• VIDEO

    Balla: Politika s'ka më punë me emërimet në drejtësi! Leksioni i Blinken i qartë, për një sistem të pavarur drejtësie

    Nga Kuvendi kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se tashmë politika nuk ka më punë në emërimet në drjetësi dhe një gjë e tillë i përket të shkuarës. Duke komentuar deklaratat e bëra më herët nga deputeti Myslim Murrizi, Balla tha se mendon që Shqipëria ka një shkollë magjistrature shumë të mirë.

    “Lidhur me çështjen që përmendi dhe që lidhet me vijimin ecjen përpara të reformës në drejtësi apo me problematika që lidhen me funksionalitetin e shkollës së magjistraturës. Shkolla e magjistraturës është modeli i vetëm ë kanë të gjitha vendet për mënyrën e përgatitjen profesionale. Ajo që kemi garantuar është heqja dorë nga sëmundja 30 vjeçare ku emërtesën në sistem të magjistratëve të mos e këtë më politika. Anëtari i një gjykate apo një prokuror emërohej me propozim të prokurorit të përgjithsëhm apo të këshillit të lartë të drejtësisë ku këshilltari i drejtësisë ishte presidenti.

     Ka pasur në kuvend dekrete të presidentëve të ndryshëm që mazhorancës së asaj kohe si pëlqente dhe nuk veprohej para gjykatës. Po aq e papranueshme ishte edhe qasja tjetër që presidentit si përlequ renditja e emërimeve në drejtësi ndërkohë që ligji është shumë i qartë. Ne politikanët skemi më punë me emërimin e anëtarëve të sistemit gjyqësor. Anëtarët e gjykatës janë 3 vakanca, të aplikojnë në kohë kandidatët", tha ai.

    Duke sjellë edhe një herë në vëmendje shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Balla tha se leksioni i sekretarit amerikan të shtetit ishte i qartë.

    “Mendjen në kokë duhet ta ketë secili të plotë. Partnerët e SHBA janë aleatë të Shqipërisë e shqiptarëve. Një sistem drejtësie i pavarur mund të garantojë një shoqëri të barabartë. Leksion i sekretarit blinken përkundrejt atyre që kanë penguar reformën është një leksion që menjen në kokë duhet ta kenë të gjithë”.

     Balla duke folur në Kuvendi është shprehur sot ndërsa diskutohej raporti për dokumentet e ish-sigurimit se është krenar për atë që PS ka bërë për të përndjekurit.

  • VIDEO

    3 vakancat në Kushtetuese, Gjykata e Lartë rihap garën për 3 anëtarët nga gjyqësori! Problem se nuk ka kandidatura

    Gjykata e Lartë ka rinisur procedurat për plotësimin e 3 vakancave që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese, anëtarë që duhet të zgjidhen nga radhët e gjyqësorit nga vetë ky institucion.

  • VIDEO

    Kërkesat e Metës për Teatrin Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese, diskutime mes debateve! Nuk pranohet kërkesa e Presidencës për dëshmitarët, lihet kohë për provat

    Presidenti Meta kërkoi në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e  kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

  • VIDEO

    Ekzekutimet mafioze, eksperti i sigurisë për Report Tv: Konfliktet lindin jashtë dhe importohen këtu, po vriten familjarë të pafajshëm për hakmarrje! Shtëpitë e barit drejtohen nga grupe të fuqishme

    Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça në një intervistë për Report Tv tha se shumica e ngjarjeve të rënda kanë nisur jashtë Shqipërisë, ndërsa importohet këtu dhe shkaktojnë viktima për shkak të strukturave më të dobëta policore dhe hetueseve. Karamuça tha se kriminelët po godasin familjarët e pafajshëm për hakmarrje. Një tjetër fenomen që njeh rritje në vendin tonë janë edhe 'shtëpitë e barit' që duket se janë zhvendosur nga Londra drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit.

  • VIDEO

    Prej 15 muajsh të burgosurit nuk takojnë dot të dashurit! Flet avokati Visha

    Në intervistën ekskluzive Vishaj për thotë se nuk mund të lejohet më që këta të akuzuarit apo të dënuarit për vepra të ndryshme penale të mos e kenë mundësinë të takohen me të dashurit e tyre.  Ndërkohë që prania e familjarëve dhe publikut do të ndikonte në një proces të rregullt gjyqësor. Vetëm kështu kuptohet se vendimet nuk i përkasin vetëm një personi por ndikojnë në jetën e shumë njerëzve.

    "Duke parë dhe gjendjen në rënie të pandemisë mendojmë që ka ardhur momenti që vetë ministria e Drejtësisë ta marrë këtë vendim. Janë 5000 të paraburgosur apo dënuar që kanë 15 muaj që nuk takojnë fëmijët apo familjarë të tjerë të tyre. Nuk mundemi t'i ndajmë ata. Unë përfitoj nga rasti të bëj thirrje që të vaksinohen edhe kjo kategori. Edhe pse dyshohen për vepra penale ato nuk mund të veçohen. ", tha Vishaj.

  • VIDEO

    Furgoni përplas biçikletën në Lushnje, veterineri në gjendje të rëndë në spital

    Një aksident ka ndodhur në rrugën Lushnjë Berat sot në orën 11:15 minuta. Mjeti tip furgon Ka aksidentuar një person që udhëtonte me biçikletë.

  • VIDEO

    Gjonaj në OKB: Shqipëria e vendosur luftën kundër korrupsionit në krye të agjendës politike! Reforma në drejtësi ka shënuar pikë kthese

    Gjonaj i është drejtuar Asamblesë së Përgjithshme me një fjalë të posaçme dhe ka prezantuar reformën në drejtësi dhe rezultatet e saj dhe angazhimin e Shqipërisë për luftën ndaj korrupsionit.

  • VIDEO

    Shkëlzen Velaj i ruhej një atentati, në shtëpi kishte kamera sigurie

    43 vjeçari Shkëlzen Velaj i cili u vra mbrëmë në derë të shtëpisë i ruhej një atentati të mundshëm. Në shtëpinë e tij kishte vënë kamera sigurie të cilat kanë kapur dhe momentin kur ai është qëlluar nga autorët me 20 plumba. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe përmes tyre do të zbardhë ngjarjen.

    •  
  • VIDEO

    Vrasja e Velajt në derë të shtëpisë, RENEA zbarkon në Vlorë

    Forcat RENEA kanë zbarkuar në Vlorë pas vrasjes së 43 vjeçarit Shkëlzen Velaj. Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre. Pasi kanë kryer vrasjen, autorët të cilët dyshohet se janë 2, kanë djegur makinën dhe janë larguar pa lënë gjurmë.

    •  
  • VIDEO

    U kap me pistoletë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

    Hektor Ndreu, 38-vjeç, është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete në mjetin e tij. Arrestimi ndodhi  në  lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku pas lëvizjeve të dyshimta që bënte 38-vjeçari me mjetin e tij kanë bërë që policia ta ndalonte për ta kontrolluar.

    Gjatë kontrollit të mjetit forcat 'Shqiponja' ku gjetën një pistoletë dhe një krehër me fishekë. Kjo bëri që ata të arrestonin 38-vjeçarin dhe të bllokonin mjetin e tij.

  • VIDEO

    Shembja e urës në Darzezë, roja i firmës: I thashë shoferit të mos kalonte se nuk e mban ura, por s’më dëgjoi! Kamioni kishte 50 tonë ngarkesë

    Roja i firmës që do të ndërtojë urën në Darzezë, thotë se i kishte thënë shoferit të kamionit që ra në lumë të mos kalonte se ura nuk e mbante peshën që kishte.

    Ura mban 15 tonë peshë, kurse kamioni kishte rreth 50. Shoferi i kamionit ka kaluar dhe si pasojë është shembur ura.

  • VIDEO

    Sot provimi i parë i maturës shtetërore, 34 mijë maturantë në testin e Gjuhës së Huaj

    Sot zhvillohet provimi i parë i Matures Shtetërore, ai i Gjuhës së Huaj. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Rreth 34 mijë maturantë do ti nënshtrohen provimit. Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv