-
VIDEO
Zona e Kenetës në Durrës totalisht e përmbytur, shtëpitë janë mbushur me ujë! Banorët: Është torturë, e 3-ta herë që ndodh brenda 1 viti
Rreth 100 banesa në zonën e Kënetës në Durrës janë të përmbytura nga uji. Rrugët e lagjeve janë të fundosura ndërsa banorët duke mos pasur zgjidhje, janë të detyruar të kalojnë përmes ujit.
-
VIDEO
Reshjet, kritike situata në Urën e Mifolit! Niveli arrin në 7.2 metra për shkak të prurjeve
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq që prej ditës së djeshme, teksa janë raportuar problematika të shumta, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Kritike vijon të paraqitet situate në Urën e Mifolit në Vjosë.
Për shkak të reshjeve, aktualisht, niveli i prurjeve ka arritur në kuotën e 7.2 metrave.
Strukturat mbeten në gatishmëri.
-
VIDEO
Rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bien edhe mbi një makinë
Në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë ka pasur rrëshqitje të dherave, në momentin e rrëshqitjes është goditur një automjet që ka qenë në lëvizje. Fatmirësisht, shoferi ka shpëtuar dhe mjetit i janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e përparme.
-
VIDEO
Pogradec/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë rrëshqitje të rrugës në Dardhas, e pakalueshme për makinat e këmbësorët
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të rrugës në aksin që lidh qendrën e Njësisë Dardhas me aksin nacional.
Si pasijë e prurjeve një pjesë e rrugës është çarë duke e bërë të pamundur kalimin për automjetet por edhe këmbësorët.
Kjo rrugë i shërben të paktën 6 fshatrave të kësaj njësie administrative
-
VIDEO
Përmbytjet, preket edhe fshati Çerven në Fier! Banorët për Report TV: U dëmtuan një hektar tokë e mbjellë me elb, punimet për kanalin u lanë përgjysmë
Edhe fshati Çerven i Fierit është prekur nga përmbytjet. Disa banorë thanë për Report TV se kishin mbjellë 1 hekta me elb, por tanimë u dëmtua nga reshjet e dendura.
Ata deklaruan se u nisën punimet për kanalin e fshatit, por u la përgjysmë.
“Dëmtime, kemi mbjellë një hektar tokë, iku. Me elb. Aty ku është Godina, radha e parë iku, mbaroi. Ata e bënë kanalin, deri aty e lane. Gjynah nga Zoti. E kanë fajin fshatarët thonë pastaj, mbushin kanalin. Ku do shkojmë? Kryetarja atje shikon vetëm qytetin. Nuk eleminohet dëmi.”, tha një banor.
“Jam i rrezikuar, jam shumë i rrezikuar. Grurë, jonxhë. Bagëtitë nuk i kam larguar. Kam hallin e tokës, nuk kam hallin e bagëtisë. Edhe jashtë argjinaturës, rrezikohet, ku do shkojë uji? E filluan kanalin këtu, e lane përgjysmë. Jo, asnjëherë dëmshpërblim. 1 hektar tokë nën ujë. Kanale nuk ka. I lënë pa bërë”, u shpreh një banor tjetër.
-
VIDEO
Si paraqitet situata në kaskadën e lumit Drin, niveli i prurjeve dhe shkarkimeve nga HEC-et
Ditët e fundit kanë sjellë një sasi të konsiderueshme reshjesh shiu, duke shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit.
-
VIDEO
14 banesa në rrezik! Dalja e Vjosës nga shtrati mund të përsërisë historinë! “Iku gjithë fshati, e zuri komplet”, 87-vjeçari kujton përmbytjen e 1971-shit
Situatën e krijuar nga dalja e shtratit të lumit Vjosë, banorët e zonës e cilësojnë problematike. Ata thonë se lumi Vjosa ka dalë edhe herë të tjera nga shtrati duke shkaktuar përmbytje.
“Vjosa ka dalë në 1971, iku gjithë fshati dhe e zuri komplet, edhe shtëpinë time që e kisha pak të lartë, hyri deri te pragu i derës”, thotë një 87-vjeçar për Report TV, banor i fshatit Ferras.
-
VIDEO
Zbulohen dy 'shtëpi bari' në Vaun e Dejës! Arrestohet 31-vjeçari, ndalohen 3 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 583 bimë kanabisi dhe 307 pajisje elektrike
Gjatë kontrollit të policisë në fshatin Barbullush, u zbuluan dy banesa të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabisi. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 583 bimë kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 3 celularë.
-
VIDEO
Përmbytjet e vazhdueshme në Kurbin, banorët bllokojnë rrugën nacionale duke protestuar: Bizneset kanë falimentuar, askush nga shteti nuk na përgjigjet
Përmbytjet e vazhdueshme dhe dëmtimi i rrugës nga vërshimi i ujërave kanë ngritur në protestë banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin. Në shenjë indinjate ndaj mosveprimit të pushtetit vendor dhe qendror për parandalimin e përmbytjeve, banorët kanë bllokuar për disa minuta rrugën nacionale Laç–Mamurras ku nuk munguan as përplasjet.
-
VIDEO
Po shisnin kanabis, policia arreston në flagrancë dy të rinjtë në Kukës
Dy persona u arrestuan nga policia në Tropojë në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 2026”, pasi u kapën duke kryer shitblerjen e 5 kilogramëve kanabis. Igelson Mulaj dhe Sabain Allaraj u kapën në flagrancë në fshatin Astë, teksa Mulaj , po i shiste kanabisin një shtetasi. Policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike, automjetin me të cilin ishte transportuar dhe një shumë parash.
-
VIDEO
Reshjet e shiut në Durrës, banori i zonës së Kënetës për Report Tv: Banesa m'u përmbyt tre herë, dëmet të pallogaritshme! Nuk kam marrë dëmshpërblim
Situata në zonën e Kënetës në Durrës paraqitet problematike për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Një banor i zonës tha për Report TV se është hera e tretë që banesa e tij përmbytet dhe shtoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.
-
VIDEO
Reshjet e shiut në vend/ Forcat e armatosura në aksion për largimin e ujit në zonat problematike! I pranishëm edhe Vengu
Reshjet e shiut në Durrës një ditë më parë shkaktuan përmbytje në të gjithë qytetin bregdetar.
Uji është tërhequr në disa zona, teksa në Unazën e qytetit ndodhen efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, ku po punojnë për largimin e plotë të ujit nga zona.
Në terren ndodhet edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ku është takuar edhe me banorët që janë prekur nga kjo situatë