-
VIDEO
Moti i keq/ Ministri Salla ndjek nga afër situatën e përmbytjeve në Durrës
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ndodhen në terren, në Durrës, për të ndjekur nga afër menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit.
-
VIDEO
Uji në banesa arrin nivelin 30 cm, banorët e Kënetës i bëjnë apel shtetit: Të vijnë të na shohin, jemi në mëshirë të fatit
Një grup banorësh të zonës së Kënetës kanë protestuar për të kërkuar vëmendjen e strukturave të shtetit, pasi banesat e tyre gjenden nën ujë.
Banorët thonë se kanalet janë të bllokuara dhe uji ka arritur nivelin e 30 centimetrave në oborret dhe banesat e tyre.
Banorët: “Uji nuk po tërhiqet të hiqet nga rrugicat dhe nga banesat, sepse dëmet janë shumë të mëdha.”
“Të vijnë të na shohin, sepse jemi në mëshirë të fatit.”
“Askush nuk ka ardhur nga grupet e verifikimit për të parë situatën.”
“Jemi të izoluar nga uji.”
“Nuk po na ndihmon askush.”
-
VIDEO
Moti i keq në Gjirokastër, punonjës të bashkisë dhe ushtria në terren për pastrimin e rrugëve nga inertet
Gjirokastra është përfshirë nga moti i keq, teksa reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika.
Për pastrimin e rrugëve kryesore nga inertet, po kryhen punime intensive.
Punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës dhe të Ushtrisë Shqiptare ndodhen aktualisht në terren.
-
VIDEO
Përmbytjet në Gjirokastër/ Tritan Shehu: Pasojë e neglizhencës dhe e mungesës së investimeve, dëme të mëdha në biznese
Deputeti i PD për Qarkun Gjirokastër Tritan Shehu ka akuzuar qeverinë shqiptare pasi në buxhetin e këtij viti i privoi Gjirokastrës amendamentin e propozuar në Parlamentin shqiptar te Fondit të Kontigjentës për Emergjenca Civile me vlerë 20 milionë eurosh.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut, në Lezhë përmbytet edhe stadiumi "Besëlidhja"
Përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në qytetin e Lezhës nuk i ka shpëtuar as stadiumi “Besëlidhja”.
Si pasojë e situatës së rënduar, fusha e lojës është mbuluar plotësisht nga uji, me një nivel që arrin në disa centimetra, duke e bërë stadiumin aktualisht jashtë funksioni.
-
VIDEO
Moti i keq/ Mblidhet Shtabi i Emergjencave Vlorë, Mersini kërkon largimin e banorëve që jetojnë pranë shtratit të lumit Vjosa: T'u jepen banesa sociale
Është mbledhur sot shtabi i emergjencave Vlorë në ambientet e njësisë administrative Novoselë mbi situatën e krijuar pas reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati të lumit Vjosë.
Prefektja e qarkut Vlorë, Evis Allushi, ka kërkuar një informacion të detajuar nga të gjitha strukturat dhe gatishmëri maksimale në menaxhimin e situatës së krijuar, ku prioritet mbeten banorët.
-
VIDEO
Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Burrel - Rrëshen, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
Aksi nacional Burrel - Rrëshen është vështirë të qarkullohet me çdo lloj mjeti për shkak të probleme të shumta. Veç amortizimit ndër vite të këtij aksi rrugor, reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar shembje të shkëmbinjëve dhe rrëshqitje të dherave në disa segmente.
-
VIDEO
Moti i keq/ Policia e Shtetit shton prezencën në terren në ndihmë të qytetarëve dhe për menaxhimin e trafikut
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna dhe prezenca e shtuar në terren e Policisë së Shtetit me qëllim zhbllokimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit rrugor, i cili është rënduar edhe për shkak të motit të keq.
“Policia e Shtetit gjithashtu vijon të jetë në gatishmëri
Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e përgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në terren, në ndihmë të qytetarëve dhe për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve”,- shkruan Rama në Facebook.
-
VIDEO
Punimet e ‘Salillarit’ bllokojnë kanalin, përmbyten 5 shtëpi në Elbasan! Mori tenderin 20 mln euro për ndërtimin e aksit Elbasan-Papër
Katet e para të 5 banesave në Elbasan janë pushtuar nga uji dhe shkak është bërë bllokimi i një kanali kullues, nga punimet që po kryente në terren firma Salilari për ndërtimin e loti I Elbasan-Papër, pjesë e autostradës Elbasan-Rrogozhinë.
-
VIDEO
Çarje rrugësh e rrëshqitje dherash në Gjirokastër! 4 lagje të qytetit bllokohen nga moti i keq
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shembjen e një pjese të kodrës në Gjirokastër, duke bllokuar rrugën që lidh katër lagje të sipërme të qytetit.
Si pasojë e rrëshqitjes së dherave, janë izoluar lagjet Manalat i Parë, Manalat i Dytë, Cfakë dhe Dunavat, ndërsa qarkullimi rrugor drejt këtyre zonave është vështirësuar.
-
VIDEO
Vlorë/ Prurjet në lumin Shushicë arrijnë në nivelin maksimal, disa toka bujqësore nën ujë
Prurjet në lumin Shushicë kanë arritur në nivel maksimal. Si pasojë e këtyre prurjeve, Shushica po merr para hektarë të tërë tokash bujqësore, pemë frutore, dhera, por edhe gurë.
Lumi Shushicë aktualisht mund të cilësohet kryesisht brenda shtratit të tij, por ka edhe shumë zona ku ka dalë jashtë shtratit, duke përmbytur toka bujqësore dhe kullota. Prurjet janë në rritje e sipër, çka rrezikon që, nëse vijojnë me të njëjtin intensitet, të ketë dalje të Shushicës nga shtrati.
Ndërkohë, vlen të theksohet se prurjet në nivele të larta në Shushicë ndikojnë edhe në lumin Vjosë, pasi Shushica derdhet në Vjosë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në shtimin e sasisë së ujërave që përfundojnë në këtë lumë.
Në vijimësi, për shkak të prurjeve, rrezikohen edhe hektarë të tjerë tokash bujqësore. Rreziku për banesat mbetet ende i largët, por nuk përjashtohet mundësia e përmbytjes së tyre nëse prurjet shtohen me intensitet.
Të rrezikuara janë gjithashtu edhe disa stalla apo ambiente për bagëti, të cilat ndodhen pranë shtratit të lumit.
-
VIDEO
Shkodër/ Dëmtohet ura në Bleran, nis zëvendësimi me një të re! Rreth 600 banorë të izoluar
Ka nisur ndërhyrja emergjente për vendosjen e një ure të re hekuri në Bleran, pas dëmtimit të urës ekzistuese, i cili kishte lënë të izoluara dy lagje me rreth 600 banorë, duke shkaktuar vështirësi serioze në lëvizje dhe bllokim të aksesit drejt varrezave të fshatit.