• VIDEO

    Aksidenti që shoi familjen në Fier-Vlorë, shefi në polici tregon detaje shokuese: E përfshirë edhe një makinë e tretë! Ja shpejtësia mesatare, frenoi 63 metra

    Udhëtimi për të ardhur në Atdhe për të kaluar pushimet u kthye në tragjedi për familjen Gushi që ishin emigrantë në Greqi. Shpejtësia skëterre e mjetit “Audi A8” e drejtuar nga Igli Madani në autostradën Fier-Vlorë bëri që familja Gushi, dy prindërit dhe dy vajzat e mitura 14 dhe 9 vjeçare, ta kishin atë udhëtimin e tyre të fundi.

    Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv ka dhënë të tjera detaje tronditëse për ngjarjen.  Ismaili foli për një makinë të tretë, një AUDI Q7, e cila edhe ajo ishte duke ecur me shpejtësi skëterrë, është parakaluar nga Madani, i cili më pas ka goditur nga mbrapa mjetin që po udhëtonte famija Gushi.

  • VIDEO

    Alimehmeti: Arsyet se përse nuk ka mbërritur në Shqipëri varianti Delta! 3 simptomat që ka, të ndryshme nga COVID! Brataj: Vaksina të mbron nga forma e rëndë e infektimit

     

    TIRANË- Temperaturat e larta që po përjeton vendi ynë që kanë arritur edhe deri në 40 gradë celcius, kanë anën e saj të mirë, i ulin rrezkshmërinë COVID-19. Në këtë prikë, ekpertët bien dakord dhe thonë njëzëri, se moti shumë i ngrohtë “na shpëton” edhe nga varianti i ri i COVID-it që po kërcënon botën, variantin indian, i njohur si Delta. Të ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, kreu i Urgjencës, Skënder Brataj dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti, kanë listuar arsyet përse në vendin tonë nuk janë evidentuar raste me këtë variant të ri. “Ne kemi një klimë që e kemi thënë se na ndihmojnë, me këto temperatura virusi kërkon të mbijetojnë e jo më të sulmojnë dhe sa më të shumë të zgjasin, aq më dëm i bëjnë virusit, është shqetësues dhe për OBSH dhe unë për vete kam frikë dhe nga kampionati Europian. Me vaksinimin ke garanci që nuk do humbasësh jetën, apo formën e rëndë në spital, pra vaksina këtë garanton. Rreziku nuk ka kufi për virusin”, tha nga ana tjetër, Brataj. Ajo që është shqetësuese me këtë variant të ri, është fakti se është shumë i vështirë për të bërë diferencën nga gripi i zakonshëm, pasi kanë pak a shumë të njëjtat simptomat. Epidemiologu Alimehmeti i rendit ato. “I ngjan shumë gripit dhe ta bën të vështirë ta ndash, dhimbje koke, gryke dhe rrufë, temperatura është ndër simptomat e katërta”, tha ai. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, teksa ka sqaruar edhe një detaj sa i përket situatës së COVID në vendin tonë. Aryseja se përse ka kaq shumë teste, ndërkohë që ka një ulje të trasmetueshmërisë të këtij virusi është fakti se sot po kryen shumë tamponë me qëllim vërtetimi për udhëtimin jashtë vendit. “E vështirë të bësh dallimin, sidomos në këto ditë të nxehta nga ajri i kondicionuar, fakti që bëhen shumë teste dhe numrat janë të ulëta, na lë shumë të qetë. Testet janë dhe testet administrative, dhe ato që bëhen për personat pa simptoma, të gjitha raportohen”, tha Brataj. Varianti Delta i COVID-it është edhe një motiv se përse nuk ka një lehtësim të masave, siç është heqja totale e orës policore apo muzika në lokale. Këtu dy ekspertët janë të ndarë. “Jemi nisur nga fakti që është Delta virusi, është kollaj ta heqësh, por hajt ta vësh. Muzika është subjekt grumbullimi, dhe sa më shumë grumbullime të kesh aq më rast infektimesh do kesh”, tha Brataj. Megjithatë, Alimehmeti nuk ka qenë dakord. “Lëvizja e lirë në kushtet kur nuk ke ku shkon, çfarë zgjidh dhe në kushtet që kemi këtë mot që kemi, se me këtë vapë që jemi përdoren vetëm ambientet e jashtme, është një e drejtë themelore e njeriut, prandaj që para se të kufizojmë atë duhet të kuptojmë, muzika nuk është e drejtë themelore e njeriut, ne lejojmë shfaqjeje, koncerte, ç’mund të bëj një njeri natën i vetëm”, tha ai. Rikthimin në karantinë, si në momentin e pikat të virusit, ekspertët thanë se do të tregonte se procesi i vaksinimit ka dështuar, por nuk është Shqipëria rasti konkret. “Kush rikthehen në karantinë të plotë, ke dështuar në programin e vaksinimit, nuk ka një arsye të mesme”, përfundoi Alimehmeti në ‘Repolitix në Report Tv.

  • VIDEO

    Afera që fsheh tymi i plehrave mbi Peqin, bashkia 1 milion USD kompanisë ‘Viola Green’ për 288 kontenierë me mbetje, nuk i dërgojnë në incenerator për të fshehur volumin real

    Report Tv zbulon detaje të reja rreth skandalit të djegies së plehrave në Peqin. Bashkia tender 1 milionë USD për kompaninë ‘Viola Green’ për zbrazjen çdo ditë të 70 kontenierë me mbeturina në qytet dhe zbrazjen dy herë në javë të 218 kontenierëve në zonat e tjera. Dyshimet të forta se volumi i plehrave të përcaktuara nuk është real dhe nuk justifikon paratë. Nëse mbetjet do dërgoheshin në Inceneratori i Elbasanit, do mateshin duke dalë volumi real. A është kjo arsyeja se pse mbetet hidhen nëpër fusha dhe digjen, duke shmangur inceneratorin?

  • VIDEO

    Djegin gomat’, spektakël drifti në sheshin ‘Nënë Tereza’

    Disa të rinj kanë dhuruar spektakël në sheshin ‘Nënë Tereza’, duke bërë drift me makinat e tyre. Me mbishkrimet “Hasi”, makinat kanë bërë paradë, por dhe rrëshqitje në asfalt në një prej shesheve kryesore të kryeqytetit, duke e mbushur ambientin edhe me shtërngulla tymi. Sporti që dhuron adrenalinë jo vetëm për drejtuesit u ndoq nga mjaft të rinj kureshtarë, të cilët edhe filmuan momentet e shoët të pasdites.

  • VIDEO

    Ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Kim bën bashkë Ruçin, Metën, Bashën! Mungon Rama, i pranishëm dhe Princ Leka

    Në ceremoninë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë bërë bashkë të gjithë figurat e larta të shtetit, duke nisur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, presidenti Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha,  ministrat e qeverisë Rama, krerët e komuniteteve fetare, kryeprokurorin Olsian Çela. I pranishëm është edhe Princ Leka, teksa mungon kryeministri Edi Rama.

  • VIDEO

    Bakshishe për familjen e Musaenit, kamarieri Toska: Kolegët e mirëpritën nismën, politika s'dha ndihmë! I kam shërbyer babait të 20 vjeçarit para se të vdise

    Një ditë pas vrasjes së 20 vjeçarit Musaen Zeneli nga përplasja me armë në Velipojë në ditën e parë të punës së tij si kamarier, kolegët e tij në Shkodër ndërmorën një iniciativë për të mbledhur bakshishe të kamarierëve si ndihmë për familjen Zeneli, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike.

    Kamarieri Rehyl Toska ndër më të vjetrit në këtë profesion në Shkodër, i cili ishte nismëtari i iniciativës në një intervistë për Report Tv tha se solidarizimi ka qenë i madh dhe se deri më tani janë mbledhur më shumë se 2 mln lekë të vjetra.

  • VIDEO

    Shfaqet dokumentari ‘Apolonia, perënditë kishin të drejtë’

    "Apolonia, perënditë kishin të drejtë" ishte një nga dokumentarët e festivalit të filmit arkeologjik që u shfaq në qytetin antik, si një homazh për arkeologun e njohur Leon Rey, i cili hodhi drite me zbulimet e rëndësishme ne Apoloni. I pranishëm në aktivitet ishte dhe i i biri.

  • VIDEO

    Xhaçka në Forumin e Prespës: BE sot nuk ka një qasje strategjike Ballkanit Perëndimor, por ne s’duhet të ndalim! Të krijojmë Europën në rajonin tonë

    TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës në panelin “Ndërtimi i Besimit Përmes Dialogut” që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut,  tha se ka ardhur koha për një ndryshim në mënyrën e qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor.  Ajo theksoi mos caktimi i një date për konferencën e parë ndërqeveritare, tregoi se BE-ja nuk ka një qasje strategjike ndaj rajonit, e megjithatë shtoi se puna duhet vijuar pa u ndalur drejt të vetmes rrugë, asaj Europiane.

    “Rajoni ynë ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm falë ëndrrës së përbashkët evropiane dhe falë mbështetjes së BE. Por siç tregoi edhe Këshilli i 22 qershorit, BE sot nuk ka një qasje strategjike ndaj rajonit, çka shpresojme që do të ndryshojë pas dështimit për t'i dhënë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Por kjo s'është thjesht një çështje e BE-së. Edhe ne vetë duhet të punojmë më shumë për të rritur rëndësinë strategjike të rajonit tonë dhe për të pasur një qasje më proaktive ndaj integrimit, jo duke pritur vetëm nga BE, por duke punuar edhe ne, në nivel rajonal për të ndërtuar Evropën në rajonin tonë e për të krijuar një hapësirë të përbashkët mundësish”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.

  • VIDEO

    Sezoni turistik/ Eksperti Kurti: Politika me kufij të hapur e Qeverisë i ka dhënë turizmit avantazh me vendet e rajonit! Kërkesa është shumë e lartë

    Me vendimin për të ndjekur politikën e kufijve të hapur qeveria shqiptare i ka dhënë ndihmesën më të madhe sektorit të turizmit në vend dhe i ka dhënë një avantazh shumë të madh krahasuar me vendet e rajonit. Astrit Kurti, ekspert i hotelerisë dhe turizmit, në një intervistë të dhënë për Report Tv tha se ky vendim i qeverisë ka bërë që sezoni të nisë me një pozitivitet të madh dhe numri i kërkesave është i kënaqshëm.

  • VIDEO

    Aksidenti me 5 të plagosur në Elbasan, makina ishte e parkuar, shoferi kishte zbritur kur makina lëvizi e ra në humnerë

    Detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Elbasan ku kanë mbetur 5 të plagosur. Në momentin që makina ka rënë në humnerë, ka qenë e parkuar. Shoferi kishte zbritur dhe kishte shkuar  të marrë diçka në banesë. Makina e pasiguruar mirë ka lëvizur dhe ka përfunduar në humnerë.

    •  
  • VIDEO

    ‘Gjeta rrobat në oborr,prindërit ma kycën derën’/Strehohet në fshehtësi tek e bija,djali e refuzon

    Prej dy vitesh jeton në Tiranë. E braktisur nga të gjithë, një 55-vjeçare nga Tepelena kërkon ndihmë. Pranvera Harizi u divorcua pas 28 vitesh martesë dhe shkak sipas saj u bë gjendja e vështirë ekonomike. Nje jetë e nisur në skamje, ajo e din vuajtjet që ka kaluar që ditën kur u martua në moshën 18-vjecare, me njeriun i cili për prindërit e saj ishte burri ideal, pasi kishte biografi të mirë.

    Unë kam qenë 18 vjeçe kur u martova ai ishte 32 vjeç. Unë u martova me shkuesi. Nuk e doja që në fillim ndaj nuk e doja. Po rai ishte biografi të mirë dhe familja më detyroi të martohesha. Kur u martova jeta ime ishte skëterrë. Ai nuk punonte ishte shumë dembel. Nuk donte t’ia dinte cfarë donte fëmija. 28 vite martesë pata me të. Kur kisha vjehrrën aty në fshat ia mbulonte të metat që unë të mos kuptoja që ai nuk ishte për të qenë. Vetëm donte gjithë ditën të ikte. Kur vinte në darkë më thoshte çfarë do të hamë. 28 vite bakru im nuk u mbush kurrë me bukë. Kalova në depresion. I pari në jetë erdhi djali.

    Prej shumë vitesh ka jetuar në një zonë të thellë të Tepelenës, deri kur vendosi të vij në Tiranë dhe të jetojë bashkë me vajzën 30 vjeçe, në banesën e marr me qira nga djali i saj 33-vjeçar. Vëllai i paguan motrës qiranë e banesës, ndërsa nuk ka dijeni se aty jeton edhe nëna e tij, ndaj së cilës ai i ka ngritur një mur të lartë, duke u ndarë për së gjalli. Ajo jeton në fshehtësi, pasi me të birin që pas divorcit nuk ka asnjë komunkim. Mesa duke ai nuk e përjetoi mirë ndarjen e prindërve, ndërsa u rrit nga gjyshja nga babai, që kur ishte ende një 12-vjecar. Sot ai jeton tek xhaxhallarët në Greqi. Nuk e fitoi dashurinë e djalit kurrë, edhe kur ai u bë në moshë madhore. Sot jeton me të bijën fshehurazi të një banesë që e paguan djali.

    Në momentin që i thashë djalit që do divorcohesha tashmë u bënë 7 vite që nuk flas me djalin. Pas divorcit vëllai dhe motra u bashkuan, ndërsa ai i paguan qiranë. Djali nuk e di që aty jetoj dhe unë. Nëse e mëson ai do të grindet me vajzën dhe do të na nxjerri jashtë. Unë nuk i kam bërë asgjë, jam nënë. Nëse djali kthehet në Shqipëri, unë do të dal. Unë jetoj ende me frikë, se djali kur vjen nuk njofton. Edhe kur vijnë xhaxhalarët e vajzës unë dal derisa ata të largohen, se mund t’i thonë djalin. Vjaza është e detyruar ta mbajë secret qëndrimin tim aty, se vëllai nuk do ta ndihmojë më. Kam dy vite që jetoj me vajzën dhe nuk e di askush.

    Odeta Dume: Nuk ke frikë se do ta zbulojnë nga ky program?

    Shpresoj mos ta marrin vesh, por nuk kisha ku të kërkoja ndihmë. I thashë vajzës do iki tek Odeta të kërkoj ndihmë se ju të gjithë më keni dhënë shkelmin. Kam ardhur të kërkoj ndihmë, pasi më kanë hequr edhe kempin që merrja për depression, ndërsa kam edhe probleme sytë, pasi kam lindur miope. Në punë nuk më marrin se më thonë je moshë e madhe. Ilacet i blej me kokrra, sepse nuk kam para t’i blej për gjithë muajin. Unë I them vajzës nuk dua bukë, vetëm të kem ilaçet, po nuk parta ato nuk bëj dot.

     

    Ai ka detyruar dhe motrën që të mos ketë asnjë kontakt me mua. Debatet lindën vetëm nga gjendja ekonomike, aty unë kalova në depresion. Kur linda djalin atë e mbante gjyshja, e cila jetonte bashkë me ne. Kur iku vjehrra ime dhe erdhi në Tiranë, ne mbetëm atje në fshat. Djalin e mori me vete në Tiranë, sepse e dinte që djali i saj nuk punonte. Unë nuk kuptoja shumë se isha shumë e re në atë kohë. Erdhën përplasjet nga gjendja ekonomike. Djali u rrit që nga mosha 12 vjecare, tek vehrra dhe nuk na kërkonte më, as mua as të atin. Ai donte të rrinte vetëm me vjehrrën. Unë nuk doja ta lija djalin por vehrra nuk pranoi, donte ta mbante në Tiranë për shkollën. Ai shkoi më pas tek xhaxhallarët ne Greqi. Vajzën e kam rritur vetë, ndërsa djali rrrallë vinte të na takonte. Kur vendosa të divorcohesha, i njoftova të gjithë edhe njerëzit e mi edhe fëmijët e rritur.

    E gjithë kjo situatë ka ndikuar jo pak në gjendjen shëndetësore të Pranverës, sot një grua shëndetlig. 55-vjecarja kërkon ndihmë, pasi nuk ka ku të përplaset, divorci me bashkëshortin 7 vite më parë ndikoi keq edhe në marrëdhëniet e saj me prindërit e moshuar, të cilët ia kanë mbyllur derën përgjithnjë nënës së dy fëmijëve.

    Unë më shumë rrija me ilaçe se pa ilaçe. Kur u ndava shkova tek prindërit e mi, por ata më thanë kthehu atje ku ishte. Prindërit m’i nxorrën rrobat jashtë dhe më kyçën derën. U strehova tek vëllai im, që tani nuk jeton më.

  • VIDEO

    Plazhi i Hidrovorit në Vlorë 30 vjet i mbuluar nga plehrat, kryetari i Këshillit të Qarkut: Sot nisi aksioni i pastrimit

    Një nga plazhet publike më me hapësirë në Vlorë, ai i Hidrovorit prej 30 vjetësh nuk ka njohur asnjë investim, ndërsa rëra është e mbushur me mbeturina. Por sot kryetari I Këshillit të Qarkut njoftoi nisjen e aksionit të pastrimit dhe premtoi se shpejt do te nisin edhe investime te tjera.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv