-
VIDEO
Tjetër aksident me vdekje në Elbasan, humb jetën një 33-vjeçar dhe plagoset shoku i tij 29-vjeç
Në orët e para të më mëngjesit të sotëm, një 33-vjeçar ka humbur jetën nga një aksident tragjik të ndodhur në afërsi të Cërrikut në Elbasan. I riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe një 29-vjeçar që udhëtonte me të në makinë.
-
VIDEO
Të ligjërojmë bakshishin në mjekësi? Telefonuesi skandalizohet: Në që s’kemi do shkojmë për…
I skandalizuar dhe nuk la gjë pa thënë një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm. Zotëria mori shkas nga protesta e mjekëve dhe deklarata e njërit prej tyre për të ligjëruar bakshishin në mjekësi. Ne që nuk kemi do shkojmë për lesh tha ndër të tjera qytetari.
-
VIDEO
Habit telefonuesi: SPAK të mos fusi njerëzit në burg, ku do hanë e ku do flenë, ta kalojë me gjoba
Një telefonues nga Elbasani habiti jo pak mëngjesin e sotëm kur telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se SPAK nuk duhet të fusë njerëzit në burg pasi nuk kanë ku të hanë e ku të flenë por të gjejë edhe dënime alternative. Ndiqeni qëndrimin e zotërisë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 11 korrik 2021, A po rritet besimi tek SPAK?
Telefonues ende skeptik por operacionet anti-korrupsion në Bashkinë e Lushnjës dhe Ministrinë e Brendshme fillojnë të rrisin besimin tek SPAK.
-
VIDEO
Me armë pistoletë në plazhin e Jalit, prangoset 30-vjeçari (EMRI DHE VIDEO)
Një 30-vjeçar është prangosur nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit të Jalit. Policia e Himarës njofton se të arrestuarit Martin Koxha i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ 'Tirana dhe Shqipëria, të hapura për turistë', Rama publikon videon përshtypjet e vizitorëve të huaj: Qytet modern europian
Kur jemi në kulm të sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë mijëra turistë janë duke shijuar mikpritjen dhe bukuritë e vendit tonë. Ka qenë Kryeministri Rama, i cili e ka nisur ditën sot me një video promovuese të turizmit, duke publikuar disa përjetime të turistëve të huaj, kryesisht në Tiranë por edhe në qytete të tjera të vendit.
-
VIDEO
Aksident në orët e para të mëngjesi, mjeti me 4 anëtarë të një familjeje del nga rruga, plagoset kryefamiljari! Në makinë edhe 2 fëmijë
Një aksident që për fat të mirë rezultoi vetëm me 1 të lënduar është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një mjet, ku udhëtonin katër anëtarë të një familjeje, mes tyre dhe dy fëmijë, ka dalë nga rruga për shkak të përgjumjes së kryefamiljarit pasi ktheheshin nga Greqia.
-
VIDEO
'Ka pastërti, mikpritje, çmimet janë të mira', me mijëra pushues zgjedhin Shëngjinin për fundjavë
Me mijëra pushues i janë drejtuar plazhit të Shëngjinit në Lezhë këtë të shtunë. Temperaturat e larta kanë sjellë dyndje pushuesit në gjithë vijën bregdetare nga Rana e Hedhun e deri në Kune me gjatësi afro 10 kilometra.
“Vij nga Kosova. Më duket shumë bukur, ka shumë gjallëri. Nuk është hera e parë që vij”.
Siç shihet në pamje, numri më i lartë i pushuesve janë përqendruar në qendër të shëngjinit, pranë portit.
Deti i pastër dhe i ngrohtë, rëra kurative, shërbimet e përmirësuara të hotelerisë janë arsyet kryesore që turistët, kryesisht nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën apo pushimet verore në Shëngjin.
“Unë jam nga Kosova, kam marrë pushimet që 1 javë. Uji është i mirë, ka pastërti, mikpritja është e mirë, çmimet janë të mira të volitshme”, tha një pushes.
Shumë mirë më duket sivjet, se kam qënë çdo vit. Pastërtia dhe rregulli vërehen, e kam vënë re ndryshimin nga viti në vit. Ka dhe vrojtues plazhi”, shtoi një tjetër.
-
VIDEO
Tur mbi 1 mijë km, motoristët nga Kosova niset drejt Shqipërisë për ta eksploruar: Duam të vizitojmë çdo vend
Nëse dikujt i duket vështirësi shumë e madhe ngjitja në mal, këta të rinj nga Kosova do të eksplorojnë veriun e Shqipërisë me motor.
Sfida mbi një mijë kilometër e Blerim Livoqit dhe shokëve të tij ka nisur nga Gjilani, ndërsa përveç adrenalinës që do të përjetojnë, ato kanë për qëllim që nëpërmjet këtij sporti ekstrem të promovojnë zonat jo mjaft të vizituara të vendit tonë.
-
VIDEO
Reshjet e shiut, bllokohet rruga Kukës-Shishtavec nga rrëshqitja e dheut, dhjetëra makina të bllokuara
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rrëshqitje masive të dheut në rrugën Kukës -Shishtavec, duke sjellë dhe bllokimin e saj. Ndërkaq të bllokuara kanë mbetur dhjetëra -makina
-
VIDEO
Tym dhe 're' pluhuri, shpërthimi i fuqishëm trondit pushuesit e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, duke tronditur pushuesit të cilët ishin të shumtë gjatë kësaj Shtune.
Pamja e pluhurit teksa ngrihet lart, është parë nga një distancë e largët, ndërsa policia ende nuk ka dijeni se çfarë mund ta ketë shkaktuar shpërthimi.
-
VIDEO
Minibusi me pasagjerë del nga rruga dhe bie në humnerë në Gramsh, humb jetën 30-vjeçari, plagosen 9 të tjerë! Shoferit i ra të fikët nga luhatja e tensionit
Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Gramsh, si pasojë e një aksidenti të rëndë, ku një minibus me pasagjerë humbi kontrollin duke rënë në humnerë ku ndodhej dhe një përrua, në afërsi të fshatit Bregas. Viktimë e aksidentit ka mbetur Ledian Lami 30 vjeç banues në fshatin Terrove, Skrapar, i cili ka qenë pasagjer në minibus.
Në minibus kanë qenë edhe 8 pasagjerë, bashkë me shoferin 9. Gazetari Ronaldo Gjoshi raporton se të plagosurit janë nxjerrë nga humnera dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.