-
VIDEO
Rikthehet aboneja e përgjithshme në transportin publik! Qytetarët: Çmime të ndryshme, nisin nga 6 mijë lekë
Mëngjesin e sotëm shumë qytetarë morën lajmin e mirë për rikthimin e aboneve për transportin publik në Tiranë. Megjithëse më çmime të ndryshme, disa kompani kanë vendosur që në muajin Korrik për shkak të temperaturave të larta, aboneja të shitet me 6 mijë lekë të vjetra
-
VIDEO
Dosja e masakrës së Velipojës, e paqartë kush qëlloi i pari! Zbardhet dëshmia e nipit të viktimës: Dëgjova të shtëna dhe pash gjyshin që u rrëzua në tokë
Report TV ka siguruar dosjen e masakrës së Velipojës, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në të cilën u vranë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë. Hasan Ferracaku, i plagosur në ngjarje, ka konfirmuar se kishte disa ditë që ka pasur një konflikt për punë çadrash në plazh me djemtë e Pjetër Gocajt. Rreth mesnatës, anëtarët e familjes Ferracaku kanë shkuar tek lokali i djemve të Pjetër Gocajt për t’u sqaruar dhe Hasani është ulur në tavolinë me njërin prej djemve të tij, Edmond Gocajn, dhe pasi kanë biseduar ka krisur arma e zjarrit. Sipas Hasanit, vëllai i Edmondit, Xhovani Gocaj, ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit dhe e ka vrarë atë. Kujtimi i është kundër-përgjigjur me pistoletë dhe ai i është hedhur dhe kapur armën automatik djalit të Pjetrit.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/Pushuesit shqiptarë zihen me të turistin e huaj
Një video qarkullon në rrjetet sociale ku duket që dy pushues shqiptarë zihen me një turistë të huaj, i cili u flet anglisht që të largohen prej tij.
-
VIDEO
Strukturimi i Policisë së Shtetit, lirohet nga detyra Drejtori i Sigurisë Publike, Gjovalin Loka
Lirohet nga detyra Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Gjovalin Loka është liruar nga detyra e Drejtorit të Sigurisë Publike për t'u emëruar diku tjetër
Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, z. Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës.
-
VIDEO
Zaptuan bregdetin, hiqen 490 çadra dhe 980 shezlongë në plazhin e Golemit dhe Spilles
Në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë", për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra, policia e Kavajës ka kryer kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem dhe Spille.
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre në plazhe publike dhe 12 për mosplotësim dokumentacioni. Janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë.
-
VIDEO
'Përfituat trashëgiminë e një personi që ka vdekur’, goditet grupi që mashtronte në internet, arrestohet shqiptarja! Përvetësuan 100 mijë euro
Shkatërrohet një grup i mashtrimit kompjuterik. Një 30-vjeçare është arrestuar si pjesë e një grupi të mashtrimit kompjuterik, ku përmes kartave bankare u merrte njerëzve të ndryshëm, të huaj dhe vendas 10 % të shumës monetare për veprimet që ata kryenin.
Hetimi nisi pas një kallëzimi që një bankë e nivelit të dytë në vendin tonë kishte bërë për rastin. Hetuesit e krimit ekonomik dhe kibernetik zhvilluan operacionin e koduar “TRASHËGIMIA” duke vënë në pranga 30 vjeçaren V.LL. , banuese në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”. Në këtë grup ishin të përfshirë edhe 3 shtetas të huaj. Ky grup ka arritur të dëmtojë shtetas shqiptarë dhe të huaj në shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh.
-
VIDEO
Operacioni 'Bregdeti ynë', procedohet penalisht administratorja e një subjekti në Velipojë, hiqen 60 shezlongë dhe 30 çadra
Administratorja e një subjekti është proceduar penalisht në Velipojë, pasi kishte zënë hapësirën publike në bregdet me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
Administratorja e një subjekti është proceduar penalisht në Velipojë, pasi kishte zënë hapësirën publike në bregdet me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
-
VIDEO
I heqin çadrat që i administronte prej 15 vitesh, denoncon biznesmeni në Sarandë: Aferë korruptive, ai që i ka përfituar nuk plotëson asnjë kriter! Nuk dua të derdhet gjak si në Velipojë
Para 2 ditësh policia ka hequr çadrat e hotelit 'Kështjella' në pronësi të Albert Sulës i cili menaxhonte plazhin prej 15 vjetësh, duke e ndarë plazhin në mes. Biznesmeni ankohet se ky veprim është korruptiv dhe se personit të cilit i është dhënë plazhi nuk e përfiton në bazë të kritereve pasi nuk ka njësi akomoduese hotel.
-
VIDEO
Dinamika 3D e masakrës së Velipojës, Report Tv rindërton ngjarjen nga sherret e nisura pasdite deri te vrasjet pak pas mesnate
Report Tv ka rindërtuar të gjithë dinamikën e tragjedisë së Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Debati mes dy fiseve nisi pasditen e 26 qershorit dhe në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit u përmbyll me të shtëna armësh duke lënë 4 viktima.
-
VIDEO
Sot prezantohen agjentët e BKH, Ambasadorja Kim në SPAK, takim me Arben Krajën dhe Aida Hajnajn
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbërritur sot në SPAK, ku po zhvillon një takim me kreun Arben Kraja dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnajn. Mësohet se vizita e Kim lidhet me prezantimin e 28 agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
-
VIDEO
Zaptuan vijën bregdetare me çadra e shezlongë pa leje, procedohen penalisht 7 administratorë hotelesh
Gjatë operacionit në bregdet ditën e djeshme për largimin e subjekteve pa leje, janë proceduar penalisht 7 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
-
VIDEO
Prej 10 muajsh s’marrin pagesën e kujdestarit dhe kompensimin e energjisë elektrike, të verbrit në Memaliaj në protestë: Nëse nuk dëgjohemi situata do përshkallëzohet
Të verbrit në Memaliaj kanë protestuar ditën e sotme pasi prej 10 muajsh nuk marrin kompensim e energjisë eklektike dhe pagën e kujdestarit po shoqëruesit të tyre. Të vendosur para njësisë administratave të Krehësit ku kanë dalë për të kërkuar të drejtën dhe pagesat që u takojnë me ligj, të verbrit shprehen se ndaj tyre po bëhet padrejtësi.