-
VIDEO
Operacioni për lirimin e hapësirave bregdetare, procedohen 8 administratorë subjektesh në Vlorë! Hiqen 132 shezlongë dhe 66 çadra
Tetë administratorë subjektesh pa leje që operonin në vijën bregdetare të Vlorës, janë proceduar penalisht. Aksioni "Bregdeti ynë", për lirimin e hapësirave në bregdet të zaptuara pa leje, filloi dje në të gjithë vendin, ndërsa në Vlorë u shtri në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë.
-
VIDEO
Seman, Darzezë, Divjakë hiqen 799 shezlongë dhe 398 çadra, procedohen 13 administratorë subjektesh
13 administratorë objektesh janë proceduar penalisht dhe 799 shezlongë dhe 398 çadra janë hequr një ditë më parë në plazhin Seman, Darzezë, Divjakë
'Seman, Darzezë, Divjakë/ Vijon operacioni “Bregdeti ynë", për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.
-
VIDEO
“Listat 100% të hapura si thikë me dy presa”zotëria thotë me bindje:Në Kuvend të fortët e të pasurit
Një qytetar nga Durrësi që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm tha se hapja e listave 100% është si thikë me dy presa pasi sipas tij në Kuvend do të futeshin të fortët dhe ata që janë të pasur. Ndiqeni argumentin e tij.
-
VIDEO
Hapen listat 100%, zotëria sfidon deputetët e 25 prillit: Hapni krahun, zgjedhje të reja në shtator
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hapur me 100% listat e kandidatëve për deputetë është mirëpritur nga një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Madje ai ka sfiduar ata që u shpallën fitues më 25 prill duke u thënë: Dorëzoni mandantin dhe të bëhen zgjedhje të reja në shtator për ta parë se sa vleni.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 1 korrik 2021,Kushtetuesja hap 100% listat.
Telefonuesit mirëpresin vendimin e Kushtetueses për lista 100% të hapura. Disa kërkojnë edhe zgjedhje të reja në shtator.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 1 Korrik 2021
Titujt e gazetave per sot, nga hapen 100% listat e kandidateve te a mund ta ngjallim shpresen e deri tek gjilpera dhe pishina, ja manovrat e Belgjike-Itali.
-
VIDEO
U shkatërruan nga tërmeti, Rama publikon pamjet nga shtëpitë e rindërtuara në Bubq
Procesi rindërtimi të banesave të shembura nga tërmeti po vijon. Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamje nga shtëpitë e rindërtuara në Bubq, një ndër vendet që u godit nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga kryeministri, shtëpitë dhe shkolla janë drejt fundit.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Intervista e plotë -Aishe Haklaj: Erdha pas 12 vitesh të kallëzoj në SPAK Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të mi! Kam besim te drejtësia e re
Familja Haklaj do të padisë në SPAK Sali Berishën për akuzën e vrasjes së Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj! Pas 12 vitesh në azil politik në Suedi, Aishe Haklaj, motra e madhe e Hakla jve është rikthyer për pak orë në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim.Në një interviste ekskluzive për Report TV, përballë gazetarit Denis Minga, ajo ka rrëfyer arsyet pse familja e saj ka vendosur t’i drejtohet SPAK-ut.
-
VIDEO
Aishe Haklaj flet për jetën e saj në Suedi: Bëj një jetë të qetë! Nuk kam frikë nga vdekja! Shoh vetëm përpara
Në fund të intervistës, Aishe Haklaj ka zbuluar për jetën e saj në Suedi, ku ka përfituar azil politik. Ajo sot është mësuese e gjuhës suedeze teksa rrëfen se ka një jetë të qetë. “Nuk kam frikë të vdes”, e ka mbyllur intervistën e saj në Report Tv.
Zonja Haklaj, ju keni qenë, me sa di, keni dhënë mësim apo jo, gjatë viteve në Shqipëri. Fizikë, mos gaboj?
Kam dhënë ciklin e ulët. Jam arsimtare e shkolluar për ciklin e ulët.
Në vend.
Në Shqipëri.
Ndërkohë në Suedi, çfarë?
Edhe në Suedi.
Cili është aktiviteti, jeta juaj? Vazhdoni të jepni mësim sot?
Unë jap në profesionin tim. Unë punoj si mësuese e ciklit të ulët në Suedi. Pavarësisht se nuk e kam akoma të legjitimuar gjuhën suedeze, unë e jap edhe gjuhën suedeze.
Bëni një jetë të qetë apo edhe aty e keni këtë ankthin e këtij kalvari të vështirë që ka kaluar familja juaj?
Unë bëj një jetë të qetë. Dhe unë thashë se nuk e kam frikë vdekjen. Unë mund të vdes pa pyetur fare. Dole të më vrasësh, do të më vrasësh. Unë s’pyes fare. Unë bëj një jetë të qetë dhe unë mendoj të eci përpara, nuk mendoj pas, nuk e kthej kokën pas, si ajo bagëtia që e kthen kokën kështu, ujkun sa hapa ka hedhur, sepse e kam mësim nga gjyshi im dhe të gjithë e kemi pasur mësim nga gjyshi ynë që shohim përpara. Po shikove prapa, do ngelesh prapa. Dhe nuk duam të ngelemi prapa, shohim përpara
-
VIDEO
'Kur ai ishte Kryeministër na vranë vëllain e katërt', Aishe Haklaj: Prisnim ndryshe, por Ilir Meta nuk bëri asgjë
Aishe Haklaj ka hedhur akuza edhe në drejtim të Ilir Metës, sot president, në atë kohë kryeministër. Në intervistën e dhënë për Report Tv, Aishe Haklaj thotë se ai nuk ka reaguar për të vënë përpara drejtësisë fajtorët për vrasjen e vëllait të katërt të saj.
“Në kohën kur Ilir Meta ka qenë kryeministër, na është vrarë vëllai i katërt i yni. Dhe ne kemi pritur që qeveria e asaj kohe të vërë dorë dhe të vërë dikë para drejtësisë. Por fatkeqësisht nuk është bërë asnjë hap”, tha Aishe Haklaj.
-
VIDEO
Aishe Haklaj rrëfen për herë të parë: Në 2006 i dërguam letër SHBA-ve, sot mund të jetë bërë pjesë e dokumenteve të DASH për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’! Ja çfarë shkruhej
Për herë të parë, Aishe Haklaj ka zbuluar për herë të parë për Report Tv se në vitin 2006, kur familja e saj ndihej e kërcënuar nga Sali Berisha, që tashmë kishte rimarrë pushtetin, i kanë dërguar një letër Ambasadës së SHBA-së. Në këtë letër, ajo ka zbuluar se i kërkonte SHBA-së ndihmë, teksa kishte renditur të gjitha krimet që Beosha sipas saj i kishte bërë familjes Haklaj, Kjo letër, ajo thotë se ndoshta mund t’i ketë shkuar DASH, që kanë mbërritur deri te vendimmarrja për ta shpallur non grata?
"Unë po e shikoj me shumë optimizëm qëndrimin e ambasadores amerikane Juri Kim sepse në 2006-n, kur Sali Berisha doli sheshit, kur e mori pushtetin edhe njëherë dhe na dha dorën e fundit, u detyruam të largohemi, bëri ato që bëri kundër familjes sonë, ne përveç mediave, sepse shteti nuk po reagonte, as i majti as i djathti, për arsyet që unë i thashë, iu drejtuam edhe Ambasadës Amerikane në atë kohë, në 2006-n, dhe besoj se mund të jetë ndonjë dokument të cilin atje e kemi dërguar. Ambasadore amerikane ishte atëherë Marsi Ris. Dhe i kemi përmbledhur të gjitha. Një material ku i drejtoheshim për ndihmë, për krimet shtetërore të Sali Berishës që po bënte ndaj familjes sonë. Dhe akuzonim nga fillimi deri në fund Sali Berishën dhe shtetin e kriminalizuar të tij. Ky material mund të jetë pjesë e atij grumbulli materialesh dhe nga ambasada mund t’i ketë shkuar Departamentit, që ka ardhur te vendimmarrja për ta shpallur non grata? Ne nuk e dimë, por që atëherë ne kemi pritur. Nuk ishte diçka e papritur. Kisha një shpresë te natyra, thashë, dhe kisha një shpresë që secili do të japë llogari për veprimet e tij të jetës, secili, jo vetëm ai, por secili prej nesh një ditë do të japë llogari për veprimet e tj të jetës. Dhe ajo ka filluar, mendoj unë. Dhe kam shumë besim te shteti amerikan dhe tek ambasadorja Juri Kim sepse më duket një ambasadore shumë aktive, e cila po godet vërtet aty ku duhet sepse drejtësia është ajo që mund t’i japë një drejtim tjetër vendit tonë, sepse vërtet vendi ynë është mjaft i bukur”, tha Aishe Haklaj.
-
VIDEO
Hakmarrje ndaj Sali Berishës?! Aishe Haklaj tregon ç'do bëjnë fëmijët e saj: Duam drejtësi
Për Sali Berishën, familja e Aishe Haklajt kërkon vetëm drejtësi! Jo hakmarrje. Për të hakmarrja është një mjet primitiv, që nuk është në mendjen e familjarëve të saj sot e kësaj dite.
“Jo, nuk e kanë këtë ide. Fëmijët nuk e kanë këtë ide. Tani po rriten me një frymë tjetër dhe, edhe ne nuk duam që ajo hakmarrja të vazhdojë. Hakmarrja është mesjetare. Mesjetën na e solli Saliu. Ne e kishim harruar hakmarrjen, për 50 vite. Ishim të mbyllur, kishim luftën e klasave, u mor prona, ama nuk kishim hakmarrje. Ekzekutonte shteti, por ne nuk e dinim se kush i ekzekutonte ata njerëz. Pra nuk kishim një urrejtje për njëri-tjetrin. Ne kemi jetuar, familja e Haki Hoxhës, e atij që ka vrarë Shkëlqim Haklajn, ka qenë e persekutuar. Ne kemi qenë në pozicione të ndryshme me familjen e Haki Hoxhës në monizëm. Ne kemi jetuar në Tropojë dhe kurrë nuk kemi pasur mosmarrëveshje ose kurrë familja Haklaj, e cila ndoshta ka pasur mundësi, nuk i është kundërvënë familjes Hoxha dhe asnjë familjeje që ka qenë, nuk ma nxë goja tani ta them, e deklasuar, se në atë kohë deklasoheshin dhe quheshin të persekutuar. Ata ishin njerëz sikur ne, por ishte regjimi që e bënte një gjë të tillë. Nuk ka një familje tropojane që të thotë dhe të tregojë që ne kemi qenë spiunë, që ne i kemi persekutuar. Ne nuk kemi qenë në krahun e shtetit për t’i shtypur e dhunuar ato. Ne kemi qenë në krahun e tyre. Po. Gjithçka e kërkojmë me drejtësi. Edhe në raport me Berishën. Hakmarrja është primitive. Ne nuk donim dhe nuk duam që mesjeta të ulet këmbëkryq në trojet shqiptare. Jo. Ai e ktheu mesjetën. Ishin mendimet e atij njeriu, ishte koka e atij njeriu që solli mesjetën edhe njëherë në shekullin e 20-të në Shqipëri. Por ne nuk jemi për hakmarrje. Ajo është mesjetare”, rrëfen Aishe Haklaj.