-
VIDEO
Dëbora zbardh Korçën, nis kriposja e rrugëve në Qafë Thanë
Mëngjesi i kësaj të enjteje e ka gjetur juglindjen e vendit nën reshje dëbore, me intensitet nga i ulët në mesatar. Reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë raportohet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë Thanë.
-
VIDEO
Reshje shiu me intensitet të lartë në të gjithë vendin...parashikimi i motit për sot
Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
-
VIDEO
Kukësi zbardhet nga dëbora, pas reshjeve intensive të shiut
Pas dy ditëve me reshje të dendura shiu në Kukës, kanë nisur reshjet e dëborës. Shiu i ka lënë vend borës, e cila ka sjellë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave.
-
VIDEO
Shqipëria përfshihet nga moti i keq/ Vjosa arrin nivelin 9 metra në urën e Mifolit, prurje të shumta dhe në Memaliaj! Mbi 300 hektarë tokë e përmbytur në fshatrat e Vlorës dhe Fierit
Edhe këtë të enjte, Shqipëria është përfshirë nga moti i keq. Lumi Vjosë ka shkuar në nivelin 9 metra në urën e Mifolit teksa nga reshjet e dendura, janë përmbytur mbi 300 hektarë tokë në Vlorë dhe Fier.
-
VIDEO
Vlorë/ Lumi Vjosa arrin nivelin e 9 metrave mbi nivelin e detit, situatë e rrezikshme në Mifol
-
VIDEO
Takimi i Ramës me dhëndrin e Trump në Paris, Faik Basha: Marrëdhëniet me SHBA janë shumë të mira
Në kuadër të Samitit të Parisit, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e djeshme me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.
-
VIDEO
Përmbytjet në Durrës/ FA ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat në zonën e ish-Kënetës, në terren edhe ministri Vengu
Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë punën në terren për largimin e ujit nga banesat e përmbytura si pasojë e reshjeve të shiut gjatë dy ditëve të fundit.
Ndërkohë, në terren ndodhet edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu për të parë nga afër situatën.
-
VIDEO
Mbledhja e Komitetit të Emergjencave në Durrës, Vengu: Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë! S’ka kaluar rreziku në Nënshkodër
Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Durrës, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se kthimi i banorëve që janë evakuuar në banesa është prioritet.
-
VIDEO
Bllokohet plotësisht aksi kombëtar rrugor Qukës-Qafe Pllocë, problematika me rreshqitjet e dheut
Bllokohet plotesisht aksi kombetar rrugor Qukës-Qafe Pllocë, problematikat me rreshqitjen kanë nisur diten e sotme ku se pari ne dalje të tunelit u demtuar nje mjet te cilin e zune nje pjese te inerteve poshte dhe me pas ne nje prej segmenteve te ketij aksi u bllokua nje korsi e levizjes megjithese qarkullimi mbeti i hapur, ndersa vetem pak minuta me pare njerreshqitje e re u evidentua ne kete aks rrugor duke bllokuar ne te dy krahet e levizjes. Aktualisht aksi eshte i pakalueshem per automjetet per shkak te ndaleses se vendosur nga kompania.
-
VIDEO
Vjosa në nivel kritik, Mersini: Situata pritet të përmirësohet në 12 orët e ardhshme
Situata në lumin Vjosë paraqitet kritike, pasi niveli i ujit ka arritur në 8.6 metra, duke sjellë evakuimin e 13 familjeve në zonat e rrezikuara të qarkut Vlorë. Autoritetet vendore dhe strukturat e policisë janë në terren dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet.
-
VIDEO
Durrës/ Shiu i janarit shkërrmoq asfaltin e hedhur në fund të dhjetorit, rruga e lagjes nr. 8 kthehet në 'identitet'
Ndërhyrja e realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në fund të dhjetorit, u përball me testin më elementar të stinës dhe dështoi pa asnjë dyshim. Asfalti u dëmtua menjëherë, ndërsa banorët e zonës mbetën përballë një rruge të re vetëm në pamje, por jo në funksion.
-
VIDEO
Moti i keq, ushtria në terren! Rama ndan foto nga Shkozeti: Kanalet të bllokuara nga plehrat! Salla i përgjigjet opozitës nga Report Tv: Hidorvorët në punë
Kryeministri Rama i dha përgjigje akuzave të opozitës, duke thënë se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren për përballimin e përmbytjeve, të cilat siç ai e theksoi janë rënduar edhe për shkak të bllokimit të kanaleve nga mbetjet. Pretendimeve të opozitës së mos hidrovori i Durrësit nuk punon, iu përgjigj nga Report Tv ministri i Bujqësisë Salla.