• VIDEO

    Meta: S'kam kohë të vij! Manja: Nuk e di çfarë axhende më të rëndësishme paska Presidenti se kërkesa e deputetëve për shkarkimin e tij

    Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka komentuar refuzimin nga ana e kreut të Shtetit Ilir Meta për të mos qenë i pranishëm në seancën e sotme dëgjimore.

    " Nuk e di se çfarë axhende më të rëndësishme ka Meta sesa kërkesa e 49 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e presidentit dhe lidhur me kohën unë dua të bëj me dije se Presidenti i Republikës është vënë në dijeni menjëherë nga kryetari i Kuvendit. Gjithsesi Komisioni i Ligjeve në zbatim të detyrimeve ia garantoi mundësinë që të shprehej,  Meta ka vlerësuar si kohë të pamjaftueshme. Meta të shprehet në Komisionit në rast se Kuvendi do e ngre këtë Komision. Ka mundësinë dhe kohën e nevojshme për të dhënë sqarimet e duhura para deputetëve të Komisionit hetimor, nëse nesër Kuvendi do votojë për ngritjen e këtij Komisioni", tha Manja.

    •  
  • VIDEO

    Zef Mazi: Po punohet të mbyllet brenda 6 muajsh konferenca ndërqeveritare! Ministrja austriake: Vazhdoni me reformat, do përpiqemi të bindim miqtë tanë

    Kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi, ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali dhe ministrja për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler kanë mbajtur një konferencë të përbashkët.

    Kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi tha se po punohet nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet sa më mirë brenda 6 muajsh konferenca e parë ndërqeveritare. Në fjalën e tij Mazi tha se Shqipëria ka shprehur vendosmëri për të vijuar rrugën drejt Bashkimit Europian.

    “Jemi para vendimeve shumë të rëndësishme të unionit, ku ndër të tjera është edhe konferenca e parë Ndërqeveritare. Po punohet nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet sa më mirë brenda 6 muajsh. Me ministren diskutuam edhe për reformën në drejtësi”, tha Mazi.

    Edstadler ka thënë se Austria do të mbështesë integrimiin e vendeve të Ballkanit Perëndimor por këtu shtoi se Shqipëria duhet që të vazhdojë reformat që ka nisur.

    “Është kënaqësi që jam në Shqipëri dhe të shoh vullnetin e vendit për të ecur me reforma, që të hedhe hapa të rëndësishme drejt BE-së. Austria e ka përparësi që të mbështesë procesin e integrimit për Ballkanin Perëndimor. Është e nevojshme që ju të vazhdoni reformat tuaja. Ka shumë për të bërë. Ne do bëjmë maksimumin që të bindim miqtë tanë edhe në BE, që të mos bllokojnë procesin integrues për Shqipërinë”, tha ajo.

  • VIDEO

    Tragjedia e Gërdecit/ SPAK kërkesë Gjykatës së Lartë: Rihapni gjyqin për Fatmir Mediun, nuk ka më imunitet! Ish-ministri i Mbrojtjes u kallëzua nga familja që humbi djalin 7-vjeç

    Kur kanë kaluar 13 vite nga një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura në Shqipëri, ajo e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, një lajm shumë i rëndësishëm vjen për të gjithë ata që kanë kërkuar drejtësi.

  • VIDEO

    'Ligjet' miratojnë raportin: Të ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit! Meta i refuzon sërish: Kam axhendë, shihemi me 10 maj! Manja: Tentativë të djegë afatet!

    Për herë të dytë presidenti Ilir Meta refuzoi pjesëmarrjen në Komisionin e Ligjeve për shkak të axhendës ndërsa shtoi se ka kohë më 10 maj. Një deklaratë e tillë,  cilësua nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja si tenativë e tij për të djegur afatet e ngritjes së komisionit hetimor, pasi data përfundimtare është 9 maji, 4 muaj para përfundimit të legjislaturës më 9 shtator.

  • VIDEO

    Ministrja e Austrisë për BE: Përgëzime për zgjedhjet e 25 prillit, keni bërë punë për integrimin

    Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler është shprehur se për aq koha sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të integruara, BE nuk është e plotë, teksa ka vlerësuar zgjedhjet e 25 prillit.

     
  • VIDEO

    Xhaçka: Anëtarësisimi i vendeve të ballkanit në BE duhet të përshpejtohet! Pandemia na mësoi se askush s’mund ta kalojë këtë sfidë i vetëm

    Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka gjatë konferencës për shtyp me ministren për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler ka deklaruar se anëtarësisimi i vendeve të ballkanit në BE duhet të përshpejtohet. Duke e falenderuar për ndihmën që ka dhënë Austria, Xhaçka tha se pandemia na mësoi se askush nuk mund ta kalojë vetëm këtë sfidë.

    “Pandemia na mësoi se askush smund ta kalojë këtë sfidë i vetëm. Prandaj ka marrë përsipër koordinimin e shpërndarjes së vaksinave si një tjetër konfirmimim i angazhimit austriak në rajon. Vizita e ministers përkon edhe me një moment të rëndësishë m për ecurinë e integrimit. Austria e kupton mirë rajonin tonë e di dhe e kupton mirë se sa e madhe është nevoja për një qasje strategjike. Anëtarësisimi në Be duhet të përshpejtohet. Shqipëria dha rezultate të prekshme. Vitin e kaluar patëm një bashkëpunim mjaft të mirë në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE. Ky bashkëpunim është tipar kryesor i marrëdhënies tonë shumëpalëshe. Vlerësojmë”, tha Xhaçka.

    Në fjalën e saj Xhaçka tha se Shqipëria vijoi angazhimin e saj drejt rrugës së BE-së pavarësisht kushteve të vështira të krijuara nga pandemia e Covid-19.

    “Shqipëria po ndjek nga afër diskutimet që po zhvillohen në BE mbi lehtësimin e kufizimeve në lëvizjen drejt vendeve të unionit dhe mbi krijimin e një certifikate turizmi. Në kushtet aktuale qoftë për arsye turizmi apo familjare e pune mobiliteti i njerëzve midis Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Europian është shumë i rëndësishëm, ndaj solla në vëmendje nevojës që të lehtësohen sa më shumë pengesat për rajonin tonë që është pjesë e Europës dhe integruar gjithnjë edhe më ngushtë në tregun e brendshme të BE-së si pjesë e përgatitjes për integrim”, tha Xhaçka.

  • VIDEO

    Ministrja për BE-në e Austrisë viziton Shqipërinë, takohet me Xhaçkën dhe kryenegociatorin Zef Mazi

    Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler vjen në një vizitë zyrtare në vendin tonë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

  • VIDEO

    Skenari që zotëria nuk do që ta besojë: Basha kryetar Kuvendi dhe PD merr disa ministri

    Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv telefonoi një zotëri që sqaroi se sipas tij ftesa e Ramës për Bashën nuk është për bashkëqeverisje. Gjithsesi ai zbuloi edhe një skenar që nuk do donte që ta besonte kur tha: Basha kryetar Kuvendi dhe PD merr disa ministri. Ndiqeni qëndrimin e tij.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 6 Maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga shtese deri ne 24% per pensionet te disfata personale e Berishes me 25 prill dhe profecia e Genc Rulit e deri tek bujrum... per cfare?

  • VIDEO

    Taip Hoxha: S'kam prehje pa gjetur eshtrat e vëllait

    Taip Hoxha është rritur me dëshpërimin që ndjen një njeri që nuk ka një varr ku të qajë të atin vrarë nga sigurimi i shteit në vitin 1949, po ashtu edhe gjyshin, Kadri Hoxha, i vrarë nga grekët në vitin 1913. Por vite më vonë do të përjetonte këtë tragjedi sërish me pushkatimin e vëllait Ahmetit, dhe kërkimin e gjatë e të dëshpëruar të ështrave të tij

     

  • VIDEO

    Hysni Lepenica: Trimi që fluturonte mes plumbave

    Hysni Lepenica ishte mësues, ushtarak, nëpunës shqiptar, udhëheqës çete dhe më tej komandant i Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai jetoi vetëm 43 vite, por jeta e tij ishte aq e ngjeshur me vepra patriotike dhe trimëri, sa, as propaganda e 45 viteve komunizëm nuk mundi t'ia zbehë shkëlqimin. Punoi për arsimin që në vitet e rinisë së hershme, mori pjesë në betejat për mbrojtjen e kufijve në jug e veri të vendit, kundër grekëve e serbëve, luftoi fort për reforma të thella në shoqërinë shqiptare, të viteve '30, përqafoi në politikë idetë social demokrate, dhe luftoi kundër fashizmit deri në frymën e fundit. Fundi tragjik i tij, u shënua në prag të nisjes së Luftës civile në Shqipëri, në shtator 1943, kur ai u vra në betejë, ndërsa donte t'i merrte materialin luftarak ushtrisë së kapitulluar italiane. Pse Enver hoxha dhe komunistët shprehën gëzim për vrasjen e tij dhe cili qe fati i familjes së tij pas vendosjes së regjimti komunist në Shqipëri. Një histori e lavdishme fitoresh e veprash patriotike e pasuar me persekutim për familjem dhe hedhje balte mbi figurën e tij.

     

  • VIDEO

    Ftesa e Ramës për bashkëpunim me PD, Ndreca: Basha të mos bëjë prokurorin, por politikanin! Ristani: E dobishme, por takimet Rama-Basha të jenë transparente

    Juristi Plarent Ndreca e shkon ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim si të dobishme për vendin sidomos në reformat e thella që lidhen me integrimin. Ndreca tha në 'Repolitix' se kjo ftesë për bashkëpunim i jep mundësi opozitës të orientojë qeverinë aty ku po gabon dhe të thotë fjalën  saj që në fund do të përkthehet në një të mirë që i bëhet vendit.

    "Ai fton opozitën dhe njeh PD si opozitë të vërtetë. Vijimi i një papjekuri që tregon duke u përfaqësuar nga Basha, fillimi i fitores është që të kesh forcën dhe dinjitetin dhe të pranosh humbjen. Basha nuk është prokuror, por politikan dhe si i tillë duhet të pranonte zgjedhjet. Opozita ka një mundësi që duke bashkëpunuar të orientojë qeverinë aty ku duhet nëse po gabon. Ftesa për bashkëpunim është për të drejtuar vendin aty ku duhet dhe drejt integrimit dhe jo për të bashkëqeverisur, pra frymë bashkëpunimi", tha Ndreca.

    Anëtari i kryesisë së PD, Arben Ristani, i cili është një nga demokratë e zhgënjyer që kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, e ka cilësuar po ashtu të dobishëm bashkëpunim PD-PS, por ka kundërshtuar takimet  e fshehta dhe jo transparente mes Bashës dhe Ramës. Ai nuk u shpreh kundër takimeve, por kërkoi transparencë në lidhje me to dhe se të mos bashkëpunojnë së basku vetëm për leverdi të përbashkët. Në lidhje me njohjen e zgjedhje, Ristani tha se në momentin që nuk ka pasur kontestime ditën e  zgjedhjeve ata janë ligjërisht të  njohura dhe rreziku për ripërsëritje të tyre bie.

    "Bashkëpunimi PS-PD është i dobishëm, ndërsa takimet Rama-Basha nuk duhet të jenë të fshehta por tërësisht transparente. Opozitarët duhet të ndajnë mendjen se për 4 vite do të kenë Ramën mbi krye dhe shpresoj që PD të futet në një proces riformatimi dhe riskutruktimi se në këtë gjendje që është nuk mund të jetë fituese.  Ka një situatë ambigue në këto momente lidhur me zgjedhjet në PD , në momentin kur votat kanë vajtur ne kuti, nga ky moment zgjedhjet nuk rrezikohen më nga kërkesat për pavlefshmëri absolute, pra nuk shkojnë në përsëritje. Dita e votimit është mbyllur pa asnjë ankesë, rreziku për përmbysje bie. Meraku i tyre është se mos parlamenti nuk është i plotë. Edhe deklarimet për mosnjohjen  zgjedhjeve erdhën njohja nga DASH nga OSBE dhe e ndërkombëtarëve të tjerë për të mos lejuar pikërisht që parlamenti të mos jetë i plotë. Sigurisht që hetimet për krimet zgjedhore duhet të bëhen por kjo nuk ka të bëjë me faktin që parlamenti të mos jetë i plotë", tha Ristani.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv