-
VIDEO
Me një terren të thepisur malor dhe rrethuar nga liqenet akullnajore të Lukovës, Mokra destinacion për turistët vendas dhe të huaj
Një panoramë çlodhëse ku syri nuk ngopet me gjelbërimin dhe natyrën e rrethuar nga kurora pyjesh dhe bredhi.
Kjo është pamja që të ofron fshati Mokër në Pogradec, i njohur për resurset e natyrës, historinë dhe traditën. Së fundmi po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj.
Edhe pse me një terren të thyer malor kjo zonë është kthyer në një atraksion të veçantë turistik ku të rinj nga Korça, Pogradeci e Librazhdi kanë zgjedhur të përqafojnë sportin e hiking duke zbuluar mrekullitë që gjenden përreth Mokrës.
“Jemi këtu tek Liqenet e Lukovës, janë dy liqene natyralë me origjinë akullnajore që ndodhen 1851 m mbi nivelin e detit që është liqeni i madh dhe 1705 m mbi nivelin e detit liqeni i vogël,këto dy liqene janë një atraksion natyror për të gjithë të apasionuarit e natyrës”, shprehet një i ri vizitor.
“Ne vijmë nga Librazhdi, një zonë shumë e bukur, kemi parë sot liqenet e Lukovës që janë një pasuri e madhe kombëtare dhe realisht jemi shumë të impresionuar me bukuritë që kemi gjetur këtu dhe banorët vendas këtu”, thotë një qytetar tjetër.
Për të rinjtë Mokra është një ndër vendet ku turizmi meriton vëmendje pasi mungon infrastruktura përgjatë gjithë itinerarit drejt liqeneve akullnajore të Lukovës.
Sinkron vizitorët “Itinerari ishte me një vështirësi mesatare. Pamja është shumë e bukur. Terreni është malor, liqenet janë fantastike. Edhe pse na ra pak shi por që ja vlen për ta marrë këtë aventurë për pamjen që shikon”, shprehët një turiste.
-
VIDEO
Tek ‘shtëpia e barit’ në Tiranë, eksperti: OSHEE mund të ndihmojë në zbardhjen e rasteve të dyshimta
Ervin Shametaj e kishte marrë me qira apartamentin e përshtatur në shtëpi bari para disa muajsh. Dera është e mbyllur, ndërsa asgjë nuk të bënë të dyshosh se aty është rritur drogë. Shametaj nuk punoi i vetëm, por bashkë me tre bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët po ashtu janë prangosur nga policia.
Zona e Selitës së Vjetër është e mbushur me pallate, ndërsa konsiderohet një ndër më të kërkuarat në Tiranë, ngjitur me Kopshtin Botanik. Në mesin e një zone të tillë është zgjedhur të investohet në shtëpi bari.
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça, thotë për Report Tv se është një model i ardhur nga Spanja dhe Anglia dhe nga grupi kriminale të mirë financuara. Ndërkohë operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që prej kohësh kur Policia e Shtetit drejtohej nga Artan Didi ka marrëveshje për evidentimin e rasteve të dyshimta të humbjeve në rrjet.
Burime nga OSHEE thanë për Report Tv, se çdo fund muaji, operatorët kryejnë inspektime në terren, nga të cilat është lehtësisht e dallueshme vjedhja e energjisë elektrike, duke evidentuar edhe abonentin abuzues.
Në këto raste njoftohet policia, e cila më tej kryen kontrolle për të zbuluar nëse pas vjedhjes së energjisë fshihet tjetër vepër penale, siç mund të jetë ajo e kultivimit të kanabisit me llampa. Në raste të tjera, policia sinjalizohet po nga OSHEE, për ato familje që në mënyrë krejt të papritur shumëfishojnë konsumin e energjisë elektrike në banesa.
-
VIDEO
E ndërtuar rreth viteve 1800, rrënohet kisha dhe varret e vjetra të Dukasit në Fier
Kisha e Dukasit në Patos, e ndërtuar rreth viteve 1800 rrezikon shembjen totale, ndërsa rrëshqitja e dherave ka bërë që varrezat rreth objektit të kultit të shkatërrohen dhe eshtrat të dalin në sipërfaqe.
Dikur në kishën e Dukasit në Patos kryheshin shërbesat fetare, por sot ajo është kthyer në një gërmadhe. Kanë mbetur vetëm mure të shkatërruara, që nga viti në vit rrezikojnë shembjen totale.
Rreth kishës ndodhen edhe varrezat e vjetra të fshatit, që kanë pasur të njëjtin fat si kisha. Për shkak të rrëshqitjes së dherave eshtrat kanë dalë në sipërfaqe.
“Është kërkuar që të bëhet ndërhyrje që të ngelet si histori. Është një vlerë e vjetër kulturore. Gjendet Akoma në këmbë. Duhet të kishte ndërhyrje qoftë nga kisha katolike, qoftë nga bashkia”, tha një banor.
“Eshtrat të mbulohen. Është gjynah e zotit”, u shpreh një tjetër.
“Është kishë e vjetër. Mori një 5 kocka se ku i hodhi e mbuloi se di. Ja ku janë kockat aty prap”, përfundoi një tjetër.
Kisha ortodokse e Dukasit është ndërtuar rreth viteve 1800-të, e ndërsa pak kohë më parë është përdorur si banesë nga një familje në vështirësi ekonomike.
-
VIDEO
Vritet në lokalin 62-vjeçari në Lushnje, plagoset i biri! Ngjarja pas sherrit me bashkëfshatarin
Vetëm pak minuta pas ekzekutimit në Vlorë është regjistruar një tjetër vrasje në Lushnje. Rreth orës 23:47 të mbrëmjes së kaluar, autori Sofokli Shani, ka vrarë me armë zjarri 62 vjeçarin Hirakli Qorri në lokalin e tij, ndërsa ka plagosur djalin e viktimës Kejdi Qorri 31 vjeç.
62 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa djali i tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Sipas të dhënave të para shkak i ngjarjes është bërë një debat i çastit në lokal midis autorit dhe viktimës, debat i cili ka përfunduar në përplasje fizike. Pasi është konfliktuar autori ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën që e mbante pa leje e më pas është rikthyer në lokal ku dhe ka qëlluar.Autori pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është kapur vetëm pak minuta pas vrasjes bashkë me armën e krimit. Mësohet se ai ishte i dehur. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë. Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme. -
VIDEO
Aksidentet me dëme deri 30 mijë lekë zgjidhen me mirëkuptim, nëndrejtorja e AMF: Dëmshpërblimet do të bëhen për 14 ditë
Prej datës 1 korrik të këtij viti, të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të përfshihen në aksident ku vlera e dëmit do të jetë deri në 30 mijë lekë, do kenë mundësi që të bëjnë një marrëveshje me njëri-tjetrin, të kërkojnë dëmshpërblim te kompania e sigurimit pa përfshirë policinë. Nëndrejtorja Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) Mimoza Kaçi sqaron për Report TV lehtësitë që do të krijojë zbatimi i Raportit Evropian për Aksidentet.
“Në rast të një dakordësimi mes palëve kur ndodh një aksident ata mund të bien dakord që vlera të dëmit është nën 30 mijë lekë të reja dhe duke plotësuar këtë formular ata shmangin një kalvar të gjatë procedurash dhe letrash të përgatitura për shoqërinë e sigurimit. Mjafton të plotësojnë këtë duke e shoqëruar me disa foto nga vendi i ngjarjes, dhe ky formular shërben edhe si kërkesë pranë shoqërisë së sigurimit, ku pas dorëzimit të dokumentacionit brenda 14 ditësh shoqëria e sigurimit është e detyruar për të trajtuar dhe për të bërë pagesën e dëmit”, u shpreh Nëndrejtorja Ekzekutive e AMF.
Raportin Evropian të Aksidenteve do të mund ta marrin jo vetëm ata që do të presin policën e re të sigurimit por edhe ata që e kanë një policë aktuale sigurimi. Nëndrejtorja Kaçi thotë se numri i aksidenteve me këtë vlerë dëmi është në nivel të konsiderueshëm.
“Sipas statistikave që autoriteti disponon vlerësohet se 30-35% e rasteve të aksidenteve të jenë nën fashës 30 mijë lekë të reja. Pra poshtë kësaj vlere”, tha Kaçi.
Po ashtu pjesë e ndryshimeve në ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transport, janë edhe afatet e dëmshpërblimit.
“Për dëme materiale që ndodhin gjatë një aksidenti automobilistik që ndodh në Shqipëri deri në 100 mijë lekë afatet e trajtimit dhe pagesës së dëmeve ulen ndjeshëm në 14 ditë”, pohoi Kaçi.
Ky afat deri më tani ka qenë 30 ditë. Po ashtu edhe policat e sigurimit do ndryshojnë duke u përshtatur me ligjin e ri, pasi është përfshirë Raporti Evropian të Aksidenteve si dhe vlera e limit të përgjegjësisë.
“Polica është përshtatur sipas parashikimeve ligjore të ligjit të ri në dallim nga policat e deritanishme këtu janë përcaktuar edhe disa detaje lidhje me Raportin Evropian të Aksidenteve si dhe vlera e limit të përgjegjësisë gjë që nuk ka qenë pjesë e policave të vjetra”, deklaroi nëndrejtorja.
-
VIDEO
Provimi i maturës sërish me masa anti-COVID, 34 mijë maturantë zhvilluan testin e gjuhës së huaj
Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore 2021, atij të gjuhës së huaj.
Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 12:30, ndërsa edhe këtë vit u zbatuan masat anti-COVID, brenda 208 qendrave në të gjithë vendin ku janë zhvilluar testet.
Ndryshe nga vitet e kaluara, tezat e sivjetshme përmbajtën pyetje me alternativa dhe me zhvillim, që ishin të orientuara drejt përgjigjeve logjike dhe jo riprodhimit. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25%, ose 15 pikë.
Për mbarëvajtjen e provimeve, mbikëqyrja u bë nga përfaqësues të MASR dhe përgjigjes administrimi. Dhe në rast konstatimi të telefonit apo kopjes, maturanti përjashtohet nga provimi dhe do ta kryeje atë në vjeshtë dhe jo si vitet e kaluara kur pezullimi ishte një vit. E njëjta gjë vlen edhe nëse nxënësi rezulton i infektuar me COVID.
Provimet e tjera do të zhvillohen 4 ditë diferencë ndërmjet njëra- tjetrës. Ato do të zhvillohen më 7 qershor Gjuha Shqipe, 11 qershor Matematika dhe 15 qershor Lënda me zgjedhje.
-
VIDEO
Prej 15 muajsh të burgosurit nuk takojnë dot të dashurit! Visha: Seancat gjyqësore të jenë me publik
rej marsit të vitit 2020 të paraburgosurit dhe të dënuarit në Shqipëri nuk mund të takohen me familjarët e tyre. Kjo për shkak të masave anti COVID.
Për Shoqatën e Avokatëve Penalistë tashmë kjo situatë duhet të marrë fund. Përmes një thirrjeje që ata i bëjnë Ministrisë së Drejtësisë kërkojnë që të fillojë menjëherë lejimi i takimeve të familjarëve me të paraburgosurit dhe të dënuarve mbas 15 muaj Ndërprerje. Gjithashtu një thirrje i drejtohet edhe KLGJ-së që të anulojë vendimmarrjen e saj duke lejuar zhvillimin e seancave gjyqësore me dyer të hapura. Pasi sipas avokatëve panelistë prania e publikut është thelbësore për një proces të rregullt ligjor.
Në lidhje me këtë çështje gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka intervistuar kreun e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, si dhe 4 avokatë penalistë.
Në intervistën ekskluzive Vishaj për thotë se nuk mund të lejohet më që këta të akuzuarit apo të dënuarit për vepra të ndryshme penale të mos e kenë mundësinë të takohen me të dashurit e tyre. Ndërkohë që prania e familjarëve dhe publikut do të ndikonte në një proces të rregullt gjyqësor. Vetëm kështu kuptohet se vendimet nuk i përkasin vetëm një personi por ndikojnë në jetën e shumë njerëzve.
"Duke parë dhe gjendjen në rënie të pandemisë mendojmë që ka ardhur momenti që vetë ministria e Drejtësisë ta marrë këtë vendim. Janë 5000 të paraburgosur apo dënuar që kanë 15 muaj që nuk takojnë fëmijët apo familjarë të tjerë të tyre. Nuk mundemi t'i ndajmë ata. Unë përfitoj nga rasti të bëj thirrje që të vaksinohen edhe kjo kategori. Edhe pse dyshohen për vepra penale ato nuk mund të veçohen. ", tha Vishaj.
Ndëkohë që njëzëri avokatë dhe juristë thonë se takimet e të burgosurve me familjarët duhet që të lejohen, pasi ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë që kjo e drejtë themelore është cunguar për shkak të pandemisë. Takimet, ndikojnë edhe në rehabilitimin e tyre.
-
VIDEO
Vlorë/ 'O ma hape derën', fjalët e Shkëlzen Velajt para vrasjes! Autorët e qëlluan te dera shtëpisë
O ma hape derën' ishin fjalët e fundit të Shkëlzen Velajt, 43 vjeç, para se të ekzekutohej me 15 plumba në trup nga 2 persona, ende të paidentifikuara. Ekzekutimi ndodhi 5 minuta para mesnatës së të mërkurës në qytetin e Vlorës. Në momentin që e ëma e 43-vjeçarit hapi derën, pa të birin të vrarë në tokë të mbuluar nga gjaku. Për të ishte tepër vonë, edhe pse ai u transportua në spital, plumbat kishin prekur organet jetësore duke rezultuar fatal për 43-vjeçarin.
Si ndodhi ngjarja? 43 vjeçari ka qenë duke hyrë në shtëpi, kur ka vënë re s epo ndiqej nga një makinë e dyshimtë. Kjo ka bërë që ai të ndihej i rrezikuar për jetën e tij, pasi nuk ka fikur as makinën, por e ka lënë atë ndezur dhe ka ikur me vrap për t'u futur sa më shpejt në banesë. Por edhe 2 autorët e kanë ndjekur nga pas deri në katin e 5-të të pallatit dhe kanë zbrazur një karikator kallashnikovi duke qëlluar mbi 20 herë, ku 15 prej plumbave e kanë prekur në trup. Pas ngjarjes 2 autorët janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorë dhe në afërsi të fshatit Risili kanë braktisur makinën tip BMW pa targa të cilën e kanë djegur. Brenda në makinën e djegur policia ka gjetur dhe kallashnikovin me të cilin autorët qëlluan 43-vjeçarin. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 4 persona. Shkëlzen Velaj dukej se i ruhej një atentati të mundshëm, pasi në shtëpinë e tij kishte vënë kamera sigurie të cilat kanë kapur dhe momentin kur ai është ekzekutuar. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe përmes tyre pritet të zbardhë edhe ngjarjen e rëndë.
Shkëlzen Velaj nuk ishte me precedentë penal, ndërsa në familjen e tij nuk është viktima e parë pasi në 2015-n i vranë të vëllanë Ardi Velaj në "Masakrën e Çoles". Pista e hetimit të vrasjes së 43-vjeçarit është fokusuar pikërisht te hakmarrja për vrasjet seri që kanë nisur nga kjo masakër.
'Masakra e Çoles' që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve, shumica prej të cilave ende pa autor. Në lidhje me ekzekutimet e fundit në qytetin e Vlorës kanë shkuar edhe forcat RENEA, ndërsa janë ngritur disa pika postblloqe për kapjen e autorëve.
-
VIDEO
Lajm i zi nga matanë Atlantikut, shuhet në SHBA në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani!
Një lajm shumë i trishtë për artin shqiptar na vjen nga matanë Atlantikut. Është ndarë nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej vitesh me familjen, aktori dhe regjisori i njohur, një prej korifenjve të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pirro Mani. Ai ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.Pirro Mani që u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 -të", “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen. Një prej personazheve më të njohur që ai skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i 'ballistit Sali Protopapa' në filmin 'I teti në bronz'.
-
VIDEO
Testi i Gjuhës së Huaj, flasin për Report TV maturantët në Tiranë: Ishte 'nice'
-
VIDEO
Yuri Kim, mesazh Gjykatës së Lartë: Ruani ritmin dhe punën e mirë! Plotësimi i Kushtetueses për të shkuar drejt majës së malit, jeni në rrugën e duhur
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në një aktivitet të zhvilluar sot për çështjen e garantimit të një Drejtësie të Efektshme në Gjykatën e Lartë, është shprehur se një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet të ndërmerret për të vazhduar ngjitjen e malit.
-
VIDEO
U kapën me tritol, armë e granata në makinë, burg për 3 të arrestuarit në Durrës
Barim Flora, Ardjan Gjoka, Jemin Flora iu caktua masa burg pa afat nga Gjykata e Durrësit, në lidhje me akuzën e trafikut të armëve municione dhe lëndëve plasëse.
Prokurori i çështjes Bledar Bejko kërkoi arrest me burg për 3 personat nën akuzën e trafikut të armëve dhe lëndëve plasëse, akuza që u hodhën poshtë nga avokatët mbrojtës, të cilët thanë se nuk kemi të bëjmë me trafikim armësh, por vetëm armëmbajtje pa leje.