-
VIDEO
Çika: PD nuk përfaqëson dot të djathtët në Shqipëri! Basha shkeli marrëveshjen me ne! Arsyet pse humbi në zgjedhje
Nebil Çika, kryetar i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve thotë Partia Demokratike nuk e përfaqëson do të djathtën në Shqipëri dhe kjo sepse nuk ka filozofi dhe as ideologji. I ftuar në studion e Report TV, Çika u shpreh skeptik për reformimin brenda PD-së, pas humbjes për të disatën herë në zgjedhje nën drejtimin e kryedemokratiti Lulzim Basha.
-
VIDEO
Ky është kallashnikovi më të cilin 58-vjeçari i mori jetën gruas së tij në Elbasan
Ky është kallashnikovi, më të cilën, 58-vjeçari Koço Buzo, ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë.
-
VIDEO
Klodian Elqeni, 'heroi' i sheshit 'Skënderbej', merr titullin 'Mirënjohja e Qytetit'! Veliaj: Akti yt heroik, mesazh frymëzimi për shumë vajza e djem të rinj
Klodian Elqeni, i riu që u kthye në hero me aktin e tij në 25 Prill duke parandaluar një tragjedi të vërtetë në Sheshin Skënderbej, është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.
-
VIDEO
E rëndë në Elbasan, u qëllua nga burri ish-polic, vdes gruaja 54-vjeçare në Elbasan
Liljana Buzo, 54 vjeç, e qëlluar nga bashkëshorti i saj me armë zjarri, ka mbërritur e pajetë në spital. Gruaja e mbetur viktimë nga krimi në familje nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve.
-
VIDEO
Rihapja e gjyqit Mediun, Zamira Durdaj në Report Tv: Gjithçka për dosjen Gërdeci të nisë nga e para, kemi besim te drejtësia e re! Motivi i jetës time drejtësia për djalin
Zamira Durdaj, e ëma e Edison Durdajt, 7-vjeçarit të vrarë në 15 mars 2008 nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, në një intervistë për gazetarin e Report TV Arsen Rusta ka kërkuar që e gjithë dosja e gërdecit të nisë nga e para. Motivi i jetës së saj tha Durda është të vendoset drejtësia për djalin e mitur.
-
VIDEO
Plumba gruas në Elbasan, pamje nga vendi i ngjarjes
Në Elbasan është regjistruar sot një tjetër ngjarje e rëndë, ku bashkëshorti ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij dhe e ka lënë të plagosur rëndë.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri, këtë herë në Elbasan godet krimi në familje! Burri, plumba gruas dhe e lë të plagosur rëndë! Arrestohet në kohë rekord
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Elbasan. Nga informacionet paraprake mësohet se të shtënat kanë ndodhur pranë Gjykatës së Elbasanit
Është plagosur rëndë një grua, e cila është qëlluar nga bashkëshorti i saj në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë që policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin.
-
VIDEO
Imami: Kemi pasur informacion për bashkëpunimin mes PD-PS
Një nga anëtarët e grupimit për PD-në, Arben Imami ka deklaruar se ka pasur informacion për tentativën e bashkëpunimit mes PD-PS, që sipas tij ka nisur që në 17 maj.
"Kemi informacion, Përpjekja ka filluar në 17 maj, ka qenë e pandërprerë, ka pasur këtë qëllim dhe ka dy dështime të mëdha, vijimi i kësaj rruge kuptohet se ku të çon në 2025", tha Imami.
-
VIDEO
Ftesa e Ramës për Bashën/ Nishani: Do ishte thika më e helmatisur pas shpine për PD
Ish- presidenti, Bujar Nishani tha se nëse ka do të ketë një bashkëpunim mes PD-PS do të ishte një "thikë pas shpine" për demokratët.
" Nëse ka një tentativë të tillë do të realizonte atë që është droja më e madhe e opinionit publik, një droje që ka ekzistuar edhe brenda PD, për ta kthyer në një aneks të Edi Ramës, asgjësimi i PD, por unë jam e bindur që kjo tentativë për ta asgjësuar apo të ta kthyer në një aneks të padëgjueshëm për qytetarët. Do ishte thika më e helmatisur pas shpine", tha Nishani.
-
VIDEO
PD: Zbardhet skema kriminale e blerjes së votës në qarkun e Durrësit, 1 mijë euro për familje
Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër rast që sipas saj vërteton se janë blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit. Belind Këlliçi tha se skema e blerjes së votës ka qenë në të gjithë vendin. Përmes një deklarate për median Këlliçi u shpreh se sipas tij, qarku i Durrësit, ku kandidonte vetë kryeministri Edi Rama, përbën modelin kryesor të skemës së blerjes së votave. Në funksion të kësaj Këlliçi tha se ka qenë administrata shtetërore dhe krimi i organizuar.
-
VIDEO
Relatorja Bushka: Presidenti ka bërë shkelje flagrante, kërkesa legjitime
Relatorja në Komisionin e Ligjeve e kërkesës së 49 deputetëve për shkarkimin e Presidenti Ilir Meta, Klotilda Bushka, nënvizioi sot se Meta ka bërë shkelje flagrante para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.
"Kërkesa është në përputhje me bazën ligjore. Sa i përket çështjet substanciale Presidenti i Republikës ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutë. Kërkesa për shkarkim është një panorama e qartë e të gjitha shkeljeve që listohen atje, dhe kanë të bëjnë me shkelje flagrante para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit", Klotilda Bushka.
-
VIDEO
Meta nuk shkon në seancën dëgjimore, Manja: Tentativë të djegë afatet e komisionit
Deputetët e mazhorancës kanë akuzuar presidentin Ilir Meta, duke thënë se ky i fundit synon q ëtë nxjerrë jashtë afateve punën e Kuvendit për shkarkimin e tij.
"Nëse e ngremë komisionin para datës 9 maj, veprimtaria do shtrihet deri në datën 9 Korrik është sërish në përputhje me Kushtetutën. Meta për t'u dëgjuar në datën 10 është kërkesë opozitare, prandaj Meta kërkon në datën 10 se është jashtë afateve. Duhet të jetë i dënueshëm dhe është në vijim të kësaj sjellje, duke anashkaluar, nënvlerësuar Kuvendin e Shqipërisë. Jemi në përputhje me ligjin", tha Hyseni.
"Metës jo se nuk i ka mjaftuar Koha, por ai duke kërkuar datën 10 maj, ka kërkuar që kërkesën e deputetëve ta nxjerrë jashtë afatit, Pra presidenti ka tentuar që të pengojë qëllimisht punën e Komisionit të Ligjeve", tha Manja.