-
VIDEO
Kultivoi rreth 2 mijë bimë dhe fidanë narkotikë në magazinë! Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, i duhet të vuajë edhe 2 vite burg
Në vitin 2023, Klodian Kalemi kultivoi në një magazine në fshatin Marikaj, rreth 2000 bimë dhe fidanë narkotikë, duke shfrytëzuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Ai duhet të vuajë dhe 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
-
VIDEO
Rrëshqitja e dherave në rrugë, bllokohet segmenti Gjirokastër-Tepelenë! Radhë kilometrike e mjeteve në të dyja kahet
Rrëshqitja e dherave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka sjellë si pasojë bllokimin e aksit rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të kthesës për në fshatin Hormovë .
-
VIDEO
‘Paralizohet’ qarkullimi në aksin Cërrik-Elbasan, shkak reshjet! Krijohet radhë kilometrike e automjeteve
Reshjet e shiut, por dhe fluksi i lartë i automjeteve vijon të mbajë të ‘paralizuar’ qarkullimin në aksin Cërrik-Elbasan.
-
VIDEO
U vodh në Gjermani, sekuestrohet ‘BMW’ luksoze me vlerë 140 mijë euro! Në kërkim 42-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka sekuestruar një automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 mijë euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani. Blutë e kryeqytetit kanë proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.
-
VIDEO
Lezhë/ Rreth 3100 hektarë tokë të përmbytura, banesat të rrethuara nga uji! Banorët: Baza ushqimore është shkatërruar, askush nuk vjen të marrë masa
Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike, kryesisht në Bashkinë e Kurbinit. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 3100 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën “pushtetin” e ujit dhe shumë banesa janë të rrethuara në fshatrat e Njësisë Administrative të Mamurrasit.
-
VIDEO
Pogradec/ Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në fshatin Rëmenj! Lumi del nga shtrati, rrezikohen banesat
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit kanë shkaktuar probleme për banorët e fshatit Rëmenj, Pogradec.
-
VIDEO
Nis puna për hapjen e rrugës që lidh Kukësin me njësinë Zapod
Rruga që lidh qytetin e Kukësit me fshatrat e njësisë administrative Zapod është dëmtuar rëndë si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të lumit Luma në Grykën e Vanave, duke e bërë atë të pakalueshme.
-
VIDEO
Dëmtohet rëndë rruga që lidh Kukësin me njësinë Zapod, shkak reshjet intensive dhe prurjeve e lumit Luma në Grykën e Vanave
Rruga që lidh qytetin e Kukësit me fshatrat e njësisë administrative Zapod është dëmtuar rëndë si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të lumit Luma në Grykën e Vanave, duke e bërë atë të pakalueshme.
-
VIDEO
Humbi kontrollin e motoçikletës, ndërron jetë 70-vjeçari në Lushnje
Dyshimet e policisë për humbjen e kontrollit të mjetit mbeten te kushtet e motit ose pësimi i një arresti kardiak, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
-
VIDEO
Nis pastrimi i rrugëve në Gjirokastër, kryebashkiaku Golemi: Më e keqja kaloi, pati përmbytje nga zhavorri dhe inertet
Në Gjirokastër ka filluar pastrimi i rrugëve nga inertet, pas reshjeve të dendura të shiut.
Kryebashkiaku Flamur Golemi deklaroi se më e keqja ka kaluar dhe se ka pasur evakuime të banorëve, por nënvizoi se nuk ka dëme një njerëz.
Golemi tha se janë zhbllokuar të gjitha fshatrat dhe pritet që nesër të pastrohet i gjithë qyteti. Sipas tij, rrugët në qytet ishin përmbytur nga inertet dhe zhavorri.
-
VIDEO
Shërbim me gomone në burgun e Durrësit, kati i parë nën ujë
Situata në burgun e Durrësit vijon të jetë problematike si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Që prej ditës së djeshme kati i parë i institucionit kishte prezencë të ujit duke sjellë dhe nevojën e të burgosurve në katet e mësipërme. Ndërkohë sot autoritetet që ndodhen në terren, kanë përdorur gomone për të lëvizur.
-
VIDEO
Moti i keq/ “Ka dalë Kusha nga rruga”, uji mbulon banesën e banorit në Elbasan
Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që uji të depërtojë brenda banesave në Elbasan. Një banor, të cilit i është përmbytur bodrumi, thotë për Report TV se dëmet janë të konsiderueshme.