-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut/ Në Durrës përmbytet edhe Veliera, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, teksa ka pasur reshje të dendura shiu këtë të martë.
Në Durrës, është përmbytur edhe Veliera, një segment rrugor i realizuar disa vite më parë.
Për shkak të reshjeve të shumta, është bllokuar qarkullimi i automjeteve.
-
VIDEO
Malësi e Madhe/ Reshjet e dendura të shiut, përmbytje nga Përroi i Thatë në Kamicë! Kalimi vetëm me automjete të larta
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë mjaft problematika thuajse në të gjithë vendin.
-
VIDEO
Përmbytje edhe në lagjen nr. 13 në Durrës, parkimi nëntokësor kthehet në ‘depozitë’ për shirat
Lagja nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrës është gjithashtu e prekur nga përmbytjet.
-
VIDEO
Mbi dërrasë sërfi e lopatë në duar, qytetari lundron në rrugët e Durrësit
Situata e përmbytjeve në Durrës i ka bërë qytetarët të tregohen krijues me mënyrat për të lëvizur në rrugët e pakalueshme nga uji.
Në pamje shihet një qytetar i cili ka përdorur një dërrasë sërfi dhe një lopatë për të lundruar. Rreth tij gjenden makinat e zhytura në ujë.
-
VIDEO
Reshjet e dendura! Përmbytet autostrada Durrës-Tiranë, bllokohet aksi për të ardhur në drejtim të kryeqytetit
Moti i keq ka goditur vendin ditën e martë, duke shkaktuar përmbytje të shumta, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Autostrada Durrës-Tiranë është përmbytur në një pjesë të saj, duke shkaktuar bllokim të automjeteve për të ardhur në drejtim të kryeqytetit.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema ka shkuar në zonë, teksa raportoi se ka trafik të rënduar, pasi ka automjete si drejt Durrësit, por edhe në drejtim të Tiranës.
Dema shtoi se policia është në terren dhe po ndihmojnë drejtuesit e automjeteve për t’i orientuar. Lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës, është më ë vështirë pais niveli i ujit është më e lartë, ndërsa nga ana tjetër, pjesa tjetër e mjeteve e ka më të lehtë.
Kjo ka krijuar radhë të gjata, ndonëse policia ka apeluar që autostrada të shmanget në drejtim të Tiranës dhe lëvizja të devijohet nga Ndroqi.
Ndërkaq, një grup i komandës mbështetëse të Shtabit të Forcave të Armatosura është nisur drejt disa lokacioneve në Durrës dhe qytete të tjera për menaxhimin e situatës. Në këtë operacion përfshihen eskavatorë, mjete me pompa thithëse për largimin e ujit, si dhe pajisje të tjera ndihmëse.
-
VIDEO
Përmbyten tokat bujqësore në Krujë, shkak mosfunksionimi i kanaleve kulluese
Që prej mbrëmjes së djeshme vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.
Kështu në ultësirën e rrethit të Krujës tokat bujqësore janë përmbytur si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve kulluese
Në njësinë administrative Bubq disa rrugë të fshatrave janë të mbuluara nga uji. Aktualisht rrugët janë të kalueshme vetëm me mjete të larta.
-
VIDEO
Përmbytet Kurbini, disa hektarë tokë bujqësore nën ujë! Ndërpritet mësimi në fshatin Fushë Mamurras
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë sjellë probleme në zonën e Kurbinit.
Disa hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, konkretisht pranë mbikalimit të Patokut në autostradë.
Në fshatin Adriatik, disa hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit si dhe disa banesa janë të rrethuara nga uji. Në fshatin Fushë Mamurras është ndërprerë mësimi
-
VIDEO
Reshjet e shiut në vend/ Nga shkollat në Universitet, pezullohet mësimi në Durrës
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në të gjithë segmentet rrugore të Durrësit.
Si pasojë e kësaj situate mësimi në shkolla dhe Universitetin e Durrësit është pezulluar.
-
VIDEO
Përmbytje në zonën e Kënetës në Durrës/ Reshjet e dendura të shiut, vështirësi në lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin këtë të martë, ku ka pasur reshje të dendura shiu. Një nga qytetet e prekura është edhe Durrësi.
-
VIDEO
Moti i keq/ Vijojnë shkarkimet e ujit në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës
Edhe këtë të martë, vijojnë shkarkimet e uijt nga hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Valbona dhe prurjet anësore të basenit të Komanit, dje kanë qenë jashtë parashikimeve.
-
VIDEO
Moti i keq, lumi Drin përmbyt shëtitoren në lagjen Skëndërbeg në Lezhë
Shëtitorja në lagjen Skëndërbeg në Lezhë është nën pushtetin e ujit, siç shihet edhe nga këto pamje që sjell Report Tv. Prurjet e shumta të Lumit Drin kanë përmbytur shtetiroren.
-
VIDEO
Moti i keq/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë rënie të gurëve në askin Bajram Curri-Valbonë
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e Qarkut Kukës. Si pasojë, në disa segmente të akseve rrugore nacionale është evidentuar rrezik nga rënia e gurëve dhe materialeve inerte.