Gjesti i jashtëzakonshëm i qytetarit në Valbonë, ndërton ura me pemët e rrëzuara, për t'i lehtësuar kalimin turistëve (VIDEO)

3 Qershor 2021, 21:26 | Përditesimi i fundit: 2021-06-03 21:36:59

Ujëvara e Valbonës është një nga vendet më frekuentuara nga turistët e huaj  apo edhe vendas, por shpesh herë për të shkuar deri në këtë destinacion nga fshati  Rrogami i Valbonës turistët hasin në disa vështirësi nga rrjedhja e përrenjve, të cilët here pas here janë të rrëmbyeshëm dhe shtegu dëmtohet.

Nor Hysaj, nga Valbona, ka marrë nismën e tij vullnetare pa mbështetjen e askujt për të ndërtuar ura provizore për kalimtarët që ecin në këtë shteg.Ai ka përdorur pemët e rrëzuara nga ortekët për të ndërtuar shkallë në formë ure, që lehtësojnë kalimin e vizitorëve.

    No videos found.