-
VIDEO
Dita e dytë e vaksinimit +18 vjeç, mbi 26 mijë qytetarë u lajmëruan nga e-Albania, mjekja: Popullata do të vaksinohet
Vaksinimi i moshave +18 vjeç ka vijuar edhe sot, në ditën e dytë me gjithë temperaturat e larta. Qytetarët janë paraqitur që në 8 të mëngjesit për të injektuar dozën e parë, ku kryesish u përdor ajo kineze, Coronavac.Qytetarët që u vaksinuan në sheshin “Skënderbej” thonë se mbrojta nga COVID është e rëndësishme ndaj po e ndërmarrin këtë hap. Duhet të vaksinohen të gjithë që të mbrohen dhe të mbrojnë njerëzit e tyre, gjithë familjen domethënë. Të jemi të ndërgjegjshëm dhe mos të kemi frik ndaj vaksinimit. Çfarë moshe keni? “35 vjeç. Mora vaksinën Coronavac.” Përse zgjodhët të vaksinoheni? “Që të mbroj shëndetin tim dhe të njerëzve që na rrethojnë. Jam 24 vjeç.” “Vaksinimi shumë mirë shkoi, s’ka asnjë problem, mora vaksinën e Sinovac. Për mendimi tim të gjithë duhet të vaksinohen sepse do të vij dimri dhe do përhapet prapë sëmundja dhe do i biem kokës me grushta përsëri.” Si shkoi vaksinimi? “Shumë mirë, arsyeja që u vaksinova është që të rrimë të qetë kaq, asgjë më shumë.” Mjekja Klaudia Moraku tregon se në Open Days fluksi ka qenë i madh, çka tregon se popullata do të vaksinohet. “Duke qenë se jemi në Open Days 29-30 qershor, ka qenë goxha i madh fluksi. Duan të vaksinohen, popullata do të vaksinohet. Rreth 100-120 veta bëhen sot vetëm në një tavolinë, në një vaksinatore. Moshat janë nga më të ndryshmet, pacientët që kanë ardhur sot mund të them që janë 18 vjeç, 19 vjeç, 20 vjeç të fakultetit në vit të parë, në vit të dytë. Shumë prej tyre përshembull duan të udhëtojnë, të shkojnë diku gjatë verës apo të bëjnë një trajnim, stazh siç e kanë ata në programin e tyre dhe normalisht duan të vaksinohen që të lëvizin më lirshëm. Një pjese e tyre punojnë në kompani të ndryshme që janë në kontakt me persona shumë. Një pjesë e tyre duan të shkojnë dhe me pushime që janë mosha e re që janë më aktiv mund të marrin disa ditë leje dhe duan të lëvizin”-tha mjekja Klaudia Moraku. Ministria e Shëndetësisë vendosi në dispozicion vetëm dy ditë për t’i ofruar mundësi qytetarëve mbi 18 vjeç për t’u vaksinuar. Në total janë lajmëruar mbi 26 mijë qytetarë që kishin aplikuar në portalin e-albania.
-
VIDEO
Vijon vaksinimi +18 vjeç deri në orën 20:00, Manastirliu publikon dëshmitë e qytetarëve: Të kënaqur që na u dha kjo mundësi
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar një video me dëshmitë e disa qytetarëve që kanë kryer vaksinimin antiCOVID në dy ditet e vaksinimit të hapur
-
VIDEO
Peza: Basha duhet të bëhet lider, përndryshe Berisha e merr me vete....
-
VIDEO
Aksion për lirimin e bregdetit në gjithë vendin! Sekuestrohen mbi 1 mijë shezlongë e 517 çadra! Bezdisen pushuesit! Pogradeci shembull, të gjithë subjektet të pajisur me leje
Nga veriu në jug, ka nisur sot në të gjithë vijën bregdetare në vend aksioni për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë abuzuese, ku janë sekuestruar deri më tani më shumë se 1 mijezlongë dhe 517 çadra. Aksioni i policisë ka bezdisur jo pak pushuesit, të cilët kanë shprehur pakënaqësi, duke kërkuar që të paktën të ishin lajmëruar një ditë më parë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Aishe Haklaj: Erdha pas 12 vitesh të kallëzoj në SPAK Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të mi! Kam besim te drejtësia e re
Familja Haklaj do të padisë në SPAK Sali Berishën për akuzën e vrasjes së 4 vëllezërve Haklaj. Pas 12 vitesh në azil politik në Suedi, Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj është rikthyer për pak orë në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim. Në një interviste ekskluzive për Report TV, përballë gazetarit Denis Minga, Aishe Haklaj ka rrëfyer arsyet pse familja e saj ka vendosur t’i drejtohet SPAK-ut.
-
VIDEO
Këshilli bashkiak zhvillon mbledhjen jashtë teatrit, Leli reagon nga Italia: Prita të diskutojmë online, kurseni këto shfaqje të panevojshme
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i cili nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e këshillit bashkiak, ka reaguar me një video nga Italia ku ndodhet për një vizitë zyrtare.
Në video, Leli ka shpjeguar se anëtarët e Këshillit Bashkiak sërish nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e planifikuar për t’u bërë online. Ndërsa ka kërkuar që këshilltarët bashkiakë t’i kursejnë këto shfaqje të cilat ai i konsideron si të panevojshme për qytetin.
-
VIDEO
Aksioni për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë abuzive, Pogradeci shembull, të gjithë subjektet të pajisur me leje
Ndryshe nga situata në qytetet bregdetare, në Pogradec, subjektet që operojnë në vijën bregliqenore të Pogradecit, janë të gjithë të pajisur me lejen përkatëse.
Në kuadër të të operacionit "Bregdeti ynë", për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra, rezultoi se në Pogradec, subjektet ishin brena të gjitha rregullave dhe nuk u evidentua asnjë shkelje.
-
VIDEO
Përfundon takimi i zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker me kreun e PD, Lulzim Bashën
Ka përfunduar takimi i zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker me kreun e PD, Lulzim Bashën. Takimi i zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker, i cili ishte shoqëruar nga ambasadorja amerikanë Yuri Kim, me Bashën zgjati rreth 1 orë e 10 min.
-
VIDEO
Vrasjet e aksidentet në vend/ Veliu e Vocaj mbi 3 orë analizë me zëvendës drejtorët e policisë, në fokus krimet e pazbardhura, kanabisi e personat që lëvizin me armë pa leje
Pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend ditët e fundit, Kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka mbledhur sot zv/drejtorët e qarqeve ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu. Mbledhja vjen pak kohë pasi Ardi Veliu mblodhi drejtuesit e qarqeve, dhe pritet që vartësit e tij të analizojnë çfarë kanë përmbushur nga porositë e dhëna. Një nga pikat më rëndësishme është ajo e zbardhjes së ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin.
-
VIDEO
Ministrja Kushi takim me oficerët e sigurisë në shkolla: Të parandalojmë dhe luftojmë fenomenet negative tek nxënësit
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka vendosur fokusin ditën e sotme tek siguria e nëxënësve të shkollës. Kushi së bashku me drejtorn e Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Gerti Janaqi ka zhvilluar një takim me oficerë të sigurisë të shkollave të ndryshme të vendit.
-
VIDEO
Kontrolle në plazhin e Semanit dhe Darzezës, hiqen 157 shezlongë dhe 76 çadra
Policia ka nisur verifikimet dhe kontrollet në bregdetin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë. Si rezultat i kontrolleve deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.
-
VIDEO
Sot dita e dytë e vaksinimit masiv +18 vjeç, Manastirliu: Paraqituni pranë qëndrës së vaksinimit me kartë identiteti
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç, që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tij