-
VIDEO
Situatë problematike në Pogradec/ Lumi në fshatin Rrëmenj del nga shtrati dhe përmbyt shtëpitë
Për shkak te reshjeve intensive qe kanë nisur qysh mbrëmjen e djeshme ne rrethin e Pogradecit, lumi i fshatit Rremënj duket se ka dalë nga shtrati. Situata është problematike teksa uji gjithashtu ka hyrë edhe në disa banesa të cilat ndodhen pranë këtij lumi duke sjell kështu një situate shqetësuese.
-
VIDEO
Lushnjë/ Përroi i Lunjës del nga shtrati, Kryebashkiakja: Nuk ka banesa të përmbytura! Dervishi: Intensitet i lartë reshjesh dhe prurjesh, situata nën kontroll
Orë të vështira kanë qenë orët e mëngjesit të sotëm për fshatrat përgjatë rrjedhës së përroit të Lunjës në Lushnje. Reshjet mbi 60 mm gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bërë që përroi të dalë nga shtrati dhe të përmbysë toka të mbjella, sera dhe ka kaluar në nivelin mbi një metër nëpër urat e fshatit Karbunarë e sipërme e po kështu Karbunarë e poshtme.
-
VIDEO
Përmbytje në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, përmirësohet situata në disa zona të tjera
Gjirokastra vijon të jetë ende nën ‘pushtetin’ e ujit. Në hyrje të qytetit përmbytjet janë masive si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
-
VIDEO
Korçë/ Rritet niveli i ujit në lumenjtë Starovë e Vërdovë, rrezikojnë të dalin nga shtrati
Nga reshjet intensive të orëve të fundit është rritur ndjeshëm niveli i ujit të lumenjve Starovë e Vërdovë në të cilët ekziston mundësia të dalin jashtë shtratit.
Në terren ka forca të shtuara të punonjësve. Situata po monitorohet, ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se niveli i ujit vijon të rritet. Banorët e zonave, sidomos ata që ndodhen pranë lumenjve, duhet të tregojnë kujdes të shtuar.
Deri në këto momente Pogradeci mbetet bashkia më problematike sa i përket situatës së motit.
-
VIDEO
Rrëshqitja e rrugës në segmentin Kotë-Sevaster, kryebashkiaku i Selenicës: Shkak erozioni i madh
Pas rrëshqitjes së rrugës në segmentin Kotë-Sevaster, kryetari i bashkisë së Selenicës Nertil Bellaj shprehet se rruga ka shkarë në 15 vende, por më problematikja mbetet në fshatin Vajzë.
Sipas tij kjo situatë është krijuar nga erozioni jo nga reshjet apo mirëmbajtja e rrugës.
-
VIDEO
Shkodra pa situata emergjente, 15 familje të bllokuara në Bushat! Rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjete të larta
Në Shkodër, reshjet e shiut kanë pushuar prej disa orësh dhe deri në këto momente nuk raportohen situata emergjente. Ka prani të ujit në disa zona tokë bujqësore dhe në oborre. Grupet e punës vijojnë monitorimin dhe punën në terren në zonat me risk më të lartë. Në rrugën kryesore të Obotit evidentohet prani e ujit rreth 30-40 cm, çka lejon qarkullimin vetëm për mjete të larta, si dhe në disa oborre banesash e sipërfaqe toke bujqësore.
-
VIDEO
Aksioni ‘blic’ në Fier, të arrestuarit janë babë bir! Sekuestrohen edhe 18 kg kanabis (EMRAT)
Asqeri e Adiol Hada. kanë rënë në prangat e policisë së Fierit. Sipas hetimeve rezuton se 34-vjeçari shiste drogë dhe posedonte armë zjarri. Në automjetin e të riut efekivët gjetën rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa të ndarë në doza gati për shitje.
-
VIDEO
Vlora përfshihet nga moti i keq! Rruga Kotë-Sevaster pëson shkarje dhe bllokohet për lëvizjen e automjeteve! Shemben dy banesa
Moti i keq, prej së martës ka shkaktuar problematika të shumta në vend.
Në fshatin Vajzë të Vlorës, për shkak të reshjeve të fundit të shiut, rruga Kotë-Sevaster ka pësuar një shkarke dhe aktualisht është e bllokuar.
-
VIDEO
Reshjet e shiut/ Dëmtohet rruga e fshatit Orgjost në Kukës, 1000 banorë nën rrezik për izolim! Pezullohet edhe mësimi
I gjithë territori i Qarkut Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar. Si pasojë e reshjeve, të gjitha rrugët nacionale, rrugët bashkiake dhe urat paraqesin risk të shtuar. Subjektet kontraktore dhe drejtoritë e rrugëve rurale vijojnë punën për të garantuar funksionalitetin e rrugëve nacionale dhe lidhjen me fshatrat.Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.
-
VIDEO
Reshjet e shiut, në Elbasan përmbyten 5 banesa! Prani të inerteve në disa akse rrugore në Belsh
Pesë banesa janë përmbytur në Elbasan, në zonën e uzinës 12 të ish Kombinatit Metalurgjik Elbasan si pasojë e bllokimit të kanalit kullues.
-
VIDEO
Bllokohet rruga Gjirokastër-Kakavijë! Prezenca e inerteve, e pakalueshme edhe rruga që lidhet me...
Prej ditës së martë, moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit. Aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë është i bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat. Në vendngjarjë janë punonjësit e firmës mirëmbajtëse të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Gjithashtu ka bllokim të rrugës Gjirokastër-Valare në vendin e quajtur Ura e Aznakut. Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Reshjet pakësohen në Lezhë e Kurbin! Evakuohen 8 familje, 150 banesa të rrethuara nga uji
Gjatë natës, në Lezhë dhe Kurbin ka patur reshje në intensitet të ulët, çka ka ndikuar në përmirësimin e situatës.