-
VIDEO
Reshjet e shiut në Qarkun Fier/ Punime në argjinaturën e Çervenit nga rritja e nivelit të Vjosës, në terren kryebashkiaku Subashi
Emergjencat Civile të Bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi janë duke monitoruar në terren situatën e krijuar nga reshjet.
-
VIDEO
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati në Mifol, niveli arrin në 8 m! Përmbytje në Pogradec e Obot, rrëshqitje dherash në Qukës-Qafë Plloçë
Situata është përmirësuar në Durrës dhe në Lezhë. Niveli i Vjosës pranë Urës së Mifolit në Vlorë ka arritur në 8.5 metra mbi nivelin e detit. 953 banesa nën ujë në Durrës, 5 në Elbasan dhe 150 të rrethuara nga uji në Lezhë. Në Shkodër, aktualisht zona në Obot është e aksesueshme vetëm nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë.
-
VIDEO
Rrezik përmbytjesh në Tiranë, Lana gati të dalë nga shtrati
Reshjet e ditëve të fundit në kryeqytet kanë rritur prurjet e ujit në lumin Lana duke shtuar rrezikun në zonën e Pallatit me Shigjeta.
-
VIDEO
Dëme katastrofike në Durrës, gati 1 mijë shtëpi dhe 337 biznese të përmbytura, banorët në protestë: S’kemi ndihmë! Opozita: Shkak kanalet e hidrovori
160 banorë janë detyruar të lënë shtëpitë e të strehohen në Konvalishence. Më goditura janë ish-Këneta, Shkozeti, zona e Plazhit dhe fshatrat Manëz e Rrashbull. Opozita i kërkon prokurorisë te hetoje, me argumentin se përmbytjet nuk erdhën nga shiu por nga mosfunksioni i kanalizimeve dhe hidrovorit të ri, i cili ka kushtuar 20 mln euro.
-
VIDEO
Vendi u ‘paralizua’ nga përmbytjet, 10.5 mld lekë nga buxheti i 2026-ës për emergjencat! Bashkitë vetëm 1.1 mld lekë për ‘ujitjen e kullimin’
Gati 10.5 miliardë lekë janë në dispozicion të institucioneve dhe bashkive për të përballuar fatkeqësitë natyrore si dhe për të investuar në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit. Fondet më të mëdha shkojnë për strukturën e ‘Emergjencave Civile’, prej 5.7 miliardë lekë.
-
VIDEO
Udhëtim në BE pa tarifa roaming brenda 2026-ës, qeveria harton ligjin e ri: AKEP do tu vendosë kompanive tarifa tavan
Heqja e tarifave roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian po afrohet një hap më pranë realitetit. Pas premtimit të bërë nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen se kjo do të ndodhë këtë vit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë ligjore që synon komunikim me të njëjtat tarifa si brenda vendit, edhe në vendet e BE-së.
-
VIDEO
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë, banorët në protestë: Situatë e përsëritur, nuk pastrohen kanalet
Kurbini është zona më e prekur nga përmbytjet, në të gjithë qarkun e Lezhës, ku janë nën ujë 3100 hektarë tokë dhe qindra banesa. Banorët shprehin revoltë ndaj pushtetit vendor, për mospastrimin e kanaleve kulluese. Protestojnë banorët e fshatit Gjorm.
-
VIDEO
Tregtia ‘mall me mall’ kërcënon ndërtimin, biznesmeni Shtejfni: Kleringu po na falimenton, fabrikat po mbyllen
Tregtia e bazuar në klering po kërcënon sektorin e ndërtimit. Fabrikat që prodhojnë lëndë të para po marrin në këmbim nga ndërtuesit, apartamente, duke mbetur pa likuiditet e pamundësi për të vijuar prodhimin apo për të paguar punëtorët.
-
VIDEO
Elbasan/ Përmbyten tokat bujqësore në fshatrat Jagodinë dhe Muriqan, uji rrethon banesat! Shkak mospastrimi i kanalit kullues
Ndërkohë që reshjet intensive të shiut vijojnë, është rënduar më tepër situata në fshatrat Jagodinë dhe Muriqan të Elbasanit për shkak të bllokimit të kanalit kullues.
Sipërfaqe të shumta kanë mbetur nën ujë, teksa uji ka depërtuar edhe në toka bujqësore. Ata shprehen se uji i ka rrethuar banesat, ndërkohë që disa prej tyre u ka hyrë në banesë. Nga ana e shtetit, deri më tani thonë se nuk kanë pasur asnjë ndihmë dhe shkak kryesor ka qenë bllokimi i kanalit kullues nga mungesa e pastrimit.
-
VIDEO
Përmbytjet në Obot, Prefektja e Shkodrës në terren: Deri në 60 cm prania e ujit në rrugë! E pamundur lëvizja me mjete të vogla
Prefektja e Shkodrës Holta Duda, ndodhet në fshatin Obot ku situata vijon të jetë serioze për shkak të përmbytjeve masive nga reshjet e dendura të shiut.
Aktualisht zona në Obot është e aksesueshme vetëm nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë. Duda tregon se së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndodhen në terren dhe në gadishmëri të plotë.
-
VIDEO
Moti i keq në Vlorë/ Rriten prurjet në Lumin Vjosa, niveli i ujit arrin në 8 metra
Lumi Vjosa ka arritur në nivelin 8 metra. Shkak për këtë rritje të nivelit është bërë era që bllokon grykderdhjen, ndërkohë prurjet pritet që të vijojnë nga Gjirokastra dhe Përmeti.
-
VIDEO
Reshjet e shiut në Fier/ Rriten prurjet e Lumit Gjanica! 160 ha tokë bujqësore nën ujë
Lumi Gjanica ka rritur prurjet e saj si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit në vend.
Ndërkohë, 160 ha tokë bujqësore janë nën ujë nga prurjet e Vjosës kryesisht në fshatrat Çerven, Kashisht dhe Ferras.