• VIDEO

    Ja kush është Edmond Karriqi që u prangos sot nga SPAK, nga tërheqja e dosjes së drejtorit të Ilir Metës tek shkeljet në Durrës, si u ngjit në krye të Prokurorisë së Kukësit

    Kryeprokurori i Kukësit Edmond Karriqi që u arrestuar sot nga SPAK për korrupsion u gjet me shkelje në vitin 2009 në Durrës, por u shpëtoi ndëshkimit, në 2017 tërhoqi nga gjykimi dosjen ish-drejtorit të Aeroportit të Kukës që deri ku kandidoi për LSI kishte punësuar 40 presona të cilët merrnin pagën pa shkuar asnjë ditë në punë. Karriqi prej 18 muajsh nën verifikim nga Vetingu.

  • VIDEO

    Zyrtari i lartë i DASH Reeker në Tiranë, në takimet me Ramën e Bashën flet për Berishën 'Non grata': Vendim për sigurinë kombëtare! Shmangu Metën

    Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ka mbërritur në Tiranë, ndërsa ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Ramën dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. 

    Takimi me Ramën u zhvillua në kryeministri dhe zgjati më shumë se një orë, ku fokusi i bisedimeve ka qenë marrëdhënia e ndërsjellë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimi i mëtejshëm i dy vendeve. Po ashtu, Rama dhe Reeker kanë folur edhe në lidhje me stërvitjen e përbashkët Defender21.

  • VIDEO

    Zyrtari i DASH Reeker shmangu Metën gjatë vizitës në Tiranë, Frrok Çupi: Amerikanët ia kanë vënë vizën presidentit, nuk e njohin

    Shmangia e presidentit Ilir Meta nga Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker gjatë vizitës së tij në Tiranë, për analistin Frrok Çupi tregon se SHBA-të ia kanë vënë vizën dhe nuk e njohin.

  • VIDEO

    Rama: ‘Bujqësori’ brenda 10 vjetësh do jetë Universiteti i Vjenës në Tiranë

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se Universiteti Bujqësor brenda kësaj dekade do të kthehet në Universitetin e Vjenës në Tiranë, që është më i miri për Bujqësinë. Kjo është në kuadër të projektit  për binjakëzimin e programeve studimore shqiptare me ato ndërkombëtare.

    “Të afrojnë universitetin e Vjenës, me synimin që ky universitet të jetë një vend ku studentë shqiptarë e të huaj të marrin diplomë të Universitetit të Vjenës dhe në një kohë brenda kësaj dekade, të jetë Universiteti i Vjenës në Tiranë, ku kampusi universitar të jetë ndërkombëtar”, tha Rama.

  • VIDEO

    Pa Gjurmë/ Lë gruan me dy fëmijët,dashurohet më të moshuarën/Gruaja:E dashura e mban me lek

    Bashkëshorti i braktisi bashkë me dy djemtë, 4 muaj më parë. Ai është larguar drejt Italisë, ndërsa nuk ka asnjë kontakt me familjen e tij në Shqipëri. 38-vjeçarja Tana Krantia nga Vlora rrëfen si zbuloi tradhtëinë e të shoqit Arbër Krantia 2 vite më parë, kur djali i tyre më i madh pa në telefonin e të atit fotot e një gruaje tjetër. Pas 9 vitesh martesë krisjet në marrëdhënien mes ciftit e kanë zanafillën tek ky episod, i cili do të pasohej edhe nga shumë të tjera. Bisedat e gjatë deri mbrëmjen vonë, ngritën dyshimet tek bashkëhsortja se ai tashmë chatonte më një tjetër grua. Zhvendosja në qytetin e Tiranës, ku familja jeton prej 4 vitesh nuk ndryshoi asgjë në jetën bashkëshorte, përkundrazi debatet u bënë më të shpeshta, ndërsa 5 muaj më parë bashkëshorti i komunikon se do të udhëtonte drejt Maqedonisë së Verit, pasi kishte gjetur një punë atje. Pas kësaj, 38-vjeçarja zbulon se në të vërtetë Arbri ishte nisur drejt Italisë, ku pasi ishte kapur nga policia në kufi me pasaportë false ishte mbajtur 3 ditë në paraburgim. Me kthimin e tij në Shqipëri ai shkoi sërish në banesën ku jetoj familja e tij, aty ku cdo gjë ishte ftohur në marrëdhëniet mes tyre. Nuk kaloi shumë kohë, kur 39-vjeçari largohet përsëri drejt Italisë dhe për afro 20 ditë nuk pati asnjë kontakt me familjarët. Më në fund, babai i dy djemve vendos të bëhet i gjallë duke u pohuar se ishte punësuar tek një 64-vjecare nga Lushnja, në Romë. Bashkëshortja i kërkon publikisht të kthehet për hir të dy djemve, por mesazhi që ka marr prej Arbrit ka qenë kërcënimi me jetë. Dy djemtë 8 dhe 5-vjeçarë presin në shtëpi babain, por ai mesa duket ka vendosur t’i braktisë përgjithnjë.

  • VIDEO

    Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Patozit dhe Murrizit, zgjedhjet e ardhshme priten me lista 100% të hapura! Rrëzohet herësi

    Gjykata Kushtetues ka pranuar kërkesën e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit për shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit. Kërkesa për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor është pranuar pjesërisht si e papajtueshme me Kushtetutën. Me këtë vendim pritet që në zgjedhjet e ardhshme të kemi proces zgjedhor me lista 100% të hapura. kryetarët e partive nuk do të vendosin më pjesën më të madhe të deputetëve. Me shfuqizimin e neni nga Kodi zgjedhor, në të ardhmen, deputeti që fiton numër më të madh votash futet në parlament pavarësisht renditjes. Gjykata Kushtetuese shqyrtoi më 9 qershor 2021 kërkesën e Bindjes Demokratike dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit në lidhje me shpërndarjen e mandateve. Kërkesat e dy partive e dorëzuar më 29 dhjetor 2020 argumentohej  se antikushtetueshmëria e të ashtuquajtuarit herës në shpërndarjen e mandateve është një element që cenon barazinë e votës dhe që praktikisht bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në kushtetutë.

  • VIDEO

    Vendimi i Kushtetueses për herësin, Topollaj në Report Tv: Kontribut i madh për demokracinë

    Gjykata Kushtetuese vendosi sot shfuqizim si antikushtetues të pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor që flet për herësin, duke i hapur rrugë listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme.  Për këtë, i ftuar në Report Tv Fabian Topollaj, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, njëra prej partive kërkuese në Kushtetuese, thotë se ky vendim edhe pse i vonë është një kontribut i madh për demokracinë në vend.

  • VIDEO

    Rama: Shqipëria vendi i parë në rajon para të miratuara për bujqësinë! Fermërët të mos mbjellin çfarë t'u thotë mendja, por të studiojnë tregun

    Bujqësia është kryefjala e fjalimit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon për ndihmën e dhënë për këtë sektor. Duke risjellë në vëmendje objektivin prej 1 mld dollarë për eksportet bujqësore, Rama tha se është një sfidë, por e realizueshme.

  • VIDEO

    Shkon në kurbet,dashurohet me tjetër grua/Apeli rënqethës i të miturit për babain

    Bashkëshorti i braktisi bashkë me dy djemtë, 4 muaj më parë. Ai është larguar drejt Italisë, ndërsa nuk ka asnjë kontakt me familjen e tij në Shqipëri. 38-vjeçarja Tana Krantia nga Vlora rrëfen si zbuloi tradhtëinë e të shoqit Arbër Krantia 2 vite më parë, kur djali i tyre më i madh pa në telefonin e të atit fotot e një gruaje tjetër. Pas 9 vitesh martesë krisjet në marrëdhënien mes ciftit e kanë zanafillën tek ky episod, i cili do të pasohej edhe nga shumë të tjera. Bisedat e gjatë deri mbrëmjen vonë, ngritën dyshimet tek bashkëhsortja se ai tashmë chatonte më një tjetër grua. Zhvendosja në qytetin e Tiranës, ku familja jeton prej 4 vitesh nuk ndryshoi asgjë në jetën bashkëshorte, përkundrazi debatet u bënë më të shpeshta, ndërsa 5 muaj më parë bashkëshorti i komunikon se do të udhëtonte drejt Maqedonisë së Verit, pasi kishte gjetur një punë atje. Pas kësaj, 38-vjeçarja zbulon se në të vërtetë Arbri ishte nisur drejt Italisë, ku pasi ishte kapur nga policia në kufi me pasaportë false ishte mbajtur 3 ditë në paraburgim. Me kthimin e tij në Shqipëri ai shkoi sërish në banesën ku jetoj familja e tij, aty ku cdo gjë ishte ftohur në marrëdhëniet mes tyre. Nuk kaloi shumë kohë, kur 39-vjeçari largohet përsëri drejt Italisë dhe për afro 20 ditë nuk pati asnjë kontakt me familjarët. Më në fund, babai i dy djemve vendos të bëhet i gjallë duke u pohuar se ishte punësuar tek një 64-vjecare nga Lushnja, në Romë. Bashkëshortja i kërkon publikisht të kthehet për hir të dy djemve, por mesazhi që ka marr prej Arbrit ka qenë kërcënimi me jetë. Dy djemtë 8 dhe 5-vjeçarë presin në shtëpi babain, por ai mesa duket ka vendosur t’i braktisë përgjithnjë.

  • VIDEO

    Kontrollet intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin

    Kontrollet intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dragera, dronë, kamera, aparate fotografike dhe automjete të paloguara, evidentohen dhe ndëshkohen mijëra shkelës të Kodit Rrugor. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë pezulluar 74 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative 3037 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht: • Janë pezulluar 54 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara. Shpejtësia më e madhe e matur me radar është konstatuar në rrugën interurbane tuneli i Kërrabës-Elbasan, ku automjeti i drejtuar nga 21 vjeçari R. B., nga Elbasani, u konstatua me 209 km/orë. Gjithashtu janë pezulluar 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; • Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi. • Janë vendosur 503 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 402 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 745 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 231 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 912 masa për parakalime të gabuara, 212 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve dhe 32 masa për shkelje të semaforit. Policia Rrugore do vijojë kontrollet intensive të pandërprera duke përdorur të gjitha mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar aksidentet rrugore. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

  • VIDEO

    Konflikt për stacionin e plazhit në Ksamil, denoncon binzesmeni: S'dua të derdhet gjak si në Velipojë, të vihet drejtësi! Territorin tim, ia dhanë një polici

    Ja në Ksmail çpo bëhet, 15 vjet kontratë policia po ia kontratën një polici të korruptuar Hasan Begaj", thotë në video Anila Sula gruaja e pronarit të hotelit Albert Sula.

    Sula thotë se hapësirën që ka shfrytëzuar prej 15 vitesh ia kanë dhënë policit, i cili sipas tij nuk plotëson as kriteret. Duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Velipojë ku u vranë 4 persona, Sulaj thekson se nuk i pëlqen të derdhet gjak në këtë konflikt, ndaj kërkon që drejtësia të bëjë drejtësi.

    "Kam hotel në Ksamil, jam dhe anëtar i këshillit bashkiak  Sarandë. Problemi është shumë i madh për mua. Unë jam njeri me karakter dhe smë pëlqen që në një konflikt të derdhet gjak siç ndodhi në Velipojë por jam njeri që kërkoj nga drejtësia drejtësi.

    Ky problem është në lidhje me stacionin e plazhit që i  është dhënë një punonjësi të policisë i cili ka aplikuar në emër të gruas së tij i është dhënë padrejtësisht 400 metra katrorë në territorin e plazhit tim dhe me pak fjalë ai e gjeti të shtruar të investuar nga mua të mirëmbajtur kam paguar taksa mbi 15 vjet dhe bashkia sna përfilli fare, në momentin që i erdhi një emër tjetër në territorin e plazhit tim dhe bëri të gjitha procedurat.

    Duhet që të bëhet edhe një konsultë që të mos goditet dhe një biznes i ndershëm që ka paguar taksat në të gjithë këto vite. Personi në fjalë se meriton të ketë stacion plazhi, si plotëson kriteret dhe nga ministria e turizmit. padrejtësia është se ai se meriton stacionin. Ka një lokal me qitra me metra të kufizuara rreth 50 metra me 10 tavolina që splotëson dhe kriterin tjetër. Është i ardhur që futet në një ambient që unë e kam pasur me kontratë.

    Qeveria dhe kryeministri ta shikojë ta hetojë këtë çështje si është realizuar si janë realizuar procedurat, ky është apeli që kam unë. Bëj thirrje  që drejtësia siç ka filluar të funksionojë më mirë, këto janë të lidhura me vendimarrje të ndryshme të institucioneve", thotë Albert

  • VIDEO

    U përgjua nga SPAK, mori 2000 euro ryshfet për një masë sigurie! Arrestohet për llogari të SPAK, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi! 'Arrest me burg' edhe për 3 të tjerë

    Gjatë një operacioni ditën e sotme është arrestuar nga policia prokurori i Kukësit Edmond Karriqi. Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. Për ngjarjen është vënë në pranga edhe Isuf Gega, Sekretar në prokurorinë e Kavajës, ndërkohë që është përcaktuar edhe masa e sigurisë "arrest me burg" për 2 të tjerë. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv