• VIDEO

    Nisma për shkarkimin e presidentit, Ndreca: Shkeli në mënyrë flagrante atë që përfaqëson!

    ‘Presidenti Ilir Meta ka shkelur në mënyrë flagrantë dispozitat që përfaqëson dhe është rasti tipik për t’u shkarkuar një president Republike’. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, juristi Plarent  Ndreca, i cili tha se vetë presidenti është dorëhequr, jo me letër por ka dalë nga roli i tij. Po ashtu me tej Ndreca theksoi se Meta sipas tij ka kryer edhe vepër penale, pasi ka bërë thirrje për kryengritje që të marrin qytetarët armët

  • VIDEO

    Nisma për shkarkimin e presidentit, Arben Ristani: Është kaotike dhe e paargumentuar!

    Për juristin Arben Ristani, procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta janë kaotike dhe krejtësisht të paargumentuara. ‘Si jurist mund të thosha se mua më duket një kërkesë tërësisht kaotike! Neni 90 paragrafi 2 i kushtetutës i cili parashikon se presidenti mund ë shkarkohet kur bën shkelje të rënda të kushtetutës apo kryen një krim të rëndë, është një nen procedural të cilin një jurist do të shoqëronte me një nen material. Ky nen përcakton kompetencën e parlamentit për ta bërë një gjë të tillë. Por do të themi ta shkarkojmë shkelur kushtetutës, por kë nen të kushtetutës. Cilën kompetencë ka ushtruar, që nuk i përmban ligji. Duk ju referuar nenit 94 ka kryer këtë kompetencë që nuk e ka të përcaktuar në ligj. Derisa nuk kemi një akuzë për vepër penale, vijmë tek shkelja e rëndë proceduriale, dhe çfarë ka kryer konkretisht?! E dëgjova Hysin e cila tha se ka penguar lëvizjen e lirë të njerëzve, cilën lëvizje të lirë të njerëzve ka penguar se mua më duket qesharake!? Nga pikëpamja proceduriale mua më duke kaotike dhe e paargumentuar.’- tha Ristani.

  • VIDEO

    Shkarkimi i presidentit, Klevis Balliu: Është ‘shashkë’ e radhës e mazhorancës

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balli i ftuar në emisionin ‘Repoltix’ në Report Tv, tha se mazhoranca e di shumë mirë se nuk mundet që të shkarkojë presidentin dhe se me datën 9 maj i mbaron afati për të ngritur një komision hetimor dhe të hetojë shkeljet e presidentit

  • VIDEO

    Aksident në autostradën Vlorë-Fier, përplasen dy makina! Nuk ka të lënduar

    Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku për fat të mirë nuk ka patur personat të lënduar. Në aksident u përfshinë dy automjete, një tip "Toyota" me targa AA124RX dhe një mjet tip "Lifam" me targa AB010AV.

  • VIDEO

    Rama nxjerr videon nga sheshi Skënderbej: Ja mbrëmjet e Tiranës

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video të atmosferës në kryeqytet gjatë orëve të mbrëmjes. Në video shfaqet një artist që performon me violinë dhe me tingujt e ëmbël të saj argëton qytetarët e Tiranës në sheshin Skëndërbej.  

  • VIDEO

    Një vit pandemi, nuk dihet ende numri i të papunëve! Institucionet vendase japin të dhëna kontradiktore

    Një vit nga karantina e vitit të kaluar dhe ende nuk ka një shifër të saktë se sa të papunë prodhoi viti 2020, i cili mbylli me dhjetëra biznese dhe ekonomia pësoi një recesion -3.3%.

    Fillimisht ministrja e Financave Anila Denaj tha se në muajit e karantinës numri I të papunëve arriti në 87 mijë por që më pas një pjesë e tyre u rimorën përsëri në punë.

     

     

    Të dhënat e institucioneve janë kontradiktore, pasi INSTAT, Instituti i Sigurimeve Shoqërore si dhe Ministria e Financave japin nga një version të ndryshëm në shifra.

    Më kontradiktore janë të dhënat e vetë INSTAT, i cili rreth 2 muaj më parë raportonte se numri i të papunëve në vitin 2020 ishte më shumë se 43 mijë persona. Në raportin e fundit për të njëjtën periudhë (viti 2020) ky institucion njofton se janë 23 mijë të papunë.

    Të tjera të dhëna vijnë për tregun e punës nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili i referohet daljes nga skema e sigurimeve. Në raportin vjetor të tij numri i të papunëve ishte më shumë se 34 mijë qytetar.

    Ndërkohë nga ana tjetër ministrja Denaj pa përmendur shifra konkrete tha në seancën parlamentare të 8 shkurtit 2021 foli për rritje punësimi dhe mbyllje të vitit me balancë pozitive.

    Sipas raportit të fundit të INSTAT pandemia COVID-19 ka rritur me 0.2% nivelin e papunësisë në vend duke e çuar në 11,7%, ndërsa në total sipas tij në Shqipëri është 164 mijë e 613 persona. Kjo shifër është më e ulët se një vit më parë kur raportohet për 165 mijë të papunë.

    NUMRI I KONTRIBUUESVE

    Viti 2019                   781,924

    Viti 2020                   747,875

    Diferenca                   -34.049

     

    NUMRI I TË PUNËSUARVE/ RAPORTI 2

    Viti 2019     1,266 mijë persona

    Viti 2020     1,243 mijë persona

    Diferenca       -23 mijë persona

    NUMRI I TË PUNËSUARVE/ RAPORTI 1

    T4 2019       1,274,857 persona

    T4 2020       1,231,452 persona

    Diferenca         43.405 persona

    NUMRI I TË PAPUNËVE

    Viti 2019     165 mijë persona

    Viti 2020     164 mijë persona

    Diferenca       -1 mijë persona

  • VIDEO

    Yuri Kim ndan videon me mjetet e ushtrisë nga Defender 21: Është bukur të shohësh aleatët dhe partnerët të forcojnë ndërveprimin

    Kim shkruan se aty shihet se si anijet pompojnë karburant, duke shtuar se kjo është një nga stërvitje më të mëdha që zhvillohet për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sakaq ambasadorja nënvizon se është mirë të shohësh Aleatët dhe Partnerët të mprehin aftësitë dhe të forcojnë ndërveprimin

  • VIDEO

    Sezoni turistik, Brataj: Jemi drejt vlerësimit të lirimit të masave! Sipas ecurisë, do të kemi një verë pa maska

    Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj dhe sot lajmin e mirë se këtë verë mund të mos jemi të detyruar për të mbajtur maskën, të paktën për ambientet jashtë. I ftuar në "Report TV", Brataj tha se situata me COVID është drejtë përmirësimit dhe se për këtë vlerëson se sipas opinionit të tij, do të kemi një verë pa maska.

  • VIDEO

    Jo më leje por vetëm njoftim, Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin 262 të Kodit Penal për protestat e tubimet: Të korrigjohet brenda 6 muajsh

    Kush proteston apo organizon mitingje nuk do të ketë më detyrimin të marrë leje nga institucionet ligjzbatuese por thjesht duhet t'i njoftojë ato. Vendimi është marrë sot nga Gjykata Kushtetuesja e cila ka pranuar kërkesën e Gjykatës Apelit Shkodër dhe ka shfuqizuar nenin 262 të Kodit Penal për protestat.

  • VIDEO

    Rajmonda Bulku dhe Vladimir Prifti rrëfejnë Guljem Radojan! Artistët: Zgjodhi të ikte pa zhurmë! Lapidari i roleve të tij, Petro Nini Luarasi

    Aktori Guljem Radoja u shua pas luftës së gjatë me Covid 19. Artistët teksa rrëfejnë kujtimet e tyre më të, e cilësojnë ikjen e tij një pakujdesi të institucioneve shqiptare, ndaj kësaj figure që i dha shumë artit dhe kinematografisë sonë.

  • VIDEO

    Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! Rama: Respekt përjetësisht! Meta: Dita e mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë! Basha, homazhe te varrezat

    Sot, është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

  • VIDEO

    5 Maji në rrethe, socialistët homazhe në varrezat e dëshmorëve në qytetet kryesore! Në Shkodër ceremoni me simbole komuniste, akuza Voltana Ademit

    Në mbarë vendin janë kryer homazhe në nderim të të rënëve në Luftën Nacional- Çlirimtare. Edhe ky 5 Maji e gjeti të ndarë politikën, ku nëpër ceremoni morën pjesë vetëm socialistët. Në Shkodër nuk munguan as simbolet komuniste apo akuzat për kryebashkiaken e djathtë.

    Veteranët në Shkodër kanë përkujtuar 5 Majin, ditën e Dëshmoreve. Ashtu si çdo vit tjetër politika ka qene e ndarë ku munguan përfaqësuesit e opozitës dhe të bashkisë. Të pranishëm në ceremoni, krahas Prefektes Majlinda Angoni dhe dhe Kryetarit të qarkut ishin edhe idhtarët e diktatorit Hoxha, të cilët nderuan me simbolet e komunizmit.

    Anëtarja e këshillit bashkiak Dhurata Tyli dhe Zamir Llazani, Kryetari i Shoqatës së veteraneve Zamir Llazani hodhën akuza ndaj kryebashkiakes Ademi.

    Në Durrës përfaqësues të veteranëve të luftës, kryebashkiakja Sako, prefekti Nasto dhe deputetë të qytetit kryen homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve. Të pranishmit kanë parakaluar përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të Durrësit.

    Nën tingujt e bandës frymore të qytetit,u kryhen homazhe dhe u vendosën kurora me lule pranë memorialit dhe varrezave ku prehen të rënët në qytetin e Beratit. Në ceremoni morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të LANÇ, ndërsa kanë munguar përfaqësuesit e së djathtës.

    5 Maji është përkujtuar dhe në qytetin e Fierit ku janë vendosur kurora me lule në obeliskun e varrezave te deshmoreve. Merrnin pjesë zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koci, kryebashkiaku Armando Subashi dhe deputetë të PS-së.  Në nderim të dëshmorëve u bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të rindërtuara në qytetin e Kukësit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv