-
VIDEO
Aksident në Fier, makina autoshkollës përplaset me motorin, plagosen nënë e bijë
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kallm, të Fierit. Një makinë tip ‘Benz’ autoshkollë është përplasur më një motor, pasi ka kryer një parakalim të gabuar
-
VIDEO
Rama e nis ditën me pamjet e Bypass-it të Shkodrës : Këtë verë do të ketë më shumë frymëmarrje për qytetarët
Me një video të Bypass-it të Shkodrës, Kryeministri Rama ka zgjedhur t'i urojë qytetarët mirëmëngjes për ditën e sotme. Rama ka shkruar se më këtë investim këtë verë do të ketë më shumë frymëmarrje për qytetarët shkodranë.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 5 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga Alban Ramosaj rrefehet per kengen "thikat e mia" te vula fatale e deshtimit te Lulzim Bashes e deri tek PD eshte me e bashkuar se kurre.
-
VIDEO
Durrës/Sezoni veror ka nisur, por numri i pushuesve ditor në Durrës mbetet i ulët për shkak të motit
Rëra e plazheve është pastruar dhe pluguar nga punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit duke nisur nga Gjiri i Lalësit deri në grykëderdhjen e përroit të Agait. Ndërkohë operatorët turistikë kanë marrë masa për pritjen e turistëve.Operatorët shpresojnë të ketë bum turistësh nga vendet e lindjes si Polonia, Serbia,Ukraina deri te Rusia.Edhe pse bashkia ende nuk i ka miratuar stacionet e plazheve private, pronarët e hoteleve në vijën e parë të rërës kanë vendosur çadra dhe shezlongë për pushuesit. Burime nga bashkia e Durrësit thanë për Report TV se Ministria e Mjedisit nuk ka dërguar ende hartën me stacionet e plazheve private dhe publike. Kjo hartë pritet të mbërrijë nga dita në ditë në një kohë që aplikimet nga operatorët privatë kanë përfunduar. Sipas burimeve, edhe këtë sezon pritet që raporti të jetë, 80 për qind plazhe private dhe 20 për qind plazhe publike.
-
VIDEO
Sezoni turistik dhe prishja e ndërtimeve pa leje, Ademi:Velipoja, ndër brigjet më të pastra, Gurma: Në Sarandë janë sporadike, s'do ndikojnë te turistët!
Largimi i të gjitha ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare në nisje të sezonit turistik ishte paralajmërimi i fortë i kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar nga strukturat përkatëse të vepronin me dorë të hekurt. Por duket se të pakën në Sarandë dhe Shkodër, këto ndërtime pa laje nuk përbëjnë problem madhor dhe se nuk do të ndikojnë në sezoni turistik, pasi duket se ’ligjshmëria mbizotëron mbi paligjshmërinë’. Në një intervistë në emisionin “Pa Protokoll”, kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma tha se ndërtimet pa leje janë sporadike dhe kryesisht ndërtesa të vjetra. Largimi i ndërtimeve pa leje tha Gurma nuk do të ndikojë te turistët, ndërsa tha se Saranda është gati për t’i pritur ato.
“Në Sarandë është çelur sezoni turistik prej një jave. Jemi përgatitur maksimalisht për të pritur një sezon ndryshe këtë vit dhe janë mbarë të gjitha masat për mbajtjen e sezonit dhe do të ofrojmë një sezon të mirë. Saranda ka pastruar të gjithë territorin dhe ne kemi impiant duke mos lejuar derdhjet e ujërave të zeza në det. E përgjithshmja është pozitive, dhe këtë vit Saranda ofron një shëtitore që është e margaritari i qyteti. Ndërtime pa leje ka pasur por janë sporadike dhe ndërtesa të vjetra. Mund të theksojmë se në Sarandë mbizotëron më shumë ligjshmëria dhe jo paligjshmëria. Ndërhyrjet që do të bëhen në ndërtimet pa leje nuk do të ndikojnë në sezonin turistik”, tha Gurma.
Ndërsa kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha në “Pa protokoll” se Velipoja mund të konsiderohet një nga brigjet më të pasta në lidhje me ndërtimet pa leje. Ademi tha se vija bregdetare është e pastruar dhe se operatorët turist kanë paraqitur kërkesat e tyre për leje për stacionet e plazhit.
“Sezoni turistik në Velipojë fillon nesër dhe do të organizohen aktivitete dhe prej më se 2 javësh kemi filluar promovimin e Velipojës. Kemi kryer ato punët e fundit që lidhen me përgatitjet e infrastrukturës së shërbimeve publike. Kemi pasur një verifikim nga IKMT dhe bregu i Velipojës është ndër brigjet më të pastra për sa i përket ndërtimeve pa leje. Shumica e tyre janë hequr edhe gjatë dimrit dhe i gjithë plazhi është i pastruar dhe operatorët turistik po marrin lejet përkatëse për stacionet e plazhit”, tha Ademi.
-
VIDEO
Divorcon gruan, arratiset me të dashurën nga Kopliku/Familja në kërkim të Vehbi Pepës
Pas divorcit me bashkëshorten Vehbi Pepa nga Shkodra u largua në Tuz të Malit të Zi, në vitin 1991, atje ku u strehua tek kushërinjtë e tij. 24-vjecar punoi si coban deri në vitin 1993. Ai rikthehet sërish në vendlindje, nga ku mplekset me një vajzë me inicialet V.GJ nga Kopliku, të cilën e rrëmbeu për qëllime ende të panjohura, duke u larguar drejt qytezës Klina në Kosovë. Në vitin 1993, kur edhe humbi gjurmët, Vehbiu u implikua në një ngjarje, që do të ngrinte pikëpyejtje të mëdha. Sipas të dhënave nga familjarët të dy kanë qëndruar në banesën e një të moshuare. Dy muaj më pas në atë shtëpi kanë torkitur tre persona, të cilët kanë kërkuar Vehbiun. Ata i kanë ofruar punë në një lokal, në pronësi të M. RR, nga Peja.Pasi ka dalë nga dera e asaj banese Vehbiu nuk është kthyer më. 3 vite më pas, në 1996 vajza, me të cilën ai pati një marrëdhënie kthehet tek prindërit e saj në Shkodër. Pas shumë insistimeve ajo takohet me familjarë të Vehbiut, duke i rrëfyer ngjarjen e asaj dite. Me zhdukjen e Vehbiut, mësohet se pronari i lokalit ku ai do të fillonte punë ishte martuar me vajzën nga Kopliku. Kjo gjë ka ngritur dyshimet tek familjarët, se janë pikërisht këta persona që kanë lidhje me zhdukjen e Vehbi Pepës. Ndërsa ende nuk ka gjurmë të shkodranit, vajza që ai rrëmbeu vite më parë V. Gj është ende e martuar me burrin nga Peja dhe jëtojnë jashtë kufijve shqiptarë. Në studion e emisionit Pa Gjurmë, Maliq Pepa kërkon të mësojë një te vërtetë për vëllanë e humbur afro 28 vite më parë.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Vrasjet në vend, eksperti i sigurisë: Vlora kryeqendër, armët e '97 ende në shtëpitë e shqiptarëve
Ndonëse jemi në 6 mujorin e parë të këtij viti, numri i vrasjeve është shumë i lartë, 30 viktima, 8 më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa organet e drejtësisë duhet të jenë më funksionale në parandalimin e këtyre ngjarjeve. Në studion e "Report TV", Softa u shpreh se punonjësit e policisë duhet të mbajnë nën vëzhgim persona të identifikuar si problematikë në zona të caktuara, ndërsa shtoi se problem është edhe fakti i lehtësisë me të cilën mund të gjendet një armë. Sipas tij, ende në shtëpitë e shqiptarëve janë armët e 1997-ës, ndërsa thekson se kontrolli dhe grumbullimi i tyre është një problem masiv.
"Kjo periudhë nga janari deri më tani është një periudhë e rënduar për sa i përket krimeve. Problemi i krimit në familje shoqërohet jo vetëm me dhunë fizike, por me armë. Disa njerëz që janë identifikuar, për konflikte, duhet të mbahen nën kontroll. Ndodh që njerëzit thonë do e vras do e bëj, ndonjëherë janë vetëm emotive, por mund të mos jetë edhe kështu . Arma është e rrezikshme, kontrolli i armëve grumbullimi i armëve, është një problem masiv. Armët e '97 qëndrojnë akoma të fshehur anë banesat e qytetarëve shqiptarë. Një punonjës policie i zonës duhet të ketë një informacion të përgjithshëm për personat, ata që janë problematikë duhet të mbahen nën vëzhgim. Këtu një person që do të bëjë një krem dhe do një armë e gjen, punonjësi i policisë nuk është në gjendje të gjejë këto vende që shesin armë", tha ai.
Ndalur te Vlora, një qytet ku është regjistruar një numër i lartë ekzekutimesh në atentate të mirëorganizuara, Softa e konsideroi këtë qytet si 'kryeqendër të vrasjeve'.
"Vlora është bërë si një kryeqendër e vrasjeve dhe kanë qenë të tipit profesionist, tregon se janë jo vetëm të armatosur, por edhe për ruajtjen e viktimës, për mënyrën e organizimit. Në Vlorë kanë qenë goditje profesionistësh, por këta nuk janë rastësorë, ka një informacion në qytet, me çfarë profesioni merret etj.. Ka informacione për këta që lëvizin me mjete luksoze, me xhama të errëta, këta të fortët që lëvizin në qytet. Qyteti nuk ka një planifikim", shtoi ai.
-
VIDEO
Patos, zjarri përpin pemë e shkurre në pyllin Drenias, zjarrfikëset në ‘luftë’ me flakët
Me ardhjen e sezonit të verës edhe vatrat aktive të zjarrit shtohen djeshëm duke djegur me qindra mijëra sipërfaqe pyjore e shkurresh.
Këto vatra mund të jenë të qëllimshme ose aktivizohen vetë për shkak të thatësisë. Ditën e sotme një vatër zjarri ka rënë në pyllin e Drenies në Patos, ku flakët kanë përpirë me pemë e shkurre.Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në zonën e quajtur Lofkend, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për shuarjen e tyre, edhe pse duhet theksuar se zjarri favorizohet nga era dhe moti i thatë.
-
VIDEO
COVID-19, mjeku Genc Kapxhiu: Italia nis sezonin turistik nën masa kufizuese
-
VIDEO
VIDEO EKSKLUZIVE/ Trafikantët prenë pyllin për të kultivuar kanabis në bregdet te Kepi i Rodonit
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive ku ishte kultivuar kanabisi në zonën e plazhit në Kepin e Rodonit, pas operacionit të zhvilluar nga policia ku u zbuluan katër parcela të mbjella me kanabis.
Trafikantët prenë pyllin duke hapur tokë për të kultivuar kanabis në bregdet. Droni i policisë zbuloi parcelat të cilat u asgjesuan në datë 1 e 2 qershor.
Video ekskluzive tregon parcelat dhe vaskat e ujit të cilat shërbenin për ujitjen e kanabisit. Operacioni anti-kanabis vazhdon prej 10 ditësh në vendin tonë. Patrullimet u kryen nga ajri me dronat e policisë dhe avionin e GDF dhe për herë të parë e helikopter me forcat e GDF e policisë shqiptare.
Pas kultivimit në male dhe bodrume tani kanabisi po kultivohet edhe ne bregdet. Sipas eksperteve ky kanabisi në bregdet është i shtrenjtë pasi fiton fortësinë e jodit të detit.
Dy ditë më parë 4 parcela të mbjella me fidanë kanabisi u gjetën në zonën e Kepit të Rodonit gjatë kontrolleve në vijën bregdetare. Nga operacioni anti-kanabis janë asgjësuar rreth 300 fidanë gjithsej të mbjellë në zonën e pyllit, larg qendrës së banuar.
Operacioni ka qenë enkas i organizuar nga Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Emigracionit në Durrës në hapësirën nga Derdhja e lumit Erzen deri në Kepin e Rodonit.
Nga ky operacion nuk ka persona të ndaluar apo të arrestuar deri më tani. Operacioni u organizua në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia kufitare e Durrësit.
-
VIDEO
Vrasja e Shkëlzen Velajt në derë të shtëpisë në Vlorë, u qëllua mbi 40 herë me breshëri kallashikovi!
Drejt Shkëlzen Velajt i cili u ekzekutua të mërkurën në mbrëmje në derë të shtëpisë në Vlorë është qëlluar me mbi 40 plumba. Nga kati i 4, ekzekutori ka zbrazur breshëri kallashi drejt 43 vjeçarit i cili ishte në katin e 5 në derën e shtëpisë ku thërriste të ëmën që t'ia hapte derën dhe t'u shpëtonte personave që po e ndiqnin me makinë.
Report Tv mëson se ekzekutori i cili ka qëlluar drejt Velajt mbante maskë antiCOVID e kapele, ndërsa dyshohet se është ndihmuar edhe nga 2 personja të tjerë. Ata e kanë pritur Velajn pranë banesës derisa ka ardhur. Në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 kallashnikovë. Pas ngjarjes RENEA dhe FNSH kanë kryer disa kontrolle në Selenicë dhe Vlorë, por deri tani asnjë rezultat.
Si ndodhi ngjarja? 43 vjeçari ka qenë duke shkuar në shtëpi kur ka vënë re se po ndiqej nga një makinë e dyshimtë. Kjo ka bërë që ai të ndihej i rrezikuar për jetën e tij, pasi nuk ka fikur as makinën, por e ka lënë atë ndezur dhe ka ikur me vrap për t'u futur sa më shpejt në banesë. Aty ka trokitur në derë dhe i ka thirrur të ëmës që t'i hapë derën. Por edhe 2 autorët e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë qëlluar. Pas ngjarjes 2 autorët janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorë dhe në afërsi të fshatit Risili kanë braktisur makinën tip BMË pa targa të cilën e kanë djegur. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona. Shkëlzen Velaj dukej se i ruhej një atentati të mundshëm, pasi në shtëpinë e tij kishte vënë kamera sigurie të cilat kanë kapur dhe momentin kur ai është ekzekutuar. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe përmes tyre pritet të zbardhë edhe ngjarjen e rëndë.
Shkëlzen Velaj nuk ishte me precedentë penal, ndërsa në familjen e tij nuk është viktima e parë pasi në 2015-n i vranë të vëllanë Ardi Velaj në "Masakrën e Çoles". Pista e hetimit të vrasjes së 43-vjeçarit është fokusuar pikërisht te hakmarrja për vrasjet seri që kanë nisur nga kjo masakër.
-
VIDEO
Kamioni shembi urën e Darëzezës në Fier, ushtria po ndërton të re provizore! Banorët: Jemi të izoluar
Një ditë pas shembjes totale të Urës së Darëzezës në Fier që u fundos për shkak të mosmbajtjes së peshës së një kamioni me ngarkesë prej 50 ton, një tjetër urë provizore do të ndërtohet këtë herë nga Forcat e Ushtrisë.
Drejtori i emergjencës civile, në Fier Maks Zarka u shpreh për Report TV se ka filluar puna për ndërtimin e një ure emergjente për kalimin e banorëve të fshatit, ndërsa paralelisht Bashkia e Fierit po vijon punën për ndërtimin e një ure të re me standarde Darëzezë punimet e së cilës po bëhen 10 m më poshtë saj.
Drejtoria e Emergjencës, Bashkia Fier u mobilizua, pa ngjarjen dhe po punohet që të riparohet dëmi sa më shpejt. Kanë ardhur Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, për të bërë një urë provizore siç ka qenë. Shteti po merr masa që të ndërtojë një urë të re, të përhershme që mos të kemi më këto probleme”, thotë drejtori i emergjencës civile, në Fier Maks Zarka.
Banorët e fshatit thonë se në këtë situatë kanë mbetur të izoluar pasi nuk marrin dot as shërbimet shëndetësore , ndërsa kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë nga ana e institucioneve.
“I izoluar komplet, nuk vete dot për një sëmundje. Duhet ta biesh të sëmurin me barrela që atje këtu. Ne ngordhëm për ujë të gjithë ky fshat. Kush ka miell sivjet, ka harxhuar të paktën 150 mijë lekë për dylym. Çfarë bën komuna, çfarë bën Bashkia?", thotë një prej banorëve.
E ngritur nga ushtria pas përmbytjes nga Lumi Vjosë në dhjetor 2017, Ura e Darëzesës në Fier u shemb mëngjesin e së enjtes për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të një kamioni të tonazhit të rëndë i cili tentoi të kalonte në anën tjetër të lumit duke neglizhuar tabelat ku qartësohej se në atë urë mund të kalojnë automjete me tonazh deri në 15 ton.