-
VIDEO
Historiku i tenderit abuziv prej 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, si ish-drejtoresha e prokurimeve publike favorizoi fituesin
SPAK vijon pa u ndalur operacionet për goditje e rasteve të abuzimeve me tenderat në radhët e zyrtarëve të lartë, ku ditën e sotme ka mësyrë në Ministrinë e Brendshme. Në pranga ranë 9 zyrtarë e ish zyrtarë, mes të cilëve ish -drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila akuzohet si ‘koka’ e abuzimit me tenderin 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë duke bashkëpunuar me zyrtarët e tjerë të njësisë së prokurimit dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.
Tenderi i Ministrisë së Brendshme që u kallëzua nga deputetët e opozitës parlamentare Halit Valteri dhe Myslim Murrizi, të cilët e çuan në SPAK, 1 kapele polici kushtonte rreth 350 euro dhe se fituesi kishte dhënë një ofertë me 5 miliardë lekë më shumë se kompanitë e tjera të skualifikuara. Për këtë tender fitoi një bashkim i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l., me administrator Pierluigji Poletti por me pronar EFFEPI INVEST SRL – 100 % me zotërues Fiorella Polloni dhe Pierluigji Poletti, , kompania “Lovers s.r.l” me kater aksioner, Giuseppe Enzo Schiati, Maria Corti, Katia e Suzan Schiati; dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A me pronar Vedat Yakupoglu.
-
VIDEO
Reshje të dendura shiu dhe breshër, Kukësi ‘nën pushtetin' e ujit
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë bërë qe edhe qyteti Kukësit të jetë “nën pushtetin” e ujit.
Erërat e forta, reshjet e dendura dhe breshëri po vështirësojnë lëvizjen e makinave në rrugë.
Sipas parashikimeve të motit, reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
-
VIDEO
Fier/ Mbytet një pushues në plazhin e Darëzezës, rrezikoi edhe 47-vjeçari që hyri për ta shpëtuar
Një pushues është mbytur në det këtë të shtunë në plazhin e Darëzezës. Bëhet fjalë për Fiqiri Rexhepin.
Edhe Farben Alizoti 47 vjeç ka rrezikuar mbytjen por ka arritur të shpetojë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore. 47 vjeçari ka hyrë për të shpetuar 60 vjeçarin pasi ka parë qe po mbytej por ka rrezikuar edhe veten.
-
VIDEO
Skafi rrezikoi të përmbysej, policia kufitare shpëton 7 turistë në Karaburun
Policia Kufitare e Vlorës i vjen në ndihmë një mjeti detar tip Skaf i cili rrezikohej të përmbysej. Ngjarja ka disa minuta që ka ndodhur ne zonën e Karaburunit në afërsi të gjirit të Shën Vasili.
Në skaf kanë qenë shtatë persona pesë të rritur dhe dy fëmijë, ndërkohë që mjeti po mbushej me ujë dhe rrezikohej të përmbysej skafisti është afruar afër bregut ku ka mundur të shpëtojë pushuesit. Policia Kufitare ka mbërritur në vëndgjarje dhe ka marrë shtatë pushuesit dhe i ka sjellë në Tri Port pa asnjë dëmtim.
-
VIDEO
Pamje brenda minibusit të shkatërruar e të përmbysur në humnerë, çfarë ka mbetur pas aksidentit të rëndë në Gramsh
Këto janë pamjet brenda minibusit të shkatërruar e të përmbysur në një humnerë në Gramsh pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot. Brenda tij kanë mbetur vetëm sendet e pasagjerëve që po udhëtonin. Nga ky aksident i rëndë kujtojmë se ka mbetur një viktimë dhe 9 të plagosur.
-
VIDEO
'Çmendet' moti në mes korrikut, nga temperatura 41°C fillon breshëri sa një 'grusht' në Elbasan
Në mes të korrikut, nga temperaturat që ishin 41°C, në Elbasan ka filluar të bjerë breshër sa një 'grusht'.
Këto pamje të siguruara nga Report Tv vijnë nga qendra e Elbasanit dhe afër tunelit të Krrabës.
-
VIDEO
Durrës/ Vijoi muzikën në lokal pas orës policore, gjobitet dhe vihet nën hetim reperi Noizy
Gjobitet dhe vihet nën hetim reperi Rigels Rajku i njohur me ermin Noizy pasi ka vijuar muzikën në lokalin e tij pas orës policore. Nën hetim është vënë edhe pronari i një lokali tjetër në Durrës.
-
VIDEO
Aksidenti në Gramsh ku humbi jetën i riu dhe u plagosën 9 të tjerë, Report Tv siguron pamje të minibusit në humnerë
Report Tv ka siguruar pamje të aksidentit të rëndë që ka ndodhur në Gramsh ku një minibus doli nga rruga dhe përfundoi në përrua, e si pasojë ndërroi jetë në vend 30-vjeçari Ledian Lami.
-
VIDEO
Aksident në Gramsh, autobusi me pasagjerë del nga rruga dhe bie në përrua, dyshohet për 1 viktimë dhe disa të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme pranë fshatit Bregas të Gramshit, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën një person si dhe janë plagosur disa të tjerë.
-
VIDEO
Instituti i Monumenteve lë në harresë Kalanë e Lezhës, erozioni gërryen muret rrethuese
Nga një atraksion turistik Kalaja Mesjetare e Lezhës është kthyer prej më shumë se një viti në një rrezik për banorët për shkak të rrëshqitjes së mureve antike.
Pavarësisht premtimit për ndërhyrje të shpejtë, Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ka kryer asnjë restaurim në muret e kalasë
specialisti i Trashëgimisë në Lezhë, Ded Margjoni thotë se askush nuk i jep përgjigje se kur do të filloj puna për restaurimin e këtij objekti.
“Blloqet antike që ju shikoni këtu pas meje përbëjnë një rrezik për banorët poshtë sepse nga mungesa e shtresës së qarkullit që ekziston midis mureve, këto blloqe mund t’i shtyjë dhe një fëmijë. Ashtu siç edhe në fakt ka ndodh. Është miratuar projekti dhe besoj që së shpejti do fillojnë punimet e të restaurohet ky mur që është një problem. Edhe ura është miratuar dhe është një problem tjetër dhe ajo, por shpresoj që së shpejti edhe ky mur do të restaurohet do të bëhet siç ka qenë”, tha Margjoni
Përpos mureve është e dëmtuar prej një vit edhe ura prej druri që të çon në Kala.
-
VIDEO
Historiku i tenderit abuziv prej 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, si ish-drejtoresha e prokurimeve publike favorizoi fituesin
SPAK vijon pa u ndalur operacionet për goditje e rasteve të abuzimeve me tenderat në radhët e zyrtarëve të lartë, ku ditën e sotme ka mësyrë në Ministrinë e Brendshme. Në pranga ranë 9 zyrtarë e ish zyrtarë, mes të cilëve ish -drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila akuzohet si ‘koka’ e abuzimit me tenderin 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë duke bashkëpunuar me zyrtarët e tjerë të njësisë së prokurimit dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.
Tenderi i Ministrisë së Brendshme që u kallëzua nga deputetët e opozitës parlamentare Halit Valteri dhe Myslim Murrizi, të cilët e çuan në SPAK, 1 kapele polici kushtonte rreth 350 euro dhe se fituesi kishte dhënë një ofertë me 5 miliardë lekë më shumë se kompanitë e tjera të skualifikuara. Për këtë tender fitoi një bashkim i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l., me administrator Pierluigji Poletti por me pronar EFFEPI INVEST SRL – 100 % me zotërues Fiorella Polloni dhe Pierluigji Poletti, , kompania “Lovers s.r.l” me kater aksioner, Giuseppe Enzo Schiati, Maria Corti, Katia e Suzan Schiati; dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A me pronar Vedat Yakupoglu, me një oferte prej 2.8 miliardë lekë.
-
VIDEO
Hiqeshin si policë apo punonjës të organeve të drejtësisë, merr fund 'aventura' e abuzuesve në timon! Procedohen disa shoferë
Policia në Tiranë ka proceduar disa shoferë, të cilët, në mënyrë abuzive, mbanin në automjet shenja dalluese duke u hequr si punonjës të shtetit, në mënyrë që të mos ndaloheshin në rrugë nga efektivët.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se pas kontrolleve në rrugë gjatë dy ditëve të fundit, janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh si dhe janë proceduar disa drejtues automjetesh që kishin vendosur sisteme shtesë pamore, në kundërshtim me ligjin.