-
VIDEO
Përmbytet lagjja ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër, uji vërshon nëpër rrugët e qytetit, bizneset nën ujë
Situata nga përmbytjet në qytetin e Gjirokastrës vijon që të jetë problematike. Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Ficos, është përmbytur lagjja e poshtme të qytetit ‘18 shtatori’.
Uji ka vërshuar nëpër rrugët e qytetit, duke marrë përpara edhe makina, ndërsa janë përmbytur edhe biz
-
VIDEO
Situatë problematike në Lezhë dhe Kurbin! Përmbyten 2600 hektarë tokë bujqësore, 150 shtëpi të rrethuara nga uji
-
VIDEO
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, Macron: Ditë historike për Kievin dhe Europën
Në ditën e 1.413-të të luftës në Ukrainë, liderë evropianë dhe presidenti i Ukrainës Zelensky u mblodhën në Paris për të diskutuar garancitë e sigurisë dhe një armëpushim të mundshëm me Rusinë.
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve është thirrur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili e cilësoi takimin si “një ditë historike për Kievin dhe për Evropën”.
-
VIDEO
Përmbytjet në Durrës, banorët flasin për Report TV: Askush nuk ka ardhur për ndihmë!
Reshjet e dendura dhe moti i keq kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa lagje të Durrësit, duke futur ujin në shumë shtëpi dhe duke lënë banorët pa energji elektrike.
-
VIDEO
Moti i keq në Qarkun e Vlorës/ Reshjet e dendura rrisin ndjeshëm nivelin e Lumit të Vjosës
Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosë, i cili ka arritur rreth 5.6 metra në pikën e Urës së Mifolit.
-
VIDEO
Durrësi i përmbytur/ Ministri Vengu: 23 forca, 8 mjete të emergjencave civile dhe 7 motopompa në punë
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, njoftoi se 23 forca dhe 8 mjete të Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile janë angazhuar në Durrës.
7 motopompa janë në operacion për përballimin e situatës së përmbytjeve, prej të cilave 4 me kapacitet të lartë.
Mjetet po operojnë në zonën e Shkozetit, në autostradën Durrës–Tiranë dhe në rrugën e Burgut për menaxhimin e situatës në terren.
-
VIDEO
Çështja ‘Balluku’/ PD kërkon mbledhjen e ‘Mandateve’, PS nuk shkon! Bardhi: Po i japin kohë për të prishur provat, Peleshin do e kallëzojmë penalisht
Kjo mbledhje dhe njëherë nuk është njohur nga anëtarët e PS, të cilët nuk kanë shkuar. Këta të fundit, ashtu si dhe Rama, kanë deklaruar se Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet pa u shprehur fillimisht për çështjen “Balluku” Gjykata Kushtetuese.
-
VIDEO
Epifania/ Zhvillohet Shërbesa e Ujit të Bekuar, anulohet hedhja e kryqit në Durrës e Gjirokastër! Besimtarët sfidojnë motin e keq në Berat, Vlorë e Sarandë
Mijëra besimtarë ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar. Kryepeshkopi Joan e drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën ortodokse të Durrësit, ndërsa ceremonia e ujit të bekuar u mbajt edhe në kishat e qyteteve kryesore të vendit.
-
VIDEO
‘Burgu masa e fundit’, ndryshon Kodi Penal për të Miturit! Kërkesë e BE, fëmijët marrin më shumë garanci procedurale
Fëmijët që bëjnë krime nuk do të hetohen a gjykohen nga zyrtarë të pa specializuar enkas për të miturit. Me kërkesë të BE-së, qeveria po ndryshon Kodin Penal për të Miturit, duke ofruar për ta garanci të forta gjatë hetimit e gjykimit, për të shmangur traumat dhe për një proces të fortë mbrojtës në favor të tyre.
-
VIDEO
Durrësi në kaos nga moti i keq, uji vërshon nëpër banesa
Të shumta janë banesat e përmbytura ditën e sotme nga reshjet e dendura të shiut që kanë prekur vendin kryesisht ditën e sotme.
Durrësi është një prej qarqeve më problematike në vend së bashku me Lezhën. Nga pamjet shihet sesi uji ka vërshuar brenda shtëpive në Durrës.
-
VIDEO
Moti i keq në Kurbin/ Përroi vërshon në rrugët e Laçit, përmbyten shtëpi e biznese! Paralizohet aksi Milot-Mamurras
Bashkia e Kurbinit është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet në Qarkun e Lezhës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Dalja nga shtrati e përroit që kalon përmes qytetit të Laçit, si dhe vërshimi i përrenjve malorë, kanë krijuar një situatë dramatike për banorët.
-
VIDEO
Përmbyjet në Durrës/ Kryetari i degës së PL: Të shpallet urgjentisht gjendja e emergjencës
Kryetari i Partisë së Lirisë në Durrës Adriatik Hoxha ka bërë thirrje për shpalljen urgjente të gjendjes së emergjencës, duke denoncuar situatën e rëndë të përmbytjeve që ka përfshirë qytetin e Durrësit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.