-
VIDEO
Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit, krijohen radhë të gjata automjetesh nga Rana e Hedhur në drejtim të Milotit
LEZHË- Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit ka krijuar radhë të gjata automjetesh nga zona e Ranës së Hedhur e përgjatë superstradës me drejtim të Milotit. Trafiku ka nisur të rëndohet që prej orës 16:00 e pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes.
Për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes janë vendosur efektiv të policisë rrugore në disa pika kryesore. Kjo situatë është kthyer në refren të vazhdueshëm çdo fundjavë në rrugët e qarkut Lezhë.
-
VIDEO
9 të arrestuarit në Ministrinë e Brendshme, grupi shkeli ligjin dhe bashkoi lotet në një tender gjigant që dëmtoi cilësinë! U bë pa miratimin e Policisë, ja kush kundërshtoi
Detaje te reja të shkeljes së ligjit për procedurën e tenderimit për uniformat e Policisë së Shtetit. Burime për Report TV thonë se procedura e tenderimit ka nisur që në 2019-ën, periudhë kur është hapur gara për uniformat e reja të Policisë së Shtetit. Sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të cilësisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.
Kjo vendimmarrje, thonë burimet, është kundërshtuar nga vetëm një prej anëtarëve të komisionit, i cili ka dhënë firmë kundër procedurës së bashkimit të pjesëve, duke pretenduar se ishte shkelje e ligjit. Burimet saktësojnë po ashtu se për shkak të mungesës së dokumentacionit, është shprehur kundër edhe një anëtar i prokurimeve për përzgjedhjen e kompanisë fituese.
-
VIDEO
Shpejtësi mbi normat e parakalime të gabuara, policia gjobit 4134 shoferë brenda 2 ditëve, pezullon 71 patenta e arreston 36 drejtues mjetesh
Policia vijon kontrollet rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve duke përdorur metoda të sofistikuara si dronë, radarë e aparate fotografike. Gjatë 48 orëve janë gjobitur 4134 shoferë të cilët u konstatuan me shpejtësi jashtë normave të lejuara, duke bërë parakalime të gabuara ose duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Ndërkaq, janë pezulluar 71 leje drejtimi, ku 51 prej tyre për shpejtësi mbi normat dhe 20 për drejtim nën efektin e alkoolit. Mirëpo patrullave të Policisë Rrugore nuk iu kanë shpëtuar as 36 shoferë, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 1 për falsifikim të certifikatës për errësimin e xhamave të automjetit, 6 pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë dhe 2 shoferë pasi denoncimeve të qytetarëve se po kryenin manovra të rrezikshme në rrugë në gjendje të dehur.
-
VIDEO
Në kanione ku rrjedhin ujërat termale të Sarandoporit, të rinjtë: Llixhat janë lënë në harresë, mungon rruga
Ujërat termale që burojnë në Sarandopor përpos vlerave kurative ofrojnë dhe një panoramë mahnitëse. Por monumenti i natyrës është pak i vizituar nga turistët për shkak se mungon infrastruktura rrugore.
-
VIDEO
Pikat e grumbullimit/ Drejtoresha e AZHBR, Krifca: Investimet do ta bëjnë Shqipërinë të parën në rajon për eksportet bujqësore
Qeveria ka vendosur objektivin e qartë që Shqipëria të bëhet vendi i parë në rajon për eksportin e perimeve dhe i dyti në rajon për eksportin e frutave falë mbështejes që AZHBR ka dhënë për investimin në pikat e grumbullimit. Kështu është shprehur drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca gjatë një inspektimi në një pikë grumbullimi, e cila theksoi se në të gjithë vendin janë hapur 137 të tilla.
-
VIDEO
Klemend Balili 'lirohet' nga Burgu i Peqinit, Gjykata e transferon në një qeli të sigurisë së zakonshme! Është përkeqësuar gjendja shëndetësore! U dënua për trafik droge
Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klemend Balilit për ndryshimin e burgut për vuajtjen e dënimit. Me vendim të gjyqtares Pajtime Fetahu, Klemend Balili ka mundur të marrë dakordësinë për të lëvizur nga një burg i sigurisë së lartë siç është ai i Peqinit, të shkoj në një burg të sigurisë së zakonshme.
-
VIDEO
Pamje të frikshme, aksident i rëndë në Milot-Mamurras! Makina çahet në dysh nga trafikandarësja, drejtuesi rëndë te spitali i Traumës
Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele. Në aksin rrugor në autostradën Milot-Mumurras një mjet është përplasur me trafikndarësen dhe është çarë në dysh.
-
VIDEO
Pikat e grumbullimit/ Drejtoresha e AZHBR, Krifca: Investimet do ta bëjnë Shqipërinë të parën në rajon për eksportet bujqësore
Qeveria ka vendosur objektivin e qartë që Shqipëria të bëhet vendi i parë në rajon për eksportin e perimeve dhe i dyti në rajon për eksportin e frutave falë mbështejes që AZHBR ka dhënë për investimin në pikat e grumbullimit. Kështu është shprehur drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca gjatë një inspektimi në një pikë grumbullimi, e cila theksoi se në të gjithë vendin janë hapur 137 të tilla.
-
VIDEO
Operacion blic në paraburgimin e Vlorës, mbi 100 efektivë nga Tirana kontrolle për më shumë se 1 orë në qelitë e të burgosurve
Mbi 100 efektivë policie nga Tiranë kanë zhvilluar një operacion blic në paraburgimin e Vlorës.
Për më shumë se një orë janë zhvilluar kongtrolle në qelitë e të burgosurve. Ende nuk dihen arsyet zyrtare të këtij operacioni të papritur por burime pë Report bëjnë me dije se është inspektuar për sende të jashtëligjshme.
-
VIDEO
Shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, ndërron jetë tragjikisht 19-vjeçarja e plagosur! Ishte në spital në Itali me familjen! Do martohej në gusht
19-vjeçarja Daniela Gjoka kishte planifikuar të martohej muajin e ardhshëm por ëndrrat dhe rrugëtimin e jetës së sahj e ndërpreu tragjikisht një shpërthim i frikshëm në strehën ku ajo po flinte me nënën, motrën dhe vëllain e saj. Daniela, prej të plagosurave nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, nuk ka mundur ta fitojë luftën me vdekjen. Ajo ka ndërruar jetë pas disa ditësh betejë në Itali ku ishte e shtruar bashkë me familjen.
-
VIDEO
Emra dhe kontrata/ Saga e korrupsionit me uniformat e policisë 2009-2020, të arrestuarit i shpëtuan drejtësisë dhe fituan sërish të njëjtin tender të anuluar, si u përsërit historia
Tenderat abuzivë me uniformat e policisë një histori e përsëritur në vitin 2009, vitin 2011, 2015 dhe 2020. Jani Gjergjefi pronar i “Gjergjefi” shpk u arrestua në 2009 për tenderin e uniforma të policisë bashkë me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, por kompania e tij fitoi sërish të njëjtin tender në 2011 me vlerë 2.2 miliardë lekë. Mes të arrestuarave ishte edhe Bujar Murati që u prangos pas 11 vitesh nga SPAK për aferat në Lushnje.
-
VIDEO
Minibusi përfundoi në greminë, arrestohet në spital shoferi
Arrestohet Arjol Xhepexhiu shpoferi i minibusit që u aksidentua në Gramsh sot, ku humbi jetën një i ri dhe u plagosën disa të tjerë. Urdhëri i ndalimit i është komunikuar në spital ku po merr trajtim mjekësor pasi dhe vetë shoferi është plagosur.