• VIDEO

    Ekzekutimi në Vlorë, pistë hetimi ajo e hakmarrjes

    Për ekzekutimin e 43-vjeçarit Shkëlzen Velaj në Vlorë, pistë kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes për vrasjet seri që kanë nisur që në 2015 në 'Masakrën e Çoles' ku mbeti i vrarë edhe vëllai i tij Ardi Velaj. 'Masakra e Çoles' që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve.

    •  
  • VIDEO

    Ekzekutimi i 43-vjeçarit në Vlorë, flasin fqinjët: Djali i kishte thirrur të ëmës hape derën, por ajo e gjeti të lyer në gjak në tokë

    Për fqinjët dhe banorët e pallatit në lagjen  '24 maji' në Vlorë, Shkëlzen Velaj ishte një person i urtë pa probleme,madje kishte ndihmuar edhe në shtrimin e rugës së lagjes me shpenzimet e tij.

    Fqinjët flasin për mediat pas ngjares së rëndë duke thënë se 43-vjeçari jetonte vetëm më të ëmën dhe para atentatit, ai i kishte thirrur të ëmës 'hape derën', por kur ajo e kishte hapur kishte gjetur të birin të lyer në gjak në tokë.

    "Djali i kishte thënë  hape dere, sa vajti ajo për ta hapur e gjeti djalin të vrarë. Të ëmën e mori policia dhe për vdekjen i kanë thënë pas orës  2:30 të natës", tha një nga fqinjët e 43-vjeçarit që u vra në derën e shtëpisë.

     

    "Këtu për pallatin djali nuk kishte fare probleme, madje ka paguar lekë që ka shtruar rrugën në lagje dhe për ne ishte një njeri shumë i rregull. Grua më të mirë në botë se e ëma e tij nuk gjen në botë. Është një fatkeqësi shumë e madhe", tha një tjetër banor

    Shkëlzen Velaj e kishte pikasur që atë po e ndiqnin pasi sapo mbërrit në banesë e la makinë  ndezur dhe iku me vrap drejt shtëpisë, por autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi në katin e 5-të.

  • VIDEO

    Durrës, tentuan të shisnin mina me telekomandë 3000 euro secila, arrestohen 3 persona

    Durrës, tentuan të shisnin disa mina me telekomandë, arrestohen 3 persona

    Finalizohet operacioni policor i koduar "Muzeu".

    Operacioni i zhvilluar nga  strukturat e DVP Durrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë.

    Kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas. 

    Sekuestrohen tri mina me telekomandë.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe te Krimeve Kundër Personit në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomande po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Muzeu". 

    Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur "Muzeu", në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

    - I. A., 47 vjeç, B. Ç., 31 vjeç dhe E. B ., 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

    Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin I. A.  dhe pasagjerë shtetasit B. Ç. dhe E. B. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

    Nga hetimet paraprake rezultoi se  këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa. 

    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO

    Ekzekutimi në Vlorë, shoqërohen 4 persona, ngrihen disa pika kontrolli

    Ekzekutohet në derën e shtëpisë  43-vjeçari Shkëlzen Velaj. Policia ka shoqëruar 4 persona që mund të kenë qenë në dijeni për ngjarjen, ndërsa janë ngritur dhe pika postblloqe për kapjen e autorëve. Pika kontrolli janë ngritur në Vlorë, Orikum, autostradën Vlorë-Fier, madje edhe në Elbasan.

    •  
  • VIDEO

    Shembet ura në Darzezë, bie në lum një mjet i tonazhit të rëndë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Darzezë.

    Mësohet se ura e këtij fshati është shembur, ndërsa për pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ka rënë në lumë.

  • VIDEO

    Atentati në Vlorë, 43-vjeçari vuri re se po ndiqej, la makinën ndezur dhe iku me vrap, por u qëllua me breshëri automatiku në hyrje të pallatit nga 2 autorët

    Shkëlzen Velaj i cili u ekzekutua mbrëmë në Vlorë ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Ai e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit. Ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikatore automatiku. Sipas policisë 43 vjecari ka ndërruar jetën në spital. Autorët që e kanë qëlluar dyshohet se kanë qenë 2.

    •  
  • VIDEO

    Atentati në Vlorë, gjendet makina e djegur e autorëve, brenda saj dhe kallashnikovi

    Gjendet makina e djegur e autorëve të vrasjes së Shkëlzen Velajt. Brenda makinës është gjetur edhe një kallashnikov. Dyshohet se autorët janë larguar me një tjetër makinë.

    •  
  • VIDEO

    U ekzekutua në derën e shtëpisë në Vlorë, momenti kur largohet trupi i pajetë

    Shkëlzen Velaj, 43 vjeç, u ekzekutua gjatë natës në derën e banesës së tij në Vlorë. Ai mbeti i vdekur në vend nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa në video shfaqet momenti kur trupi i tij i pajetë largohet nga vendi i ngjarjes dhe çohet drejt morgut.

    •  
  • VIDEO

    Lushnje, vritet me armë zjarri në lokalin e tij një 62 vjeçar, plagoset i djali

    Një tjetër vrasje ka ndodhur mbrëmë dhe në Lushnje. Është vrarë me armë zjarri në lokalin e tij një 62 vjeçar ndërsa është plagosur djali i tij. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të  çastit

  • VIDEO

    VLORË/Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj

    Një tjetër atentat në Vlorë.
    Vetëm 5 minuta para mesnatës së të mërkurës, një tjetër atentat i rëndë ka tronditur sërish qytetin e Vlorës. 
    43 vjecari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë, Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. 
    Plumbat në drejtim të 43 vjecarit kanë qenë nga një distancë e afërt.  Në trupin e Velaj është lëshuar një karikatore automatiku, të cilat e kanë kushtuar jetën 43 vjecarit. 
    Sipas policisë 43 vjecari ka ndërruar jetën në spital. 
    Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona.Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Babicë autorët kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur. 
    Policia prezente në vendin e ngjarjes ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen. Sa i takon Shkëlzen Velaj, 43 vjecari është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 2015-ën. 
    Në ngjarjen e 2015 e cila pasoi me një sërë ngjarjesh dhe viktimash janë përfshirë  vëllezërit Llana

  • VIDEO

    Zhduket në 2020 fieraku/Dy muaj pas, dikush la celularët e të tij në banesën bosh

    U zhduk në rrethana misterioze, Altin Cenaj rezulton i humbur që prej 19 gushtit të vitit 2020. Ai doli nga banesa e tij në lagjjen ’15 tetori’ të qytetit të Fierit, por nuk u kthye më. Detajet e zhdukjes i rrëfen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, i vëllai Hysen Cenaj. Ai thotë se paraditen e datës 19 gusht kishte konsumuar një kafe me shokun e tij të ngushtë, të cilit nuk i kishte komunikuar asgjë lidhur me vendimin për t’u larguar. 46-vjeçari jetonte në njëjtën banesë me xhaxhain dhe nusen e tij, ndërsa ishte i pamartuar. Askush nga fqinjët nuk e kishte parë të largohej përgjatë rrugicën së lagjjes, ndërsa tre ditë më pas familjarët bënë denoncimin në policinë e Fierit. Ata e përshkruajnë një djalë të qetë, i cili nuk kishte patur kurrë konflikte me askënd. Më parë kishte punuar si mekanik, ndërsa pak para se të humbiste gjurmët kishte mbetur i papunë. Altini u largua krejt papritur pa marrë asnjë mjet identiteti me vete, përveç rrobave të trupit. Asnjë nga familjarët nuk din të thotë me siguri arsyen, që e shtyu Altinin të zhduket në këtë mënyrë, ndërsa një gjë të tillë nuk e kishte bërë kurrë më parë. Ata provuan t’i binin numrit të tij, por celulari rezultoi i fikur. ’Ne kemi bërë denoncim dhe gjithcka për ta kërkuar por nuk kemi gjetur asnjë. Ai nuk kishte asnjë ves, apo komflikt me dikë. Xhaxhai tha që e kishte lënë në shtëpi, por kur u kthye nuk e gjeti aty. Kam ardhur tek ju që të paktën dikush të japi një sinjal. Pasaportën dhe kartën e identitetit e kishte lënë aty. Në shtëpi nuk mungonte asgjë pervec rribave që kishte veshur. Telefoni i tij rezultoi i fikur. Vëllai dispononte vetëm një numër telefoni që e kishte prej vitesh. Askush në lagje nuk e ka parë atë ditë që u largua. Paradite në datë 19 kishte pirë kafe me një shok, ai ishte kthyer në shtëpi më pas kur humbi gjurmët.Ai kurrë nuk ankohej për asgjë, as tek shokët e tij.Nuk e di nëse ka patur ndonjë hatër mbetje prej tij, por ai kurrë nuk është shprehur për asgjë.Në banesë ishin vendosur dy telefona në një karrige tek dhoma e tij e gjumit’. Për habi të familjarëve, dy muaj pasi 46-vjecari rezultonte i humbur, dy telefona, njëri prej të cilëve i ngjashëm me atë që përdorte i riu ishin vendosur brenda në banesë, pikërisht në dhomën ku ai flinte. Pikëpyetje të mëdha u ngritën nga familjarët, se kush i solli dy aparatët celularë ? Ai ishte vetë Altin Canaj, apo një tjetër person anonim ? ’Dy muaj pasi ai kishte humbur gjurmët dikush kishte future dy celularë. Kush hyri ? Policia më parë nuk i kishte gjetur, ato u konstatuan nga kunata. Kur u lajmëruan përsëri policia erdhi dhe i mori, ndërsa i kanë mbajtur për ekzaminim. Askush nga familjarët nuk panë askënd të hynte në banesë. Në dhomën e tij u gjet edhe një kartë telefoni, të gjitha janë për ekzaminim. Nga pandemia nuk kemi marr intormacion, ndërsa kjo ceshtje është ende nën hetim. Kush pruri telefonat, njëri identik me atë të vëllait. Njëri nga telefonat ishte më i vjetër. Dritarja e kishte grilën gjysëm të hapur, askush s'mund të hynte nga dritarja. Dera ishte e mbyllur, vetëm Altini kishte celësat. Ne duam të dijmë vetëm që është gjallë. Pse fshihet ? Ai nuk na solli shqetësime kur ishte adoleshent. Marrëdhëniet me ne i kishte shumë të mira’.

  • VIDEO

    Kam numrin e të humburit, jeton në Romë’/ Dëshmia shokuese,i humburi telefonohet live

    Guri Hoxha është një 49-vjecar nga Berati i cili humbi kontaktet verën e vitit 2015 nga Madriti i Spanjës. Ai telefonoi për herë të fundit të vëllanë ku i pohoi se ndodhej pikërisht në këtë shtet, ndërsa kishte tentuar të largohej drejt Irlandës. Guri Hoxha ka emigruar që herët në disa shtete, fillimisht në Greqi, Itali dhe Irlandë në vitet 2000. Ende pa krijuar familje ai ka punuar në Irlandë për afro 7 vite, i papajisur me dokumenta të rregullta. Me kthimin e tij në Shqipëri nisi punë në qytetin e lindjes në Berat, ku edhe u martua. Babai i dy fëmijëve vendosi të emigronte sërish, kësaj herë drejt Spanjës. Aty e prisnin disa nga shokët e tij, emrat e të cilëve familjarët nuk ua mësuan kurrë. Viti 2012 e gjen 49-vjecarin në Madrit. Deri në këto momente kontaktet me familjen në Shqipëri i kishte patur të rregullta. Plani i tij ishte të zhvendosej drejt Irlandës, aty ku kishte punuar vite më parë, por ndalohet në kufi dhe kthehet sërish në Spanjë, ku edhe humbi cdo kontakt. Familjarët tentuan të lidheshin me Guri Hoxhën duke e telefonuar në numrin me të cilin ai komunikonte shpesh, por telefoni rezultoi i fikur. Me zhdukjen e 49-vjecarit, bashkëshortja me dy fëmijët 14 dhe 11 vjecare janë larguar. I vetmi që i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ është Lutfi Hoxha vëllai i tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv