-
VIDEO
Dibër/ Aksident në rrugën e Arbrit, përplasen 2 mjete, dy persona të plagosur dërgohen në spital
Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës. Policia ndodhet në vend ngjarje dhe po bën veprimet për shkaqet e aksidentit.
-
VIDEO
Moti i keq në Kukës/ Ura në fshatin Orgjost rrezikon të dëmtohet nga prurjet e lumit, banorët kërkojnë ndërhyrje
Vazhdon të mbetet e rënduar situata në territorin e Bashkisë Kukës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ndonëse në këto momente ato kanë pushuar.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut në qarkun e Shkodrës, del nga shtrati përroi i Glinës në Vaun e Dejës
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në qarkun e Shkodrës, përroi i Glinës ka dalë nga shtrati në territorin e Bashkisë Vau i Dejës.
-
VIDEO
Fushë-Krujë/ Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten qindra hektarë toka bujqësore, situatë problematike në disa fshatra
Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e mallkuç duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine.
-
VIDEO
Moti i keq/ Rrezikon të përmbytet, fermeri në Zadrimë nxjerr delet nga stalla blegtorale
Lezha dhe zonat përreth saj aktualisht raportohen si më të dëmtuarat nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin.
Përveç disa rrugëve të bllokuara, shtëpive dhe sipërfaqeve të përmbytura, në rrezik ndodhen edhe stallat blegtorale.
Report Tv sjell pamje nga zona e Dajçit në Zadrimë, ku fermeri po evakuon një tufë me dele nga stalla, e cila rrezikon të përmbytet.
-
VIDEO
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan-Shushicë, ambulanca dhe policia mbërrin në vendngjarje
Ende nuk është i qartë numri i të plagosurve nga aksidenti, por në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, si dhe policia për hetimin e rrethanave të përplasjes.
-
VIDEO
Aksident në Lushnje, përplasen dy mjete, plagosen 2 drejtuesit
Sipas të dhënave të para dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për dokumentimin e ngjarjes dhe disiplinimin e trafikut.
-
VIDEO
Kukësi përfshihet nga moti i keq, rënie gurësh në aksin që lidhet me Bushtricën
I gjithë territori i qarkut të Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë. Si rezultat i kushteve të motit akset rrugore nacionale janë nën tryesninë e rënies së gurëve dhe inerteve.
Rënie gurësh dhe inertesh ka pasur në aksin Kukës-Bushtricë.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.
Aktualisht, problematikë paraqesin rezervuari Helshan 2 dhe rezervuari Bera, ku po ndërhyhet nga bashkia Has për evitimin e problemeve dhe parandalimin e rreziqeve të mundshme.
I gjithë qarku furnizohet me energji elektrike.
-
VIDEO
Moti i keq/ Masivi shkëmbor bllokon aksin rrugor Lezhë–Rubik
Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitjen e një masivi shkëmbor, duke sjellë bllokim të aksit të vjetër rrugor Lezhë–Rubik.
Bllokimi i rrugës ka ndodhur prej orëve të paradites dhe ende nuk ka asnjë ndërhyrje në terren nga strukturat përgjegjëse, duke penalizuar lëvizjen e banorëve.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga Durrësi, shtëpi e makina të mbuluara nga uji
Report Tv sjell ekskluzivisht pamjet me dron që tregojnë përmbytjet masive në qytetin bregdetar të Durrësit. Gjithçka është nën pushtetin e ujit. Në pamje shihet se si katet e para të godinave janë të mbuluara nga uji, ndërsa garazhet e pallateve janë kthyer si ‘depozita’. 10 familje u evakuuan si pasojë e përmbytjeve.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet me dron, autostrada Tiranë-Durrës nën ‘pushtetin’ e ujit, paralizohet qarkullimi
Report Tv sjell pamjet ekskluzive nga autostrada Tiranë-Durrës. Ky aks kryesor ditën e sotme ka qenë në kaos për shkak të reshjeve të dendura të shiut ku për pasojë janë shkaktuar përmbytje si dhe trafik kilometrik të automjeteve.
-
VIDEO
Moti i keq/ Përkeqësohet situata në Kurbin, përroi del nga shtrati dhe përmbyt disa zona në qytet! Bllokohet aksi Laç-Mamurras
Situata në bashkinë e Kurbinit është përkeqësuar. Dalja nga shtrati e përroit ka përmbytur disa zona të qytetit. Gjithashtu është bllokuar dhe qarkullimi në aksin Laç-Mamurras pranë fshatit Gjorm nga vërshimi i përrenjve malorë.