-
VIDEO
Saranda gati për sezonin turistik 2021
-
VIDEO
Shkodër, video që po bënte për 'Tik Tok' e çon në tragjedi, 12-vjeçari mbetet i varur në litar, humb jetën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Gurin e Zi në Bashkinë Shkodër, ku një 12 vjeçar N.Y ka humbur jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetet sociale.
12-vjeçari ishte duke kryer akrobaci në katin e dytë të banesës së tij dhe aksidentalisht ka mbetur i lidhur në një litar rreth qafës çka i ka shkaktuar vdekjen.
Kanë qenë familjarët që kanë parë ngjarjen dhe janë ngjitur në katin e dytë të banesës, ku kanë gjetur djalin e tyre të lidhur në litar rreth qafës, ku pavarësisht se është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës nuk ka mundur të mbijetojë.
Në raportin e policisë së Shkodrës në lidhje me ngjarjen thuhet se djali është gjetur i varur në litar, ku nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë në Shkodër.
-
VIDEO
Vrau gruan në Elbasan, ky është momenti kur shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit 58-vjeçari
Ky është momenti kur shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit 58-vjeçari, Koço Buzo, i cili qëlloi me breshëri kallashnikovi gruan e tij duke e lënë të vdekur. Ish-polici, shihet teksa ecën i qetë, i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivët e policisë, teksa dërgohet drejt dhomave të paraburgimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit, nga ku e qëlloi për vdekje.
-
VIDEO
Gjendet pas 4 ditëve në Tiranë, Lirie Manjani, bashkëshorti: E gjeta në trotuar dhe nuk më njohu, më kërkoi vetëm bukë
Prej një jave stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ u angazhua në terren për gjetjen e 55-vjecares, e cila u largua nga shtëpia fshehurazi, katër ditë më parë nga rruga ’Siri Kodra’. Pas denoncimit në program, nga bashkëshorti i saj Sakip Manjani, mjaft telefonata që mbërritën gjatë transmetimeve live lokalizuan vendndodhjen e saj në rrugën ’Mine Peza’. Nga verifikimet e kryera përcollëm mjaft dëshmi, deri sa u bë e mundur edhe gjetja e 55-vjecares. E pangrënë, për katër ditë më rrallë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore Liria u kishte kaluar ’nën hundë’ uniformave blu, ndërsa u gjet pak metra nga komisariati nr. 3 i Tiranës, mëngjesin e kësaj të enjte. Lajmin e konfirmoi nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ bashkëshorti i saj Sakip Manjani.
Ju falënderoj shumë, jo vetëm për bashkëshortën time, por për çdo kërkim që keni bërë. Kisha katër ditë që kërkoja ditë dhe natë. Që kur dola në studion tuaj dhe informacionet që erdhën nga qytetarët, tek rruga ’Myslym Shyri’ nisa kërkimet. U bazova nga të gjitha dëshmitë që erdhën në studion tuaj. Në orën 23:00 takova një taksist, i cili pasi më pa të shqetësuar, nisëm të kontrollonim zonën derisa e gjetëm. Ajo nuk më njohu. E gjeta të ulur në trotuar rreth orës 8.30 të mëngjes. Më pas e çova në shtëpi me taksi dhe gjendja e saj ishte shumë e rëndë. Ajo nuk kërkoi për të ngrënë. Komunikova me Lirien shumë pak, pasi nuk dinte të shpjegonte asgjë. Më tha se edhe ajo më kishte kërkuar. Kur shkuam në shtëpi konunikoi edhe me fëmijët. Kam vite me të. Mendova mos i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe. Falenderoj stafin e emisionit ’Pa Gjurmë’ dhe juve. Ju ishit një ndihmë shumë e madhe!
Lirie Manjani, prej 17 vitesh vuan nga skleroza, sëmundje e cila iu shfaq kur ajo ishte 36 vjeçe. Dy vite më parë, familja Manjani jetojnë në rrugën 'Siri Kodra' në Tiranë, pasi u shprëngulën nga Dibra. Për Lirien është e hera e dytë që largohej nga shtëpia, pasi 2 muaj më parë 55-vjecarja u arrit të kthehej në shtëpi nga policia. Këtë herë ishte emisioni ’Pa gjurmë’ ai i cili e gjeti dhe e riktheu pranë familjes, me shpresën se kjo do të jetë hera e fundit.
-
VIDEO
Projekti për rikonstruksionin e Rrugës ‘Shkumbin’ në Durrës, banorët në protestë, mbështeten nga Ferdinand Xhaferaj
Edhe sot banorët e ish kënetës të Rrugës “Shkumbini" kanë protestuar lidhur me pakënaqësitë që kanë lidhur me projektin e rikonstruksionit të kësaj rruge.
Në mbështetje të banorëve sot ishte edhe kryetari i PD dega Durrës Ferdinand Xhaferraj i cili tha se ky project sipas tij tregon babëzinë e pushtetarëve që duan të abuzojnë me projektin. Ai tha dhe se kjo është një hakmarrje ndaj këtij komuniteti që votoi masivisht kundër PS.
“Ju e shikoni vetë këta pasi thonë se i fituan zgjedhjet me shtet pushtet dhe kriminelë, kujtojnë se do e mbajnë mandatin e 3 me polici. Banorët kërkojnë tu vijë zgjidhja këta vijnë me polici. Ky është një rast skandaloz një vjedhje. Banorët po protestojnë dhe do vazhdojnë të protestojnë. Skanë pse ndërhyjnë të prishin të gjitha havllitë kur zgjidhja është fare e thjeshtë. Nuk ka ndërmend kush që të vijë të shërbejë sepse duan vetëm të abuzojnë dhe të vjedhin. Kjo është fare e qartë dhe kujtojnë se do hakmerren”, tha Xhaferraj.
Ndërkohë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm ndërmjet banorëve dhe punonjësve të firmës së ndërtimit kishte dhe prani të uniformave blu në zonën ku po kryhen punimet. Kurse banorët përsëriten kërkesat e tyre për të shmangur prishjen e mureve rrethuese të 40 banesave të tyre, spostimin e shtyllave të energjisë elektrike si dhe të 2 kabinave elektrike.
-
VIDEO
Atmosferë feste në kohë pandemie, të rinjtë dhe fëmijët festojnë Ditën e Luleve në Shkodër dhe Lezhë
Pandemia nuk i ka kushtëzuar festimet për Ditën e Luleve, një traditë e hershme kjo për qytetin e Shkodrës. Mes një atmosfere të hareshme nxënësit e shkollave u bënë bashkë për të sjellë krijime me motive lulesh , të cilat u ekspozuan në panairin e organizuar nga bashkia.
Me moton "Ju blini lule, ne blejmë libra!", nxënësit e klasës së katërt të shkollës "Besëlidhja" në Lezhë organizuan një aktivitet argëtues dhe edukues. Aktiviteti me aromë lulesh dhe tinguj violine tërhoqi vëmendjen e qytetarëve lezhjanë.
-
VIDEO
Mbi 3 mijë taksistë kërkojnë të vaksinohen: U kthyem në ambulanca gjatë pandemisë
Mbi 3 mijë taksistë kërkojnë të vaksinohen. Sindikata shqiptare e taksistëve, i ka drejtuar një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve për tu përfshirë në planin e vaksinimit si një target grup i riskuar.
“Ne i kemi bërë kërkesë Komitetit të Ekspertëve dhe ministrisë së shëndetësisë për vaksinimin e taksistëve për arsye se target grupi i taksistëve është më i rrezikuari nga të gjithë llojet e bizneseve sepse është shërbim publik 24 orë dhe e keqja më e madhe është se ne e transportojmë sepse merr dikë në një vend e çojë në një tjetër dhe hallka e zinxhirit zgjat më shumë. Ne duhet të ishim një ndër të parët që duhet të vaksinoheshim. Ne e kemi bërë kërkesën por akoma deri tani nuk kemi asnjë përgjigje”-tha Bilbil Cara, kreu i sindikatës.
Kreu i kësaj sindikate, Bilbil Cara thotë se gjatë pandemisë, taksistët shpesh herë kanë bërë punën e ambulancës, duke shoqëruar qytetarë të infektuar me COVID.
“Vështirësi ka nga më të ndryshmet. Ne kemi bërë dhe punën e ambulancës se kemi dërguar njerëz me COVID e pa COVID nëpër ambulanca, dispanceri, kanë bërë tampona, nuk tregojnë njerëzit janë me covid apo jo. Pavarësisht se ne i kemi zbatuar të gjithë rregullat, i kemi marrë masat më shumë për veten tonë, kur zbrisnin dezinfektonim makinën për klientin tjetër. Ka qenë risk i madh dhe me vështirësi shumë të madhe”- tha Cara.
Mbi 50% e taksistëve janë prekur nga virusi ndërsa mes radhëve të tyre ka pasur dhe humbje jetësh.
-
VIDEO
Rikthimi në auditore, rektori Artan Hoxha: 2 javë konsultime për studentët para provimeve
Pas vendimti të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha thotë se studentët do të kenë mundësi që të zhvillojnë dy javë konsultime në auditore para nisjes së sezonit të provimeve.
“Komiteti i Ekspertëve nga institucione të arsimit të lartë të mbyllura për auditoret, ka lënë mundësinë që të futemi në një dy-javorsh konsultime me studentët dhe për të mbyllur disa procese akademike sic janë praktikat e studentëve dhe disa procese të cilat e kërkojnë komunikimin pedagogë-studentë në auditore apo laboratore e me rradhë”-tha rektori i UT, Artan Hoxha.
Hoxha tregon se ende nuk ka një vendimarrje por provimet do të zhvillohen të kombinuara, dhe ashtu si dhe në semestrin e parë pjesa më e madhe do të jenë online.
“Brenda kësaj jave ne do të përcaktojmë, ende nuk kemi marrë një vendim, do përcaktojmë se si do të ecim më tej, por duke marrë parasysh eksperiencën e semestrit të parë, të njëjtin ushtrim kemi bërë dhe Universiteti Tiranës megjithëse e kishte të mundur auditorin me ato kufizime, praktikisht mbi 90% të provimeve të semestrit të parë i zhvilloi nëpërmjet sistemit tims pra në distancë me studentët. Mendojë që edhe vendimarrja që do të vij më pas do të jetë pak a shumë ajo e semestrit të parë”-u shpreh rektori.
Rektori sqaron se pedagogëve u është kërkuar që të kenë kujdes me penalitetet për studentët.
“Ajo që ne u kemi thënë pedagogëve në semestrin e parë është që të kenë kujdes me penalitetet me studentët duke patur parasysh situatën në të cilën u zhvillua ky vit akademik. Besoj se i njëjti mirëkuptim do të jetë edhe për semestrin e dytë”-tregoi rektori Hoxha.
Mbi 70% e stafeve akademike janë vaksinuar dhe ndihen më të sigurt përballë COVID-19.
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, motori përplas këmbësoren
Një aksident ka ndodhur në Elbasan. Një motor ka përplasur një këmbësore, e cili është dërguar në spital. Burime bëjnë me dije se gjëndja shëndetësore e të plagosurit është e rëndë. Drejtuesi i motorit është shoqëruar në komisariat.
-
VIDEO
Elbasan/ Burri ish-polic vret gruan pas daljes nga gjykata, ishin në proces divorci! Plagosen dhe 2 kalimtarë!
Një martesë që po tentohej të mbyllej me divorc, ka përfunduar në tragjedi për Liljana Buzon, 54-vjeçaren nënë të 3 fëmijëve.
Bashkëshorti i saj, ish-efektiv i policisë, 58-vjeçari Koço Buzo, i përballur më herët me drejtësinë për dhunë në familje, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.
Sapo ata kanë dalë burri ish polic ka qëlluar duke lënë të plagosur rëndë bashkëshorten e cila ndërroi jetë rrugës për në spital, por 7 plumbat e zbrazur kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Ai u plagos rastësisht me një plumb në dorë dhe po merr mjekim në spitalin e Elbasanit.
Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë bëri të mundur arrestmin e autorit. Në vendin e ngjarjes shihet arma e zjarrit kallashnikov tashmë e sekuestruar nga policia bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.
Ndërsa gjurmët e mbetura të gjakut që po pastrohen nuk mund të fshijnë dot tragjedinë në familjane Buzo, dhe hapin të tjera plagë me tre fëmijë mbetur pa nënë dhe me babain në burg.
-
VIDEO
Gërdeci/ SPAK kërkesë Gjykatës së Lartë: Rihapni gjyqin për Fatmir Mediun, nuk ka më imunitet!
Kur kanë kaluar 13 vite nga një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura në Shqipëri, ajo e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, një lajm shumë i rëndësishëm vjen për të gjithë ata që kanë kërkuar drejtësi.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar sot se i ka kërkuar Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut.
Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për Mediun.
Teksa i bën një radhitje të fakteve kryesore të ngjarjes SPAK evidenton faktin se në vitin 2009 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mundet që të vazhdojë për shkak se me rizgjedhjen në Kuvend kishte imunitet parlamentar.
Por kërkesa e SPAK argumentohet në faktin se me ndryshimet kushtetuese të vitit 2017 imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim vetëm për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfardo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij.
Prokuroria e Posaçme vlerëson se ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për procedim ka qenë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston.
Kujtojmë që Mediu në vitin 2009 u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dosja në ngarkim të tij, shkoi për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Lartë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, sipas Kodit Penal Ushtarak.
-
VIDEO
Videolajm, Voltana Ademi jep lajmin e mirë, Shkodra pjesë e librit të rekordeve ‘Guinness’
Shkodra shënon emrin në librin e rekordeve “Guinness”.
Lajmin e ka dhënë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Votlana Ademi e cila e bëri me dije përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, të cilin e shoqëroi me videon e njeriut që e bëri të mundur ketë arritje.
Ai është kosovari Agim Agushi, i cili ka veshur dhe ka zhveshur 165 herë bluzën e tij, duke mbajtur topin kokë.
Ai ka thyer rekordin e mëparshëm botëror i cili ishte vendosur po nga ai në Kosovë me 156 veshje-zhveshje fanelle.
“Edhe 5 viteve Agim Agushi provoi të thyejë rekord, ndërsa rekordin e ri e vendosi sot, në kuadër të aktiviteteve në kuadër të Festës së Luleve, si i ftuar special i Bashkisë Shkodër.”, shkruan Ademi.