-
VIDEO
Moti i keq, Blendi Gonxhja: Monitorim në terren, prioritet mbrojtja e pasurive kulturore
Në vijim të situatës së reshjeve intensive, strukturat përgjegjëse të trashëgimisë kulturore vijojnë monitorimin e pandërprerë në territor.
Në qarkun Shkodër dhe zonat përreth, reshjet kanë vazhduar ndërkohë që kanë nisur edhe shkarkimet nga kaskada e HEC-eve Koman dhe Vau i Dejës. Situata paraqitet e përkeqësuar në qytetin e Lezhës, ku dalja e lumit Drin nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në qendër të qytetit, duke ndikuar edhe në zonën breg-lumore pranë mureve antike të Lisit dhe Memorialit të Skënderbeut, për shkak të pamundësisë së kolektorit të qytetit për të tërhequr ujin nga niveli i lartë i lumit.
-
VIDEO
Mbetje inerte në rrugë pas shiut! Rreth 70 biznese të dëmtuara në lagjen "18 shtatori" në Gjirokastër
Mbetje inerte kanë mbetur në pjesën e poshtme të lagjes “18 shtatori” në Gjirokasër, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
-
VIDEO
Krujë/ Tokat bujqësore në Murqinë e Mallkuc ende nën ‘pushtetin’ e ujit, shkak mosfunksionimi i kanaleve kulluese
Edhe pse intensiteti i reshjeve është ulur dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë në zonën e Bilajit, Murqinës dhe Mallkucit, disa toka bujqësore janë ende nën pushtetin e ujit.
Shkak i kësaj situate është bërë mosfunksionimi i kanaleve kulluese.
-
VIDEO
Vlora përfshihet nga moti i keq! Rruga Kotë-Sevaster pëson shkarje dhe bllokohet për lëvizje
Moti i keq, prej së martës ka shkaktuar problematika të shumta në vend.
Në fshatin Vajzë të Vlorës, për shkak të reshjeve të fundit të shiut, rruga Kotë-Sevaster ka pësuar një shkarke dhe aktualisht është e bllokuar.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet në këtë segment dhe të përdorin rrugë alternative.
Ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për hapjen dhe rikthimin e qarkullimit.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut, uji vërshon brenda bizneseve në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër
Një natë më parë Gjirokastra u ‘paralizua’nga reshjet e dendura të shiut.
Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Ficos, lagjja e poshtme e qytetit ‘18 shtatori’ u përmbyt duke shkaktuar dëme veçanërisht në biznese, të cilat u ‘pushtuan’ nga uji.
-
VIDEO
Moti i keq/ Lumi Vjosa del nga shtrati te tregu pranë Urës së Mifolit, niveli i ujit arrin në 6.8 m! Bllokohet edhe rruga Kotë-Sevaster në fshatin Vajzë të Vlorës
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme kanë shkaktuar një situatë mjaft problematike. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.
-
VIDEO
Vendi nën ‘pushtetin’ e ujit/ Kthupit: Durrësi përmbytet nga mungesa e kanalizimeve! Sefa: Kostoja për bizneset, e jashtëzakonshme
Avokati Rezart Kthupi deklaroi se Durrësi përmbytet nga shiu për shkak të mungesës së kanalizimeve dhe abuzimeve me ndërtimet. Ai tha se duhet që të ndërtohet një sistem funksional kanalizimesh që të mundësojë shkarkimin e ujit dhe të shmangë rrezikun për përmbytje.
-
VIDEO
Njëri pas tjetrit të kapur në litar, PAMJE nga evakuimi i banorëve në Durrës për shkak të përmbytjeve
Skuadrat e Emergjencave Civile të Tiranës kanë qenë ditën e sotme në ndihmë të banorëve të Durrësit të prekur nga vërshimi i ujërave prej reshjeve intensive të ditës së sotme.
-
VIDEO
Përmbytjet në vend/ Ministri Pirro Vengu për Report Tv: Situata në Gjirokastër kritike, kaskada e Drinit e qëndrueshme! 180 banorë të evakuuar në Durrës
Ai tha se emergjencat civile janë në terren për të ndihmuar në evakuimin e banorëve, në rast se do të jetë e nevojshme. Ministri deklaroi se situata vijon të mbetet problematike edhe në Shkodër.
-
VIDEO
Shiu i rrëmbyeshëm merr përpara qytetarin në Gjirokastër! Përmbytet edhe zona Ura e Lumit
Në orët e fundit krahas Shkodrës, Durrësit dhe Lezhës, edhe Gjirokastra po përballet me përmbytje masive, përrenj dhe lumenj të rrëmbyeshëm që kanë dalë nga shtrati.
-
VIDEO
Shkrumbohet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari i përlotur: Mbetëm në qiell të hapur mes dimrit
Ndonëse vendi u përfshi nga reshje të dendura shiu, zjarri dogji katin e dytë të banesës dhe një pjesë të katit të parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i flakëve.
-
VIDEO
Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet për Aeroportin e Vlorës: Dyshime për fryrje fondesh e shpenzime për punime të pakryera
Dyshime për fryrje fondesh dhe punime të pakryera në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës. Organi i akuzës ka nisur verifikimet, duke sekuestruar dokumente dhe kërkuar informacion nga institucionet dhe palët e përfshira në projekt. Dyshohet se situacionet e deklaruara të punimeve flasin për shpenzime deri në 150 milionë euro.