• VIDEO

    Bunkerët gri të diktaturës bëhen me ngjyra nga pasioni dhe dashuria e 2 djemve lezhjanë

    Antoni 14 vjeç dhe Edi 12 vjeç, dy artistë të vegjël nga fshati Krajnë i Lezhëz, me pasion pikturën kanë ndërmarrë një nismë të veçantë duke pikturuar mbi bunkerët e diktaturës.  

    Bunkerët gri të diktaturës që përfaqësojnë një kujtim të shëmtuar të një periudhë të tmerrshme të historisë shqiptare, tashmë djemtë lezhjanë janë duke i kthyer në një destinacion të pëlqyer pser jo edhe për të gjithë turistët që kalojnë në këtë zonë.

  • VIDEO

    Rama publikon pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës

    Në një kohë kur një pjesë e mirë ka nisur pushimet, kryeministri Edi Rama, zgjedh që të publikojë destinacione fantastike në vendin tonë, të cilat pse jo mund të bëhen pjesë e axhendës për t’i vizituar këtë verë.

  • VIDEO

    Rrëfimi rrëqethës i Pranvera Harizit/Jeton me vajzën dhe i fshihet të birit

    Prej dy vitesh jeton në Tiranë. E braktisur nga të gjithë, një 55-vjeçare nga Tepelena kërkon ndihmë. Pranvera Harizi u divorcua pas 28 vitesh martesë dhe shkak sipas saj u bë gjendja e vështirë ekonomike. Nje jetë e nisur në skamje, ajo e din vuajtjet që ka kaluar që ditën kur u martua në moshën 18-vjecare, me njeriun i cili për prindërit e saj ishte burri ideal, pasi kishte biografi të mirë. “Unë kam qenë 18 vjeçe kur u martova ai ishte 32 vjeç. Unë u martova me shkuesi. Nuk e doja që në fillim ndaj nuk e doja. Po rai ishte biografi të mirë dhe familja më detyroi të martohesha. Kur u martova jeta ime ishte skëterrë. Ai nuk punonte ishte shumë dembel. Nuk donte t’ia dinte cfarë donte fëmija. 28 vite martesë pata me të. Kur kisha vjehrrën aty në fshat ia mbulonte të metat që unë të mos kuptoja që ai nuk ishte për të qenë. Vetëm donte gjithë ditën të ikte. Kur vinte në darkë më thoshte çfarë do të hamë. 28 vite bakru im nuk u mbush kurrë me bukë. Kalova në depresion. I pari në jetë erdhi djali’. Prej shumë vitesh ka jetuar në një zonë të thellë të Tepelenës, deri kur vendosi të vij në Tiranë dhe të jetojë bashkë me vajzën 30 vjeçe, në banesën e marr me qira nga djali i saj 33-vjeçar. Vëllai i paguan motrës qiranë e banesës, ndërsa nuk ka dijeni se aty jeton edhe nëna e tij, ndaj së cilës ai i ka ngritur një mur të lartë, duke u ndarë për së gjalli. Ajo jeton në fshehtësi, pasi me të birin që pas divorcit nuk ka asnjë komunkim. Mesa duke ai nuk e përjetoi mirë ndarjen e prindërve, ndërsa u rrit nga gjyshja nga babai, që kur ishte ende një 12-vjecar. Sot ai jeton tek xhaxhallarët në Greqi. Nuk e fitoi dashurinë e djalit kurrë, edhe kur ai u bë në moshë madhore. Sot jeton me të bijën fshehurazi të një banesë që e paguan djali. “Në momentin që i thashë djalit që do divorcohesha tashmë u bënë 7 vite që nuk flas me djalin. Pas divorcit vëllai dhe motra u bashkuan, ndërsa ai i paguan qiranë. Djali nuk e di që aty jetoj dhe unë. Nëse e mëson ai do të grindet me vajzën dhe do të na nxjerri jashtë. Unë nuk i kam bërë asgjë, jam nënë. Nëse djali kthehet në Shqipëri, unë do të dal. Unë jetoj ende me frikë, se djali kur vjen nuk njofton. Edhe kur vijnë xhaxhalarët e vajzës unë dal derisa ata të largohen, se mund t’i thonë djalin. Vjaza është e detyruar ta mbajë secret qëndrimin tim aty, se vëllai nuk do ta ndihmojë më. Kam dy vite që jetoj me vajzën dhe nuk e di askush.”

  • VIDEO

    Aksident i rëndë në Elbasan, makina bie në humnerë në fshatin Shelcan, 5 të plagosur, dyshohet për viktima

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shelcan në Elbasan-Gjinar. Një makinë ka rënë në humnerë, ndërsa raportohet se 5 persona janë plagosur.

    Sakaq dyshohet dhe për viktima. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit me ambulancë dhe deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

  • VIDEO

    Sezoni veror, Shqipëri-Kosovë patrullime të përbashkëta! Drejtor i policisë rrugore, Tarkaj: Qëllimi, turistët të kalojnë sezon sa më të qetë

    Për të siguruar një sezon turistik të qetë, pa trafik e pa aksidente rrugore, policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta. Në një ceremoni simbolike, aksioni i filloi në pikën kufitare mes dy shteteve, në Morinë si dhe në segmentin e rrugës së Kombit.

    “Pas memorandumit të firmosur mes drejtorive të dy shteteve. Qëllimi i takimit është për të konkretizuar mbarëvajtjen e sezonit turistik në Shqipëri. Bëhet me qëllim që turistët të kalojnë një sezon sa më të qetë. Punojnësit do të jua bëjnë më të lehtë qoftë trafikun, por edhe parandalimin e aksidenteve që mudn të ndodhin për shkak të fluksit. Do jenë dy patrulla që do vijnë. Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm, bashkëpunimi ka qenë dhe do të vazhdojë”, tha Drejtor i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj.  

  • VIDEO

    ‘Merr 2000 mijë lekë mos më vër gjobën’/ Hiqen 57 patenta, arrestohen 14 shoferë, ndëshkohen 2345 për shpejtësi të lartë dhe manovra të rrezikshme

    Pezullohen 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

    "Policia Rrugore vijon kontrollin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.  

  • VIDEO

    Opozita e re në Kuvendin bosh: Heqja e herësit, fitorja jonë! Murrizi e Hajdari: ‘kushtetuesja’ prishi pazarin Rama-Basha

    Nuk do të jenë në parlament në shtator, por heqja e herësit nga Gjykata Kushtetuese mund të konsiderohet fitore edhe e deputetëve të opozitës së re, që një vit më parë, iniciuan listën e hapur. Myslym Murrizi, i cili edhe iu drejtua Kushtetueses për të shfuqizuar nenin 163 të Kodit Zgjedhor, e quajti vendimin e një dite më parë, prishje të një pjese të pazarit të 5 Qershorit Rama-Basha. “Sa janë alarmuar dje hartuesit e strategët e 5 qershorit se nuk hyjnë dot më në këtë sallë. Është hall koke për të pas një karrige në këtë sallë më çfarëdo pafytyrësie, por ja erdhi dita. Unë nuk kam të njëjtin hall me ju, nuk është arsyeja e mbajtjes së mandatit që dua të jem në këtë sallë më çdo kusht, por për t'i dhënë vlerë votës sovrane e Gjykata Kushtetuese dje ua përplasi surratit qelbsinllëku e gatuar në këtë sallë”, tha Murrizi. Por nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese shton shpresat që në parlament të futen më të votuarit nga qytetarët, Ralf Gjoni, risolli në vëmendje blerjen e votës, që, sipas tij, përsëri mund të deformojë vullnetin e zgjedhësve. Një kërkesë për të krijuar mekanizmin, ku qytetari zgjedh vetë deputetin, e pati edhe Rudina Hajdari në fjalimin e saj të fundit në parlament. “Sot është një thirrje e sinqertë, çlirojeni vendin nga ky mallkim 30 vjeçar dhe jepini shqiptarëve atë që i meriton duke ia lënë atyre në dorë që të zgjedhin deputetët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i drejtë për qytetarët shqiptarë dhe kurorëzoi një betejë shembullore që kemi bërë me disa kolegë për hapjen e listave të deputetëve në zgjedhjet parlamentare”, u shpreh Hajdari. Për shumicën socialiste vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u duk surprizë. Elisa Spiropali u përqendrua te opozita e re në shtator, që me shumë gjasë do të duhet të bashkëpunojë për të reflektuar në Kodin Zgjedhor ndryshime të tjera, por edhe për të zgjedhur presidentin e ri. Edhe Partia Demokratike nuk ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndonëse më 24 korrik të 2020, Lulzim Basha, i shoqëruar nga të gjithë krerët e partive aleate, kërkoi hapjen 100% të listave.

  • VIDEO

    Investim në N/Stacionin elektrik Palasë, Balluku: Kemi marrë masat për të garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji gjatë sezonit turistik

    Zonat turistike të vendit kanë një vëmendje të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit turistik edhe në drejtim të infrastrukturës elektro-energjetike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik me fokus të veçantë zonat bregdetare, të cilat gjatë këtyre muajve kanë një fluks të lartë vizitorësh. 

    Për të siguruar një furnizim sa më të mirë dhe cilësor me energji elektrike janë kryer në vijimësi investime në nënstacione dhe rrjetet e shpërndarjes. Nënstacioni elektrik i Palasës i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, përmes një investimi prej 120 milionë lekësh, i cili ka katërfishuar kapacitetin e tij, si dhe ka ulur në maksimum mundësitë për avari të ndryshme.

  • VIDEO

    Katastrofë ekologjike në Peqin, digjet plehrat! Kryetari i Bashkisë mbyll telefonin dhe i bën 'block' numrit të redaksisë

    PEQIN-Një katastrofë e vërtetë ekologjike në Peqin të Elbasan. Siç shihet në pamjet tronditëse që Report Tv ka siguruar nga vendgrumbullimi i mbetjeve në këtë qytet, i është vënë zjarri plehrave duke ngritur në qiell një re tymi vdekjeprurës.  

    Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi bashkia nuk ka fonde për t'i dërguar në Landfillin e Elbasanit. Kompania që merret me administrimin e mbetjeve në Bashkinë Peqin quhet Viola Green. 

  • VIDEO

    Nga sot hiqet tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor, qytetarët do të komunikojnë jashtë vendit pa kosto shtesë

    Duke filluar nga sot, qytetarët shqiptarë, gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të duhet të paguajnë asnjë shtesë për shërbimet e rregulluara të roaming. Kjo pasi hyn në fuqi detyrimi për heqjen e të gjitha tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.Kjo do të thotë se qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të përdorin shërbimin roaming në rajon me të njëjtat tarifa si në vendin e tyre, pra pa qenë nevoja të paguajnë tarifa shtesë. Marrëveshja vlen vetëm për thirrjet dhe mesazhet dhe jo për internetin. Tarifa roaming ishte një detyrim financiar që paguante çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike. Praktikisht tarifat roaming ishin shumë të larta në krahasim me kostot e telefonisë të çdo vendi të rajonit të Ballkanit. Heqja e tarifave ndodhi në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë. Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, zyrtarizohet nesër, më 1 korrik 2021.

  • VIDEO

    Ende s'është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, eksperti ligjor, Dritan Çaka: Gjuzi bëri ankimim në ditën e fundit të afatit, pritet shqyrtimi

    Anëtar i Komisioni Rregullator pranë KQZ dhe eksperti për çështjet zgjedhore Dritan Çaka thotë se kjo shtyrje po ndodh për shkak të një ankesë të kryer nga koalicioni i kryesuar nga Kujtim Gjuzi për shpërndarjen e mandateve. Çaka tha se do të presim edhe nëse do të ketë ankesa të tjera, dhe  pas shqyrtimit të ankimimit të koalicionit të Gjuzit, Komisioni Rregullator do të shpallë rezultatin përfundimtar

  • VIDEO

    Zv. ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli: S'ka zgjatje të orarit të muzikës! Jemi në alert për variantin 'Delta' sepse është shumë infektues! Lajm i mirë, vaksinat mund ta parandalojnë

    Në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të virusit COVID, 'Delta', i cili është edhe më infektues. Kështu tha në një intervistë për Report Tv, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se lajm i mirë është se vaksinat anti-COVID mund ta parandalojnë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv