Zoti do i bëjmë të gjitha, por nëse do bëjmë pak nga këto që thamë, jemi të mrekullueshëm. Unë në Berat ishte hera e parë që drejtoja një qark. Politika është diçka reale, demokratët janë realë, demokratë në Berat apo kudo kanë mbetur pa punë, kjo parti e ka detyrim t'i ofrojë mbrojtje njerëzve që dhunohen. Ky është mision, misioni kësaj partie ka qenë për të mbrojtur njerëzit në nevojë, njerëzit në nevojë janë rrugëve, ky është mision kombëtar jo partiak. Në diktaturë duartrokisnin të gjithë, rroftë ky e rroftë ai e më pas ngelëm zbathur të gjithë, mendoj që kjo parti nga simbolika që mbart e ka energjinë, por nuk duhet të luaj shumë me kohën e saj sepse njerëzit janë të mërzitur nga politika, me PD dhe tani është momenti, ose koha shtesë që ne të gjithë të luajmë, por në radhë të parë me ideologjinë tonë. Ne kemi një sfidë, përgjegjësia i mbete kësaj partie, por jo me fjalime boshe, me fjalime që përngjajnë me Partinë e punës por me njerëz serioz, jo me grupe pragmatiste brenda, thelbi i kësaj partie është të shpëtojë njerëzit që janë në pikë të hallit. Pa dashur të kritikoj koleget, fjalimet e gjata janë tipike te partisë së punës. Ne duhet të jemi të vërtetë, të bëjmë atë që themi. Po të bashkohemi të gjithë bashkë, ne kemi një kundërshtar të përbashkët dhe ky është Rama me gjithë këtë industri, ai sot është më i dobët se kurrë, na lini të bashkohemi dhe të shkojmë drejt fitores", tha ai.

  • VIDEO

    Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, përplasen 4 makina, vetëm dëme materiale

    Një aksident është regjistruar në rrugën Transballkanike në Vlorë, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Bëhet me dije se në aksident janë regjistruar 4 automjete, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

    Nuk dihen ende arsyet e këtij aksidenti. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

  • VIDEO

    Fundi i pandemisë, rikthehen turistët e huaj në Berat! Përgjegjësi i sektorit të turizmit: 16 mijë vizitorë në kala, nga janari në qershor

    “Qyteti i një mbi një dritareve” mbetet një nga pikat më të forta për turizmin e historisë, artit e kulturës në Shqipëri. Për të vizituar kalanë kanë mbërritur turistë nga Spanja, Polonia , Kroacia , Gjermania , Franca etj. Ky çift nga Spanja tregon arsyen pse zgjodhën Beratin.

     “Jam nga Basi vendi ndërmjet Spanjës dhe Francës. Jam këtu me familjen time, erdhëm dje, është qytet i bukur dhe morëm informacion nga zyra e informacionit, shtetit rreth qytetit, vizituam kalanë dhe  lagjet e vjetra. Kemi ardhur nga Tirana në Berat për tre dite me biçikletë dhe këtu po e shijojmë gjithçka. Do të qëndrojmë në Shqipëri deri në fund të gushtit për të vizituar gjithë vendin . Do t’i rekomandoja gjithsecilit që të  ta vizitojnë Shqipërinë dhe Berati është një qytet shumë i këndshëm historik dhe njerëzit jenë shumë mikpritës", thanë ata.

  • VIDEO

    Uji i ftohtë në Tepelenë, ndalesa e çdo vizitori në jug, tregtarët: Problem mbetet parkimi i automjeteve

    Uji i ftohtë në Tepelenë është një nga zonat me atraktive me peizazhin piktoresk dhe burimin që të fal qetësi dhe freski në këto ditë të nxehta korriku. Kush udhëton drejt jugut të Shqipërisë nuk mund të mos ndalojë tek ky burim. Në këtë zonë ka subjekte shërbimi ndërsa të shumtë janë shitësit ambulantë që tregtojnë bimë medicinale si mjaltë apo peshk të freskët. Sipas tyre ky sezon turistik duket premtues, por një problem i mbartur nder vite për ta është parkimi i automjeteve.

  • VIDEO

    5 dosjet që rrezikojnë të ‘fundosin’ Besim Hajdarmatajn, sajoi gjithnjë një alibi për t’i mbyllur! Lidhja me kapon e bixhozit dhe përplasja me Theo Jacobs! Vendimi në 29 korrik

    TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë përfundimisht në datën 29 korrik 2021 për fatin e prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj. Vendimi për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të prokurorit të dosjeve të ‘nxehta’, të cilat kanë përfshirë në polemika kampet politike të Tiranës, do të merret nga trupa gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo. Besim Hajdarmataj arriti të kalonte shkallën e parë të Vetingut në mënyrë të diskutueshme në 16 tetor 2019. Por, Vendimi u kundërshtua nga përfaqësuesit e SHBA-BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët në 4 dhjetor 2019, përmes një raporti të detajuar, i rekomanduan Komisionerit Publik që ankimonte vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të Besim Hajdarmatajt.

    Dhe ashtu ndodhi. Në 20 dhjetor 2019, Komisioneri Publik Darjel Sina pranoi rekomandimin e ONM-së, duke i kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të Hajdarmatajt, kryesisht për mbylljen e dosjeve të drogës dhe bixhozit. Procesi gjyqësor për çështjen e ish-kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, përfundoi ditën e djeshme në Kolegjin e Apelimit. Në seancën e fundit, Komisioneri Publik, Darjel Sina, paraqiti këtë dokument me konkluzione të siguruar nga Raport Tv, përmes të cilit i qëndron kërkesës për shkarkimin e Hajdarmatajt nga detyra, me argumentin se ka mbyllur 5 dosje droge dhe bixhozi në mënyrë të dyshimtë dhe në konflikt interesi, se nuk justifikon një pjesë të pasurisë dhe se në tërësi ka cënuar besimin e publikut nga drejtësia. Hajdarmatajt akuzohet edhe për miqësi dhe udhëtime me avion me një personazh të botës së krimit, pjesë e biznesit të bixhozit, të cilit i ka mbyllur një nga dosjet.

  • VIDEO

    12 drejtues mjetesh të arrestuar në 24 orë në vend, Policia: 2354 gjoba për shkelje të kodit rrugor

    12 drejtues mjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa patentë, 43 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur dhe 2354 gjoba në total për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

    Policia Rrugore ndërkohë vijon patrullimin dhe kontrollin në rrugët me qarkullim më të lartë, sidomos në zonat bregdetare. Për të lehtësuar trafikun e rënduar të mjeteve në Sarandë, për shkak të fluksit të madh të pushuesve në fundjavë, përgjatë 24 orëve të fundit, janë hequr me karrotrec dhjetëra automjete të parkuara gabim në rrugë. Aksioni ka pasur si synim edhe makinat me xhama të zinjë.

  • VIDEO

    Dhunuan gjyqtarin, gjykata e Vlorës mes tensionesh lë në burg Fatos Myslymin dhe të lirë dy vëllezërit e tjerë! Vajza e njërit prej të akuzuarve, ish-kandidate për deputete e LSI: U ngatërruan me qëllim

    VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Fatosh Myslymin dhe ‘arrest shtëpie’ për dy vëllezërit e tij Elmaz dhe Myslim Myslymin, pasi akuzohen se kanë dhunuar gjyqtarin Arqile Basho.

    Ndërkohë familjarët prej 2 orësh kanë pritur para Gjykatës dhe kanë shpërthyer në ulërima pasi u njohën me vendimin e Gjykatës. Sipas familjarëve në burg nuk duhet të ishin vëllezërit Myslimi, pronarët e tokës, por administratorët e pallatit të ndërtuar në pronën e tyre, noterët dhe Gjykata. Bëhet fjalë për apartamente në pallatin e ngritur nga 2 firma ndërtimi në tokën e Myslymëve, të cilat sipas familjarëve janë shitur 2 herë.

  • VIDEO

    U dëmtua nga tërmeti, mbikalimi i Shkozetit kambanë alarmi! Autoriteti i Rrugëve: Kemi evidentuar dëmet në trarët e urës

    Mbikalimi i Shkozetit në Durrës është dëmtuar që prej tërmetit të nëntorit 2019, por ende nuk është ndërhyrë për të riparuar trarët e urës. 'Report TV' kreu një vëzhgim pas ankesës së qytetarëve, ku shihet qartë se betoni është shkëputur nga hekurat. Ky mbikalim është një objekt me rëndësi strategjike pasi lidh rrugët e jugut me autostradën Tiranë -Durrës dhe anasjelltas. Mbi të kalojnë me mijëra makina dhe në fundjavë arrihet piku pasi automjetet marrin rrugën për në plazhet e jugut. Zyrtarë të Autoritetit të Rrugëve, kontaktuar nga 'Report TV' thanë se jemi duke kryer studimin dhe ende nuk ka një datë kur do të nisin punimet. "Në Nëntor të vitit 2019, pas tërmetit, u bë ekspertiza në të gjitha urat, rrugët dhe mbikalimet që janë në inventarin e ARRSH-së, si dhe tek mbikalimi i Shkozetit.

  • VIDEO

    'Range Rover-i' futet kundravajtje në rreth rrotullim, përplas motorin dhe plagos rëndë motoristin

    VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur.

    Nga sa mësohet Range Roveri-  është futur kundra vajtje në rreth rrotullim pasi ka ngatërruar rrugën dhe aty ka përplasur një motor. Për pasojë ka marrë plagë të rënda drejtuesi i motorit.

  • VIDEO

    Digjet makina te Mbikalimi i Kamzës, banorët dëgjojnë shpërthimin! VIDEO nga flakët e përmasave të mëdha, shoferi shpëton mrekullisht

    TIRANË- Një makinë është shkrumbuar nga flakët mesditën e sotme, ku flakët kanë qenë të përmasave të mëdha.

    Siç shihet në video e sjella nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, janë dëgjuar edhe shpërthime, por që fatmirësisht shoferi ka shpëtuar mrekullisht.

    Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    Nga sa raportohet, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.

    “Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

  • VIDEO

    3 të plagosur nga një aksident në autostradën Lezhë-Shkodër

    3 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur lagja e ish-Frutores Në këtë aksident janë përfshirë 3 makina. Të plagosurit janë dërguar në spital. Policia në vendin e ngjarjes po heton shkaqet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv