• VIDEO

    Apeli i GJKKO-së lë në burg Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtarja e Krujës: Më lironi të kujdesem për fëmijët

    Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-cgjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxhën, e cila u arrestua pak muaj më parë pasi u kap në flagrancë duke kryer korrupsion

  • VIDEO

    Vidhen kapakët e pusetave në aksin Elbasan-Cërrik, qytetarët: Prej muajsh kjo gjendje, ndihemi të rrezikuar

    Edhe pse një aks i rikonstrukturuar gjatë viteve të fundit, një problematikë që po kthehet në shqetësim për qytetarët në aksin Elbasan-Cërrik është vjedhja e kapakëve të pusetave. Qytetarët thonë se ndihen të rrezikuar të kalojnë në rrugë se mos bien në puseta, veçanërisht gjatë mbrëmjeve

  • VIDEO

    Gjermani, vritet 30-vjeçari me origjinë nga Kosova

    Në një skenë që të kujton filmat western, me një përplasje me armë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani ka humbur jetën një 30 vjeçar nga Kosova.

    Mediat gjermane raportojnë se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër dhe më pas u dëgjuan krisma. Shoferi i makinës Porsche u përplas dhe më pas u gjet i vdekur

  • VIDEO

    ‘Lufta’ brenda PD, Shehaj takim me demokratët e zhgënjyer në Kavajë: Nëse do të bëhem kryetar, partia jonë do të ketë demokraci dhe meritokraci

    Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se nëse ai do të jetë kryetar i PD-së, partia do të ketë demokraci, meritokraci dhe çdo vendim do të merret me votën e anëtarësisë.

  • VIDEO

    Kraja raporton në Komisionin e Ligjeve: Mungesa e prokurorëve pengesë për punën e SPAK

    Kreu i SPAK, Arben Kraja po raporton në Komisionin e Ligjeve lidhur me punën vjetore të institucionit që ai drejton.

    Kemi qenë në disa situata problematike dhe jo normale të ushtrimit të aktivitetit, numri i Prokurorëve është i pakës, mungesa e strukturës së BKH, ambientet tona kanë qenë në rikonstruksion dhe jemi zhvensodur në kushte jo normale dhe pandemia. 588 procedime penale, 216 hetime kanë përfunduar, 216 persona janë marrë të pandehur", tha Kraja.

  • VIDEO

    Kapet sasi rekord kokaine në Itali, 1.1 ton e fshehur mes bananeve ! Lënda narkotike nga Ekuadori, destinacion final ishte Turqia

    Në një operacion të orëve të fundit Guardia di Finanza italiane sekuestroi 1.1 tonë kokainë, të nisura nga Ekuadori të fshehur në një kontenjer me banane në portin e Kalabrisë.

    Agjentët e Policisë Financiare dhe zyrtarët e Drejtorisë së Doganave kanë identifikuar mbi një ton kokainë të nisur nga Ekuadori në portin Gioia Tauro. Substanca narkotike, për një total prej 1,126 kg, u identifikua përmes një kontrolli në mbi 2100 kontejnerë të nisur nga kontinenti i Amerikës së Jugut.

    Kapja e kokainës u bë e mundur falë skanerëve të sofistikuar që lejuan hetuesit të zbulonin se ku ishte fshehur ajo. Kokaina ishte me cilësi shumë të pastër dhe mund të shumohej deri në 4 herë para se të hidhej në treg, duke arritur një vlerë prej rreth 225 milionë euro. 

    Kontejneri brenda të cilit ishte fshehur droga u raportua se ishte drejtuar për në një port në Turqi. 

    Kjo nuk është hera e parë brenda këtij viti që në aeroportin e Gioia Tauro të sekuestrohen sasi të mëdha të kokainës.  Në 10 shkurt të po këtij viti policia italia kishte arritur të sekuestronte 1.3 ton ton kokainë me vlerë rreth 260 milion euro dhe dy javë më parë u sekuestruan rreth 400 kg kokainë e fshehur ne kontenjerë të mishit. 

  • VIDEO

    “Kush vret të vritet” zotëria tregon si merr fund kriminaliteti: Duhet dënimi me vdekje

    Një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tregoi sipas mendimit të tij se si merr fund kriminaliteti në vendin tonë. Ai tha se kush vret duhet të vritet duke kërkuar rikthimin e ligjit për dënimin me vdekje.

  • VIDEO

    Rama: Ju prezantoj me prioritetet e Shqipërisë për misionin historik të saj në OKB

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotme duke risjellë prioritetet e Shqipërisë për misionin historik të saj në OKB.

    Këto prioritete mes të cilave janë të drejtat e grave, të drejtat e njeriut, bashkëjetesa fetare, kushtet klimatike, Rama ka zgjedhur që t'i thotë nëpërmjet zërit të të rinjve.

  • VIDEO

    Festa e Shën Johan Vladimirit në Shijon, besimtarë të shumtë ndezin qirinj te Manastiri

    Besimtarët ortodokse nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të kremtuar festën e Shën Johan Vladimirit në Manastirin që mban emrin e shenjtit.

    Qytetarë të shumtë shkuan në fshatin Shijon, të cilët ndezën qirinj në Manastir dhe u lutën.

    Ndërkohë, ditën e nesërme do të ketë festë dhe një sërë aktivitetesh të planifikuara.

    Shën Johan Vladimirit, disa shekuj më parë, besohet se nisi predikimin e fesë ortodokse në këto zona. Ndaj dhe çdo vit në 4 qershor, besimtarët ortodokse nga Shqipëria por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi mblidhen për të kremtuar këtë festë në Manastirin që mban emrin e shenjtit Johan Vladimir.

    Vendlindja e Shën Johan Vladimirit është Kraja e Malit të Zi, ndërsa eshtrat janë zhvendosur në Durrës gjatë Mesjetës e më pas në Elbasan. Pas djegies së manastirit eshtrat u vendosën në Muzeun Kombëtar në Tiranë, ndërsa manastiri në fshatin Shijon, që mban emrin e shenjtit, është rindërtuar vite më pas.

  • VIDEO

    Gjesti i jashtëzakonshëm i qytetarit në Valbonë, ndërton ura me pemët e rrëzuara, për t'i lehtësuar kalimin turistëve (VIDEO)

    Ujëvara e Valbonës është një nga vendet më frekuentuara nga turistët e huaj  apo edhe vendas, por shpesh herë për të shkuar deri në këtë destinacion nga fshati  Rrogami i Valbonës turistët hasin në disa vështirësi nga rrjedhja e përrenjve, të cilët here pas here janë të rrëmbyeshëm dhe shtegu dëmtohet.

    Nor Hysaj, nga Valbona, ka marrë nismën e tij vullnetare pa mbështetjen e askujt për të ndërtuar ura provizore për kalimtarët që ecin në këtë shteg.Ai ka përdorur pemët e rrëzuara nga ortekët për të ndërtuar shkallë në formë ure, që lehtësojnë kalimin e vizitorëve.

  • VIDEO

    'Kabina elektrike mbin mes hashashit', Xhelal Mziu ngatërron kanabisin me bimën e egër në Bulqizë

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka publikuar një video në rrjetet sociale ku thotë se në fshatin Zall-Striçkan, në Bulqizë ka mbirë kabina elektrike në mes të arës me hashash.

    Por Mziu, ka ngatërruar llojin e bimës së egër me kanabis sativën, me të cilën është e ngjashme, por lehtësisht e verifikueshmeReport Tv sjellë pamjet nga vendi ku pretendon Mziu se është mbjellë kanabis sativa, dhe siç shihet kabina është e mbuluar nga bimë të egra.

  • VIDEO

    Në kërkim të statusit, ish-minatorët e Korçës ankohen në Ambasadën Amerikane

    Ish-minatorët e Qarkut të Korçës prej 30 vitesh kërkojnë statusin e minatorit, që do tu garantonte atyre një pension më të lartë dhe lehtësira të tjera për trajtimet shëndetësore.

    Llazi Kërxhixha, Presidenti i  Sindikatës për rajonin e Korçës thotë se të drejtat e minatorëve janë nëpërkëmbur dhe asnjë qeveri nuk e ka mbajtur premtimet. Çuditërisht zgjidhjen tashmë e presin nga ambasada amerikane.

    Janë 30 vite të humbura me kërkesa, protesta. Jemi future dhe forcërisht dhe nuk kemi përfituar asgjë. Shumica kanë vdekur, por edhe ato që janë gjallë po përjetojnë ditë të vështira. I bëj thirrje Ambasadës Amerikane, atasheve dhe BE-së. Normalisht për të na ardhur në ndihmë. Për të kërkuar të njëjtën llogari. Politikanëve dhe dy krerëve të sindikatës që po e mbajnë peng situatën”, tha president i sindikatës rajonale Korçë, Llazi Kerxhalli.

    Një tjetër sindikalisht, Beshir Cuka, thotë se ka punuar 20 vite në galeri, ndërsa pensioni prej 15 mijë lekësh në muaj nuk mjafton as për ilaçe.

    “Minatorët vuajnë. Nuk pinë dot një kafe. Kalojnë lokaleve dhe nuk kanë 500 lekë të paguajnë një kafe. Kanë dhe tre sëmundje. Këto lekë nuk përballojmë dot ilaçet, dritat, ujin. Nevojat më minimale”, u shpreh kryetar i sindikatës se qarkut Korçë, Beshir Cuka.

    Në qarkun e Korçës numërohen rreth 4000 ish-minatorë , te cilët kane punuar në 17 minierat e këtij qarku, pjesa më e madhe të cilave tashmë janë jashtë funksioni.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv