-
VIDEO
Dëbora shkakton vështirësi qarkullimi në aksin Elbasan-Gjinar-Zavalinë! Bodrumet e dy banesave në Prrenjas nën ujë
Edhe qarku i Elbasanit është përfshirë nga moti i keq këtë të enjte. Sipas njoftimit të prefekturës bëhet me dije se reshjet e dëborës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin Elbasan-Gjinar-Zavalinë dhe Elbasan-Tiranë (aksi rrugor i vjetër nga Krraba.
Rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë teksa borëpastrueset ndodhen në terren.
Në bashkinë Gramsh raportohet se ka prurje të shumta nga lumi Devoll në Njësinë administrative Pishaj dhe lumi Kërpicë në Njësinë administrative Kushovë, ku rrezikohen tokat bujqësore dhe banesa.
Ne terren janë mjetet e bashkisë për disa problematika në rrugët e fshatrave si inerte apo bllokime te pjesshme dhe dëbore. Hidrocentrali i Moglicës ka filluar shkarkimet rreth orës 8:30, fillimisht me 50m3/sek dhe aktualisht me 100m3/sek.
Në bashkinë Cërrik rrezikohet stacioni elektrik pranë uzinës së naftës dhe punonjësit për shkak të prezencës së ujit.
Në njësinë administartive Gostimë dhe Mollas ka filluar përmbytja e tokave bujqësore.
Në bashkinë Peqin po punohet aktualisht për pastrimin e akseve rrugore që lidhin fshatrat me qendrën e njësisë nga rrëshqitja e dherave.
Në bashkinë Prrenjas uji është futur në bodrumin e dy banesave.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Anija e mallrave bllokohet në afërsi të brigjeve të Tales në Lezhë, ndaloi prej detit të trazuar, por mbeti në cektinë
Një anije transporti ka mbetur e bllokuar në det, në afërsi të brigjeve të Tales në Lezhë. Sipas burimeve, mjeti lundrues ishte ndaluar për shkak të detit të trazuar dhe gjatë manovrimit ka hasur në cekëtinë, duke mbetur i bllokuar.
Anija mban flamurin e Tanzanisë dhe kishte dalë nga porti i Durrësit. Burimet bëjnë me dije se emri i saj është “BESART”. Aktualisht, mjeti ndodhet në një pozicion të vështirë dhe, nëse nuk ndërhyhet në kohë nga autoritetet përkatëse, ekziston rreziku që të mbetet i bllokuar në det për një kohë të gjatë.
Situata po monitorohet, ndërsa pritet ndërhyrja për zhbllokimin e anijes.
-
VIDEO
Ulja e tempereaturave ka sjellë reshje bore në Malin e Krujës dhe në Malësinë e Krujës.
Ulja e tempereaturave ka sjellë reshje bore në Malin e Krujës dhe në Malësinë e Krujës. Niveli i dëborës raportohet që të jetë deri në 15 cm dhe ka mungesë të energjisë elektrike në disa lagje të qytetit të Krujës dhe në disa fshatra të rrethit.
-
VIDEO
Në kërkim për shitje dhe prodhim të narkotikëve, pranga 45 vjeçarit nga Shijaku
Gjykata e Durrësit i ka caktuar 45-vjeçarit nga Shijaku masën arrest me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-
VIDEO
Prurjet e lumit Vjosë, rreth 200 hektarë tokë e përmbytur në Fier! 27 banesa brenda argjinaturave nën ujë
Prurjet e lumit Vjosa kanë përmbytur rreth 200 hektarë tokë bujqësore në fshatrat e Fier. 27 banesa në fshatin Ferras-Çerven, të cilat ndodhen brenda argjinaturës, janë përmbytur.
-
VIDEO
Moti i keq! Përrmbyten tokat bujqësore në ultësirën e Krujës, 20 banesa të izoluara nga uji
Reshjet e dendura gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë qe niveli i lumit Ishëm të rritet sërish gjatë natës.
Niveli i ujit nëpër arat e përmbytura, prej 72 orësh vijon të rritet. Mijëra hectare tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë nën ujë, në disa fshatra të ultësirës të rrethit Krujë si: Bilaj, Merqin, Mallkuc, Miliskaj, Gramëz.
-
VIDEO
Moti keq, Policia largon tregtarët nga Ura e Mifolit! Shkak rreziku nga përmbytjet
Policia ka larguar këtë të enjte nga zona e Urës së Mifolit tregtarët të cilët dalin çdo ditë të enjte të javës.
-
VIDEO
Dëborë edhe në veri të vendit, preken akset Hani Hotit-Dogana Vermosh dhe Bogë-Theth
Gjatë natës në aksin Hani Hotit-Dogana Vermosh ka patur reshje dëbore në lartësi mbi 1000 m me rreth 15 cm. Për tani, reshjet kanë pushuar. Grupet e punës vazhdojnë pastrimin dhe kriposjen e aksit.
-
VIDEO
Zbardhet Llogaraja! Nis pastrimi i rrugës, apel për kujdes për drejtuesit e mjeteve
Në Llogara kanë filluar reshjet e dëborës. Aktualisht ka nisur puna me dy borëpastruese për pastrimin dhe mbajtjen hapur të aksit rrugor.
-
VIDEO
Pacientja fiton betejën me sëmundjen, Rama publikon pamjet: 14-vjeçarja shënoi gongun e triumfit mbi leuçeminë akute
14-vjeçarja fitoi betejën me leuçeminë akute, pas përfundimit me sukses të seancave të kimioterapisë. Ajo filloi një kapitull të ri drejt jetës së shëndetshme.
-
VIDEO
Përmbytet lagja "Sede" në Përmet! Uji hyn në banesa duke shkaktuar dëme materiale
Lagja "Sede" është përmbytur në Përmet, si pasojë e motit të keq, me reshje të dendura shiu.
Disa banesa kanë prezencë uji, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
-
VIDEO
Dëbora zbardh Korçën, nis kriposja e rrugëve në Qafë Thanë
Mëngjesi i kësaj të enjteje e ka gjetur juglindjen e vendit nën reshje dëbore, me intensitet nga i ulët në mesatar. Reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë raportohet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë Thanë.