• VIDEO

    Kraja raporton te 'Ligjet': Mbi 1000 persona në përgjim për 2020, pjesa më e madhe për korrupsion!

    TIRANË- Kreu i SPAK Arben Kraja zbuloi se mbi 1 mijë persona janë vënë në përgjim gjatë vitit 2020, shumica prej të cilëve për korrupsion. Në një seancë dëgjimore në Kuvend, Kraja tha se mungesa e prokurorëve pengesë për punën e SPAK. Gjatë fjalës së tij Kraja theksoi se i gjithë personeli i SPAK është në “Vetting”, teksa bëri edhe një bilanc të punës të institucionit të drejton. Për Krajën, ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për SPAK, teksa edhe renditi arsyet. 

    Kemi qenë në disa situata problematike dhe jo normale të ushtrimit të aktivitetit, numri i Prokurorëve është i pakës, mungesa e strukturës së BKH, ambientet tona kanë qenë në rikonstruksion dhe jemi zhvensodur në kushte jo normale dhe pandemia. 588 procedime penale, 216 hetime kanë përfunduar, 216 persona janë marrë të pandehur", tha Kraja. 

    Ndalur te përgjimet e kryera për 2020, Kraja tha se është punuar me kapacitetin e plotë që SPAK ka, por theksoi se duhet shtuar personel pasi ngarkesa ka qenë e madhe. Pjesa më e madhe e përgjiimeve janë për korrupsion. 

    "Përgjimet, në dhjetor të 2019 është vendosur një ambient i veçantë për kryerjen e përgjimeve, janë të izoluara, të sigurta ku janë 7 poste, ku oficerët kanë kryer punën. 91% e procedimeve penale është kryer metoda e përgjimeve nga 10 oficerë, ngarkesa ka qenë e madhe. Mbi 1000 subjekte të përgjuara, pjesa më e madhe për korrupsion. 41 kërkesa për ndihmë nga autoritet e huaja, në total janë ekzekutuar 22 prej tyre. 24 raste për ekstradim. Një punë tjetër që na ka kushtuar shumë punë është ajo kundër terrorizmit. Ka pasur 62 kërkesa për konfiskim pasuri, 25 është pranuar kërkesa për sekuestrimin e pasuritë", tha Kraja.

    Pyetur nga anëtarët e Komisionit, Kraja tha se bashkëpunimi i SPAK me Prokurorinë e Përgjithshme ka qene shumë i mirë, pa problematika.

     

  • VIDEO

    Tiranë, vjehrri ekzekuton me 5 plumba ish-dhëndrin para gjyqit dhe arrestohet! Plagoset edhe avokati!

    TIRANË- Një tjetër divorc (pas ngjarjes në Elbasan), ka sjellë vrasje në mes të Tiranës, pranë gjykatës. Mexhit Picari 53 vjeç ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

    Kudret Saliaj është qëlluar me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin et tij në këtë proces divorci, Adriatik Camaj i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk ka pasur sherr mes tyre por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pasi ka kryer vrasjen, autori është larguar me këmbë mes pallatesh dhe më pas është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Në dëshminë e tij në polici Mexhit Picari tha se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj.

  • VIDEO

    Kjo është zona ku dyshohet se kanë humbur kontaktet turistët e huaj në Valbonë

    Report Tv kanë siguruar pamjet nga zona ku dyshohet se kanë humbur kontaktet dy turistët e huaj. Zona quhet Ragami, dhe është shtegu që të çon në drejtim të Thethit.

  • VIDEO

    Vrau ish dhëndrin, autori ishte ulur në të njëjtin lokal së bashku me vajzën! Zbardhet dëshmia e tij: E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë!

    Zbardhet dinamika sesi ndodhi vrasja e Kudret Saliajt nga vjehrri Mexhit Picari në një lokal pranë gjykatës. Sipas burimeve, autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal, disa karrige me tej. Nuk ka pasur sherr mes tyre por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Sa ka kryer vrasjen, është larguar me këmbë mes pallatesh. Picari është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Në momentin që ka dhënë dëshminë u ka thënë se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë. 

    "E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë", ka thënë ai mes të tjerash.

    Armën e ka pasur pa leje se ishte ish-polic burgjesh.

  • VIDEO

    Vrasja brenda lokalit te Gjykata e Tiranës, zbulohet emri i viktimës

    Kudret Salia është emri i personit që është vrarë sot pranë Gjykatë në Tiranë nga ish-vjehrri.

    •  
  • VIDEO

    Vrasja në Tiranë, zbulohet zanafilla e konfliktit mes çiftit! Viktima akuzonte vajzën e autorit për tradhti: Shkoi në spital me dashnorin

    Report Tv ka mësuar zanafillën e konfrilkit mes çiftit, Kudret dhe Dhurata Saliaj. Mësohet se viktima, që u ekzekutua sot nga vjehrri, ka akuzuar vajzën e autorit, Dhuratën për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj. Kjo e fundit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga burri i saj, mirëpo 32-vjeçarja u arrestua në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore, por në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.

    •  
  • VIDEO

    Vrau ish-dhëndrin pranë Gjykatës, arrestohet autori! Rebani Jaupi: Viktima ka pasur proces të gjatë divorci, vajza e autorit e arrestuar për dhunë në familje

    Drejtori i policisë Tiranë Rebani Jaupi ka deklaruar se është arrestuar Mexhit Picari i cili vrau ish dhëndrin Kudret Saliaj, i cili ishte në proces divorci me vajzën e autorit. Për ish bashkëshorten e viktimës thotë se ka qenë e arrestuar për dhunë në familje.

    "Siç jeni njoftuar sot në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë pranë një lokjali pas nesh ku është vrarë një person i cili ka qenë në një proces divorci me bashkëshorten. I ati i vajzës është autor.  U bë e mundur kapja e autorit. Autori ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten. Ajo ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje. Gjatë kësja ngjarje është palgosur dhe avokati i cili ishrte në tavolinë bashkë me viktimën. Ka dëshmitarë, është e dokumentuar autorësia për hollësi të tjera më pas", tha ai.

  • VIDEO

    Aksident në Vlorë, përplasen nga makina dy nxënëse shkolle

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku dy nxënëse shkolle kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit të Vlorës.

    Fëmijët e dëmtuar në aksident raportohen rreth moshës 14 vjeç. Po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës.

  • VIDEO

    Detaje nga vrasja në Tiranë/ Babai vret ish-burrin e vajzës për çështje divorci, e 'pëson' dhe avokati

    Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja në Tiranë, pranë ish-Ekspozitës, në një lokal. Mësohet se autori, babai ka vrarë ish-burrin e vajzës së tij, për çështje divorci, teksa e ka pësuar dhe avokati Adriatik Cama. Ende nuk dihet nëse Cama ishte avokat i një prej palëve në divorc apo ishte rastësisht në lokal.

    •  
  • VIDEO

    Pas 5 ditësh Kuvendi vendos për 'fatin' e presidentit, Meta në Pelegrinazh: S'u luta që të mos më shkarkojnë, zoti t'i falë ata që s'dinë çfarë bëjnë! Merruni me krimet zgjedhore të 25 prillit

    Teksa na ndajnë dhe 5 ditë kur Kuvendi do të votojë për shkakrimin e presidentit Ilir Meta, ky i fundit nga Elbasani ku mori pjesë në një pelegrinazh, pyetjes së gazetarëve se nëse u lut që të mos e shkarkojnë iu përgjigj duke thënë se lutja e tij ishte që zoti ti falë ata që sipas tij s'dinë çfarë bëjnë. Presidenti ka deklaruar se Kuvendi sot është më antikushtetues se para 3 vitesh  dhe në pelegrinazh nuk u lut që të mos shkarkohej. 

  • VIDEO

    Të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë (Pamje nga vendngjarja)

    Tiranë, të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Ekspozitës

  • VIDEO

    Humbin dy turistë në Valbone, anëtari i grupit të shpëtimit: Terreni shumë i vështirë, trashësia e borë arrin deri në 2 m dhe shtegu është i bllokuar

    Dy turistë të huaj, njëri nga Suedia dhe një nga Rusia kanë humbur kontaktet që prej ditës së djeshme, teksa po eksploronin territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Në një intervistë për Report Tv, anëtar i ekipit të shpëtimit në Vlabonë, Keli Selimaj, thotë se vendi ku ato mund të kenë humbur është një terren i vështirë dhe se trashësia e borës arrin deri në 2 metra.

    Keli Selimaj theksoi se ato si guida lokale nuk rekomandojnë kalimin e shtegut Vlabonë-Theth në këtë periudhë pasi shtegu është i bllokuar dhe me dëborë. Po ashtu Selimaj tha se zona ku ato dyshohet se kanë humbur kontaktet nuk mbulohet nga telefoni.

    ‘Ne e njohim zonën shumë mirë dhe na kanë kërkuar ndihmë që t’i orientojmë drejt vendit ku ato kanë humbur kontaktet. Shtegu është i kalimit Valbonë-Theth. Informacionin e kanë dhënë gjatë pasdites dje dhe kanë nisur kërkimet, por gjatë natës është e vështirë, trashësia e borës është 2 m në zonën ku ato mund të kenë humbur rrugën. Është zonë që nuk mbulohet me valë telefoni. Është zonë që nuk mbulohet. Atje është akoma ftohtë.

    Ne shpresojmë që të jenë mirë dhe mos të kenë rrezik për jetën. Është një zonë që duhet Lugu i Valsit, ku mbaron Valbona dhe nis ngjitja. Ne nuk e sugjerojmë ta bëjnë në këtë kohë këtë kalim pasi trashësia e borës është shumë e madhe.  Duhet të ketë patjetër guidë lokale pasi nuk orientohesh dot nga hartat. Mundësh të ngatërrohesh. Kanë ngatërruar rrugë, nga Lugu i Valit mund të shkohet në Jezercë dhe jo në Theth. Dy persona thuhet se janë. Është bora e ngrirë dhe shtegu është i bllokuar. Shtegu që bëhet në zonën e verës është i bllokuar. Kemi disa raste brenda javës që hasin probleme. Momentalisht nuk sugjerohet kalimi i shtegut këtë periudhës.’- tha Selimaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv